Në pikat kufitare me Serbinë vetëm simbolet e BE-së

Artikujt tjerė
- As PDK-ja, as AKR-ja nuk u përgjigjen akuzave të Krasniqit
- Kamatat bankare në Kosovë më të lartat në rajon
- AAK i thotë po koalicionit me PDK-në dhe bisedimeve
- KQZ në takime zyrtare jashtë vendit për punë mëditjesh
- Serbia ka nënshkruar protokollin për menaxhimin e integruar të kufijve
- Beogradi përgatitet për zbatimi të menaxhimit të integruar të kufirit
- Kërkohet njohje edhe nga Botswana
- Paralajmërohet njohja nga Papua Guinea e Re
- Myftiu Tërnava priti ambasadorin Zhbogar
- Kosova, bashkëpunim rajonal për mbrojtjen e të dhënave personale
Prishtinë, 26 shator - Ministri i Punëve të Brendshëm, Bajram Rexhepi tha sot se në pikat kufitare midis Kosovës dhe Serbisë nuk do të vendosen simbolet shtetërore të asnjërit shtet, por vetëm ato të Bashkimit Evropian. Kjo ka ardhur si pjesë e nënshkrimit të marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufijve midis dy vendeve, nën mbikëqyrjen e BE-së, tha Rexhepi.
Në protokoll është parapa që aty të ketë vetëm simbole të BE-së. Ndërsa në ato pjesët klasike që i kemi, secili mundet në territorin e vet ti vendosë simbolet e veta. Por në objektin e përbashkët si është konceptuar në të ardhmen do të jenë vetëm simbolet e BE-së, theksoi Rexhepi në një intervistë për RTK-në.
Ministri Rexhepi tha se njëra ndër kushtet kryesore për liberalizim të vizave është menaxhimit i Integruar i Kufijve. Ndërsa duke folur rreth zbatimi të kësaj marrëveshje në veri të Kosovës, ai tha se kjo nuk duhet parë si dështim të institucioneve kosovare.
Sa i përket liberalizimit të vizave Menaxhimi i Integruar i Kufirit është njëri ndër kushtet, dhe kjo tek ne funksionon, ndërsa nëse diçka nuk do të funksionoj në veri të Kosovës, nuk zbatohen disa nga 95 kriteret atëherë nuk do të penalizohet Kosova, sepse nëse ka pas dështim, kjo ka qenë më shumë tek ndërkombëtarët, tha ai.


Ramadan Retkoceri27.09.2012/09:33
Po qfar kufini osht ky o Bajram pa Flamurin e SHtetit të Kosovësë ky athere as që mund të quhet Kufi ky osht propozim i Serrbis.Per fat të keq propozimet e Serrbis pi pranojn edhe Nderkombtart.Por ne nuk duhet ti pranojm se jon kunder neve .

sipe27.09.2012/06:36
ma mire u kan meja vnu simbolin
e Jugoslavis Titiste!!

daja27.09.2012/02:14
po zotni mir e ke ama sedi qysh spoju vjen marre pak tash per liberalizim te vizav po u dufka me shkatru shtetin a po qaj vyn kti populli liberalizimi kur jan met si fukara dej ne prishtin skan pare me nxirr bilet ele ma per evrop me dal neser me hjek vizat gjysen keme pas ne evrop azil kerkus tu ik prej juve qeveritarve

Gllogjansi26.09.2012/22:25
Gjdo dit esht duke u zbulue se kosova esht edhe ma posht siq esht vojvodina me status

veterani i ish UCKse26.09.2012/20:47
Po, po dalngadal do te hiqen te gjitha elementet e shtetit te Kosoves tash edhe naj dit thaqi e nenshkruan autonomi per veriun edhe mitrevices papaaaa. E kam nje pyetje per injorantet ne PDKsimpatizantet e Thaqit. Qka beri Thaqi per kete vend? Mitrovicen jo vetem qe nuk e bashkoi, por e ndau plotesisht, te privatizimi asnje ndermarrje apo fabrik nuk e fuqizoi dhe asnje punesim nuk e berivetem rritje te papunesise, asnje ... sje te pasluftes nuk e zbuloi sepse dihet kush qendron prapa tyre, korrupsioni e hajnia deri ne fytbehen ... sje ne pik te dites si Dino Hasani,etj. Ministrat e kryetaret e komunave qdo dite zihen ne korrupsion e flliqsira, e ku e shihni ju more ate optimizem hajt se tash jav gjuan edhe nga nje asht te vogel per me lepir sa me i fitu votat per zgjedhjet tjera, ia ngrit rrogat nga 20 apo 30 eurohahaha arsimitamavetem arsimit se aty ka elektorat edhe prap ja ngul kti pipulli edhe 4 vjet te tjera drejt humneres.









Xhevdeti27.09.2012/09:36
Nga flamuri shqiptare kuq e zi,ne kohen e Rugoves u propozua flamuri dardan,me ardhjen e Hashes flamuri me gjasht yje, tani po vendoset flamuri i Evropes ,lind pyetja ne vazhdim cili flamur e ka radhen.Serbija me as nje kusht nuk lejon te eksperimentohet me flamurin e tyre,Bajrush vetem partija e juaj dine te beje kesi marifetesh dhe loja me simbolet kombetare ne Kosoven e askut.