• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Mustafa: Referendum për bisedimet

 Publikuar: 29.09.2012 - 20:43

Prishtinë, 29 shtator - Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa kërkon që qytetarët të japin verdiktin e tyre nëse duan ose jo bisedime politike me Serbinë. Kjo do të realizohej sipas Mustafës përmes referendumit, ku qytetarët do të shpreheshin në lidhje me këtë proces, pasi nuk mjafton më vetëm pajtueshmëria e Kuvendit ose e partive politike.

“Përgjigjja, në qoftë se hyhet në bisedime të reja, duhet të merret përmes referendumit, sepse nuk shoh më asnjë arsye që të rihapen bisedimet me një shtet, me të cilin ne i kemi mbyllur bisedimet dhe që të shtrohet çështja e rregullimit të Kosovës në qoftë se ajo është zgjidhur një herë”, ka deklaruar Mustafa raporton Top Channel.

Kryetari i partisë më të madhe opozitare në Kosovë thotë se problemi më i madh tani për tani është se askush nuk po tregon se çfarë do të bisedohet me Serbinë, përveç dëgjimit të disa deklaratave që thonë se bisedimet do të shkaktojnë vendime të rënda si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë. Prandaj, sipas tij, LDK nuk e sheh të arsyeshme që të bëhet pjesë e këtyre bisedimeve.

“Problemi tani për tani është se askush nuk po tregon se çfarë do të bisedohet. Ndërkaq kemi deklarata shumë të renda se bisedimet do të shkaktojnë vendime të rënda edhe për Kosovën edhe për Serbinë. Unë nuk jam ithtar i asaj që LDK do të jetë pjesë e atyre vendimeve të rënda, sepse vendimet e rënda ne i kemi marrë në Vjenë me rastin e aprovimit të pakos së Ahtisarit, që ka qenë shumë e dhimbshme për arsye se kemi një situatë e cila duket qartë se nuk po funksionon mirë”, ka theksuar Mustafa.

Gjatë së shtunës, Mustafa ka ripërseritur se është në favor që të bisedohet me Serbinë vetëm si “një shtet me shtetin tjetër”, për përparimin e marrëdhënieve ekonomike, kulturore e politike.





 

Komente (17)

Murtez Xhemajli30.09.2012/12:16

Mendoi që z.Mustafa nuk po e tregon të verteten dhe se ai ka qenë gjithnji per bisedime dhe është per bisedime por ketë po e banë per shkak se i ka punët llugë ne partin e vetë dhe ka zera te shumtë qe se shpejti ai duhet edhe te shkarkohet nga kreu i partis së LDKsë, ajë është ne dijeni shumë mirë dhe është pro bisedimeve ashty ka qenë gjithnji por tani kishe me embrojtë veten merrë keso qendrime por qytetari nuk është budalla dhe kashtë spo hanë e krejtë e dinë se qka po bahet, bisedime duhet medeomos me pasë dhe gjithnji ka me pasë por per qka dhe si aty duhet me u perqendrue , bisedime per shtetësi JO, per Teritor JO per integritetin dhe so ... nitetin e shtetit JO e per mirëqenien e qytetarve PO , per marrëdhaniet e mira ndershtetrore PO , per menagjim te kufijve si dy shtete fqinje dhe fqinjësi te mirë PO gjithsesi sepse ajo është kushtë per hyrje në BE, per marrëdhenie ndershtetrore si ekonomike si të tjera PO, e ska bisedime per asgjë tjeter prandaj nuk ka të drejtë që mekëso deklaratash ta trubulloi opinionin sepse në fund të fundit ajo qka shifet kallauz nuk donë.Referendumi është një qështje qe duhet të mbahet kur ka një rëndësi të veqant e deri me tani asnjë referendum nuk u mbajtë por tana qështjet z.Thaqi i ka zgjedhë dhe po i zgjedhë me mjete tjera normal me perkrahjen e bashkësis nderkombëtare dhe SHBAsë dhe ashty duhet që të shkohet deri në fund deri te arritja e atyre synimeve qe ka shteti i KOSOVËS ANËTARSIMI NË BE DHE NNATO.

xhevdeti30.09.2012/10:13

QKA PO THUE MOLLLLLE,Po ku te lejon Hasha ty referendum,si dhe largimine e Kosoves nga so ... niteti serbe.Per lefelllendum e ka ate te drejte ta kerkoi Vetevendosja kurse ju ti bashkangjiteni dhe ta perkrahni.

