• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 207 *** 22:20    Cosmo *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Afrimi i Kosovës me BE-në, me fusnotë

Publikuar: 26.09.2012 - 09:19

Prishtinë, 26 shtator – Procesi i afrimit të Kosovës me Bashkimin Evropian do të jetë i mundur me fusnotë, meqë, sipas ekspertëve në Bruksel, një paraqitje e tillë e vendit nuk është si e një shteti të pavarur. Kështu konkludon një dokument-analizë e ekspertëve ligjorë të Këshillit Evropian, një kopje të të cilit e ka siguruar edhe “Koha Ditore”.

Këshilli Evropian po e shqyrton mundësinë që pas studimit të fizibilitetit Kosovës t`i mundësojë nisjen e negociatave për stabilizim-asociim, si dhe futjen e Kosovës edhe në disa programe të tjera, nga të cilat përfitojnë shtetet që janë kandidate potenciale. Por Kosova, e prezantuar si “Kosovo*”, nuk do të hyjë në marrëdhënie kontraktuale me Bashkimin Evropian si shtet, meqë pesë vende të BE-së ende nuk e kanë njohur pavarësinë e shpallur më 17 shkurt 2008.

“Koha Ditore” ka arritur që të sigurojë analizën që Zyra Legale e Këshillit Evropian ka përgatitur për 27 vendet anëtare të BE-së, në të cilën shpjegohet se çdo nënshkrim i BE-së me Kosovën që prezantohet me fusnotë sipas konkluzës së arritur në dialogun teknik me Serbinë nuk paraqet njohje të shtetit të Kosovës e as njohje nga shtetet veç e veç, nëse nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

Sipas këtij opinioni ligjor të ekspertëve të BE-së, edhe nëse nisin negociatat për stabilizim-asociim me Kosovën, duke mos paragjykuar kështu nisjen e tyre dhe as nënshkrimin, shtetet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën nuk kanë nevojë të shqetësohen, sepse dhënia e një pëlqimi të tillë nga Këshilli Evropian nuk nënkupton njohje të pavarësisë së Kosovës (gjerësisht në “Kohën Ditore”).

Komente (5)

PLAKU27.09.2012/09:35

Kan than perpara met lidh dikush nuk shkon larg e zgejdh dikush ame ba me lidh veten ska kush qe te zgejdh e kta te qeveris ton ekan lidh veten me kit hamam fus note

Beqa26.09.2012/22:43

Hajt Hashim hajt...

miki26.09.2012/15:07

Nje citat i FIshtes Mjer Halli per Kengetar kur Krye kungujt ja te par.......por krye kungujt do te vdesin e kenget mija mbesin

Selimi26.09.2012/14:01

Edhe Hashim Thacit duhet me ia vene fusnoten si kuror !

XHEVDETI26.09.2012/12:19

Kosoves dhe Qeverise se Kosoves,Serbija dhe BE ia futen futnoten,me te futme i filluan negociatat si dhe me te futme do te perfundoine ,sa i perket Kosoves se pavarur te aga Hashimit.

1000  Karaktere
Prishtinė 23°CI kthjellėt
Tiranė 23°CI kthjellėt
Shkup 26°CI kthjellėt
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup35°CMe diell