• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 205 *** 22:20    Anima *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Jahjaga dhe Nikoliq nuk ia zgjasin dorën njëri-tjetrit

Publikuar: 26.09.2012 - 08:47

Prishtinë, 26 shtator – Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, nuk ia kanë zgjatur dorën njëri-tjetrit në darkën tradicionale të shtruar të hënën mbrëma nga presidenti amerikan, Barack Obama, për kryetarët e të gjitha shteteve që po i përcjellin punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.  “Koha Ditore” bën të ditur se  Jahjaga e Nikoliq, sikur edhe të gjithë përfaqësuesit e shteteve tjera pjesëmarrëse në darkë, të vetmen paraqitje para mediave e kanë pasur veç e veç, tek kanë shtrënguar duart me presidentin amerikan dhe zonjën e tij në vendin e pritjes. Zhvillimet brenda në sallën ku kanë qëndruar liderët kanë qenë të mbyllura për mediat. Burime të gazetës brenda delegacionit kosovar kanë konfirmuar se Jahjaga e Nikoliq nuk i kanë zgjatur dorën njëri-tjetrit, për shkak të mospranisë së medieve, por edhe për shkak se “nuk ka pasur ndonjë kërkesë të veçantë nga diplomatët ndërkombëtarë”. Gazeta ka provuar, por nuk ia ka dalë të kontaktojë zëdhënësin e presidentes, Arbër Vllahiu.

Ndërsa, presidenti i Serbisë, Nikoliq, në një deklaratë dhënë agjencisë serbe B92 ka thënë se “nuk ka ardhur në shprehje që t’ia zgjas dorën ndonjë përfaqësuesi të Prishtinës, të cilët si mysafirë po qëndrojnë në New York, as Atifete Jahjagës as Hashim Thaçit”.

“Hiç nuk është koha për këtë e as që ndiej nevojë, dhe as që do të ma falte këtë dikush në Serbi. Kur të arrijmë diçka me të cilën të gjithë do të jemi të kënaqur mund edhe t’ia zgjasim dorën njëri-tjetrit. Thaçit me të vërtetë nuk kam arsye t’ia zgjas dorën ndonjëherë”, ka thënë Nikoliq.    

Diplomatë ndërkombëtarë patën paralajmëruar se ekziston mundësia që presidenti i ri serb që po e refuzon takimin me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, të përshëndetet me presidenten Jahjaga, duke shënuar kështu përshëndetjen e parë mes liderëve të dy vendeve që prej shpalljes së pavarësisë.

Presidenti i Serbisë pritet që të enjten të takojë përfaqësuesen e lartë të BE-së, Catherine Ashton, e cila po e përgatit nisjen e dialogut politik mes Kosovës dhe Serbisë. Ashton ka takuar të hënën kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi. Ndonëse Qeveria e Kosovës e ka injoruar temën e dialogut në njoftimin që ka lëshuar për këtë takim, konfirmimin se takimi ka qenë për dialog e ka dhënë kabineti i përfaqësueses së lartë të BE-së. Sipas një komunikate përfaqësuesja e lartë e BE-së, Catherine Ashton, ka deklaruar në New York, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, se para Prishtinës dhe Beogradit ndodhen vendime të rënda. “Përfaqësuesja e lartë dhe kryeministri i Kosovës Thaçi kanë vazhduar konsultimet për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, thuhet në njoftimin për media që e ka lëshuar zyra e përfaqësueses së lartë.

 

Komente (12)

gjilanasi26.09.2012/17:39

kam frig qe thaqi ja jep doren nikoliqit



shaipi26.09.2012/14:19

qka i kini dhane zor mu taku e shterngu duart me ate njereza pisa,shovenista , gjenocide beres me ta kurr mos u pershendeteshim ase takoheshim, e nese nevoja na qet ne nje vend duhet patjeter te dezinfektohemi.

agimi26.09.2012/13:11

me mire qe u be keshtu sepse pas dores athere zonja atifete ish detyru te dezinfektoj doren nje dite te plot, ose le ne tve ven doreza sterile para se te zgjate doren ketij kriminele te ndryshkt.

florimi26.09.2012/12:53

Serbet jane mikrrob i globit. Kombi SHQIPTAR duhet te mendoj mire per te ardhen e tij dhe gabimi me i madh qe do ta bente Kombi SHQIPTAR EHSTE,mos angazhimi per nje ushtri te fuqishme SHQIPTARE.

beni26.09.2012/12:39

Ja zgati, sja zgati, peuf ky nuk ashte problem, populli ka mbet ne mjerim pa punese e madhe... ska biseda, ska kurxha me ta... po as prej lidereve tan ska kurxha, tash faji ashte te serbet... leni kto sene, e kqyqni punte ma mire ne Kosove...

sherifi26.09.2012/12:33

i lexova do komente te jaja thaqi apo jahjaga me pa durim e kan prite me ja prek doren nikoliqit por ai nuk don me jave pa as fyteren kytyve tonve sele ma doren po leni kto rrena dallavere jo ashtu po keshtu qys sherifi

mirja26.09.2012/12:15

kti krimineli sigurisht nuk ja zgjat doren as jahjaga e as Z.Thaqi

Nexhmedini26.09.2012/12:13

Me kete gjest te shkjaut Nikolic,Kosova menjeher duhet te teriqet nga keto bisedime,cdo bisede me keta cetnik eshte vetem humbje kohe ket duhet ta dine edhe nderkombetaret, nderkombetaret le te merren me ta.Kurse Kosoves i takon te mirret me politikat e brendshme dhe punet e Kosoves e kurrsesi me shovenistet Nikolician,Dacicecician si dhe vica tjer te Serbise.

Ujku26.09.2012/12:11

As zonja Atifete as z tThaqi nuk kan nevoj tia zgjatin doren shka nikoliqit para se te kerkoj falje nga shqiptaret nuk po e zgjati ma shum

Xhevdeti Deqanë ch 26.09.2012/11:57

Per më ta zgjatë doren more Shkau i Shkines ndonjë Shqiptarë ty ,ti duhet ta ndishë vetën krenarë sepse ti i përket një Race Barbare e jo një Kombi Fisnik dhe bujar siq jemi ne Kombi Shqiptarë prandaj ti as ndonjë tjeter prej Races tënde se meritoni këtë derisa ju të kërkoni falje ndaj Kombit shqiptarë për vuajtjet ... sjet dhe mizorit që i kemi përjetuar prej jush .

sami26.09.2012/11:57

Mos te bajmi gajle Ja zgjat Hashim

Naimi26.09.2012/09:42

Shumë i dobtë përshkrimi i ngjarjes,
Mos vallë Nikolici nuk deshti t'ja zgjasë dorën Jahjagës.
Apo Jahjaga nuk e ka marrë dritën e gjelbert për t'ja zgjatë dorën Nikolicit.

1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CI kthjellėt
Shkup 23°CI kthjellėt
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup36°CMe diell