Homeri30.09.2012/10:00

Ky fare politikani thirret ne popull sa here i vjen puna ngushte por kurre nuk e sheh te arsyeshme qe per shembull t'ja kthen pergjigjen ne letren e nje qytetari!!!
Ky ka mungese serioze te lidershipit dhe sa me shpejt qe ik ne pension me lehte do ta kete Prishtina dhe Kosova...

sinishta30.09.2012/08:39

Te lumte Mustaf. Se te hysh ne ksi bisedimesh eshte njisoj sikurse te hysh ne gjerdek. Nuk te shpeton asgja ma ski asnji shans me shpetue nga aty.

Karllusha30.09.2012/03:09

Mir e ka Mustafa qfar bisedimesh i kem mbyll bisedimet me serbi .Kur nuk pranojm kurfar bisedimesh vetm ather n qofse e pranon Kosoven si shtet prndryshe t gjith do t paraqiten para gjygji n qofse pa dshiren e popullit

Kushtrimi30.09.2012/02:13

Mire e ka ISA. Po te vjen era KRYEMINSTER. E para Thaci eshte ne pushtet me minoritete. Shumica shqiptare ka votuar per opoziten. E dyta edhe ata qe kane votu per PDK nuk jane per bisedime. Prandaje per ceshtje te rendesishme vendoset me referendum. Bash ky modeli i nje LIDERI, sepse nuk merr vendime kok ne vete si Thaci, pa e pyete askend, as partine e tij bile.

Malsori30.09.2012/00:25

Ketu shihet largpamsi,serioziteti dhe tradita qe ka LDK, per ata se nuk shohin nuk ndegjojn nuk ka tjeter veq terapi edhe mjekim .LDK dote jete e para.

luli i vocerr29.09.2012/23:58

kesaj here isa mustafa e ka t drejt per refrendum qe t pytet popullishkijet shpesh baj keso referendume qe populli t vendos d.m.th per lidhejen me kosoven dhe nuk i vjen marre hiqehde delegat ton t bajn si bajn shkijet .shkijet dojn diqka prej kosoves me nda e mira s mires nuk ban hiq me ba dialog me serbin per qeshtjen e brenshm t kosove bisedim vetem si shtet me shtet dhe asgje tjeter

gyrbetqari29.09.2012/23:53

Zgjidhja me e mire ne kete situate por edhe ne rastet tjera kishte me qene Referendumi !!
Pajtohem me ty zoteri Mustafa sepse njeher e pergjithmon duhet te vendos populli per te gjitha qeshtjet e le kur eshte ne pyetje biseda per vendime te medha apo then me troq per ndonje gjymtyre te Kosoves!
Ldkja duhet te jete shume e kujdesshme sepse mu per vendime te dhimbeshme qe baca hashim i ka marre gjer me sot dhe qe pritet ti marre ka ardhe ne pushtet. Me vota te vjedhura e te paguara dhe mu per qfar kane ndodhur ne zgjedhjet e fundit duher referendumi gjithe popullore sepse kjo qeveri ska mandat te popullit

arian29.09.2012/22:59

Vetvendosja moti ka thon per referendoum edhe normal qe osht legjitime edhe e drejt qe populli me vendos jo 2 njerz edhe ato qfar njerz!!!

shkumbimi29.09.2012/22:57

Nese nje politikan pretendon me qene lider,dhe nuk ka guximin me marr nje vendim per nje qeshtje pa e pyet popullin ateher nuk di cfar kerkon ne politike,nese per cdo gje qoft e madhe apo e vogel cdo here na dergon ne referendum nuk e kuptoj pse mbahen zgjedhje dhe votojm politikan.

Besim29.09.2012/22:54

Pse deri me tani nuk keni pyetur popullin per ndonje gje tjeter por tani me hek baren prej vetes,,,,,,se ne deshirojme te pyesim popullin.....se keni plaqkitur popullin keni bere qka keni dashte,keni garuar per poste per tendera ju qe jeni ne pushtet kene bere pare ma shume se bugjeti i Kosoves dhe e gjithe populli i Kosoves,,,,keni haruar Mitrovicen mbas posetve E SOT PO DON304 REFERENDUM.

edmond29.09.2012/22:23

qfar referendumi a po dojme BE a rusin ???

