SHBA-ja porosit Serbinë: Raportet me Kosovën, kyçe

Artikujt tjerė
- PDK-ja, mes reformimit dhe udhëheqjes autokrate
- Mustafa: Referendum për bisedimet
- Serbët e Kosovës thonë se Nikoliq nuk do ta mbajë fjalën
- Kosova dhe Kolumbia forcojnë bashkëpunimin
- SHBA-ja porosit Serbinë: Raportet me Kosovën, kyçe
- Svjen era vjeshtë, ngrohtë si në mes të verës
- Swisscoy deri në 2014 në Kosovë
- Marnhac: Struktura të sigurimit të Serbisë veprojnë në Kosovë
- LDK këmbëngul për dorëheqje të Jahjagës
- Krasniqi: Ka shumë deputetë të PDK-së që janë me vota të vjedhura
Washington, 29 shtator Ndihmës/sekretari i Departamentit të Shtetit, Philip Gordon deklaroi se SHBA-ja përkrah gatishmërinë e qeverisë së se në Beograd për vazhdim të dialogut me Prishtinën në nivel të lartë politik dhe vlerësoi se marrëdhëniet me Kosovën janë kyçe për eurointegrimet e Serbisë.
SHBA-ja përshëndet gatishmërinë e qeverisë së re në Beograd për të vazhduar dialogun me Prishtinën dhe për të zbatuar marrëveshjet e arritura më parë nga qeveria paraprake, deklaroi Gordon, transmeton Zëri i Amerikës.
Ballkani ishte një nga temat me rëndësi gjatë aktiviteteve diplomatike të zyrtarëve amerikanë në margjinat e sesionit të 67-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, duke përfshirë edhe takimet me liderë të shumtë ballanikë dhe partnerët evropianë, tha në konferencë për gazetarë ndihmës/sekretari Gordon.
Kemi përsëritur disa herë që Evropa nuk mund të jetë integrale derisa të mos përfundojë edhe integrimi i Ballkanit Perëndimor dhe ne fuqimisht përkrahim këtë cak. Ky ishte aspekt kyç edhe i bisedimeve që sekretarja e shtetit, Hillary Clinton pati në bisedë me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Catherine Ashton. Pjesë kyçe e kësaj është edhe përkrahja jonë e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe dialogut, tha Gordon.
Zbatimi marrëveshjeve të arritura është ajo që tash presim nga qeveria serbe, të cilën e thërrasim që të punojë me ne dhe me Bashkimin Evropian për sa i përket raporteve me Kosovën, gjë që është kyçe për rrugën e të dy vendeve drejt BE-së, tha pastaj ai.
Mirëpo, për të arritur përparim është e domosdoshme të tejkalohen dallimet e dukshme sa i përket veriut të Kosovës, porositi zyrtari i lartë amerikan, duke theksuar që Amerika mbështet fuqishëm sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.
Besojmë që qeveria e Kosovës është e përkushtuar në respektimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve, përfshirë edhe ato të serbëve në veri, të objekteve kulturore e fetare serbe dhe një nivel të rëndësishëm të vetëqeverisjes së serbëve që jetojnë në Kosovë. Edhe për rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në BE është e domosdoshme që kjo të pranohet, porositi Gordon qeveritarët serbë.









Xhevdeti29.09.2012/15:04
Ne cilin shtet ne Bote veteqeverisin pakicat,ne cdo shtet ne Bote pakicat integrohen si dhe i neshtrohen ligjeve te ati shteti duke e konsideriar si bashkjetuaes me te drejta te barabarta kjo vlene edhe per pakicat serbe ne Republiken e Kosoves.