Zehil Zagreb Evropa Dukagj29.09.2012/21:59

Te Lumt Zoteri Isa Mustafa!Ky mendim i juaj tani ne kete kohe do Ƨoj peshe me shume se Ƨdo gje tjeter.Uluni e bisedoni gjer e gjate me te gjitha partite politike,me te gjitha Organizatat e ndryshme edhe ato sindikale edhe ato te drejtesise dhe me Jurisprudencen dhe Gjeneralet e FSKs,e me shume organizata te tjera dhe subjekte edhe Ekonommike,shkencore,kulturore,e te tjera,dhe gjene nje modus per vazhdim te bisedimeve me shtetin e Serbise.Mbase ,edhe bota i di egzibicionet e facave te ndryshme politike,me ke kur dhe ku na Ƨojne besedimet dhe dallaveret e "arshikave" te Serbise.Mjaft ka zgjatur gjere me tani u ben gadi 14 vjet te tera qe ne po perballemi me "hundoja"te paperfillshem,te cilet duke i ndihmuar Serbise tentojne te na i lene kembet e arushes ne dore ne shqiptareve te Kosoves dhe prape historija e vjeter te perseritet ndaj nesh.Edhe njehere po ju perkrah,zoteri Mustafandonese keto fjale tuaja dhe kesi propozime jane porositur shume e me shum hera nga njerez me renome kombetare,nga komentues e shkrimtare te shquar,mirepo gjere me sot nga organet e larta as nga individ ne parlament,as nga subjekte tjera s'esht perfillur as qe esht permenedurREFERENDUMI GJITHEPOPULLORE,eshte i domosdoshem per vazhdimin e bisedimeve dhe per procesin e e kufinjve te Kosoves.Gjer tani vone gjeja jane ber bisedime teknike pa protokoll,mirepo tani si po shihet,do braktisen bisedat teknike dhe do kthehen ne biseda politike nga ana e Nderkombetareve.Vetem Referndumi gjith popullor,do te vendos per kete qeshtje.Sa me siper per kujdes ndaj atdheut ndaj Kosoves.Ju qe mbani titull te larte ju pershendesim ,qe te jeni shume serioz ne marrjen e vendimeve kombetare.Perndija i madherishem qofte me kombin shqiptare!Fjala e zotit ,fjala e popullit qofshin vendimtare per Ne................Me ne fund suksese.....!

Bekim Gashi29.09.2012/21:45

Me serbine duhet te bisedohet shteti me shtet,dhe Kosova ne kte proces ka cka me biseduar me serbine.Se pari duhet me na kerkuar falje se cka na ka ber qe 25 vite. duke na'e shkatruar sistemin ekonomik. duke na e krijuar varfrine ekstreme. presion rinise per tu larguar nga Kosova me qellim te asimilimit te Shqiptareve si dhe duke ulur natalitetin ne vend me qellim te sundimit me te lehte dhe krejt ne fund e provokoj situaten dhe u be lufta.Vran gra femi pleq dhe te rinje. na dogjen shtepi dhe gjethcka qe patem na vjedhen pasurine. e krejt keto i beri Serbi. Kosova shum thjesht duhet biseduar. te kerkoj ate qe kem humbur prej vitesh duke e shti serbin ne borgje ndaj Kosoves dhe keshtu Serbise sdo ti bije ne mend per veriun e Kosoves se na ka shum borgj e ne duhet me kerku borgjin. kur kerkohet borgj nga borgjelia nuk ka te drejt me te lyp diqka tjeter. keshtu duhet te bisedohet.

Naimi29.09.2012/21:30

Pajtohem me propozimin e Mustafƫs, ƫshtƫ pƫrgjegjƫsi e madhe pƫr Hashimin, me marrƫ vendime tƫ tilla, duke e ditur se nuk ka njohuri nƫ kƫtƫ lƫmi.

Fatmiri29.09.2012/21:05

Referendumi eshte menyra ma e drejte qe te vendose Populli per veti , e jo nji person ose nji grup njerzesh.
Ska biseda me kundershtare qe s te njef si njeri , si shtet edhe ma pak.

1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°C
Shkup 16°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell