• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

VV: MZHE – “Ministri e Shkatërrimit Ekonomik”

Publikuar: 23.09.2012 - 14:36

Prishtinë, 23 shtator - Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje organizuan një aksion në ndërtesën Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.“Objekti përballë të cilit gjendemi mban emrin: ‘Ministria e Zhvillimit Ekonomik’. Puna që ka bërë dhe po bën kjo ministri është aq e dëmshme e shkatërruese që veç zhvillim nuk mund t’i thuhet. ‘Zhvillim’ quajnë zhvillimin e privatizimit. Numërojnë si ekonomi të vendit fitimet milionëshe të korporatave të huaja.... Korrupsioni, zhvatja, grabitja, uzurpimi e trajtimi i egër për gjithçka publike është logjika qeverisëse e sistemit neoliberal. Hashim Thaçi e Besim Beqaj janë zbatuesit e tij”, ka thënë aktivisti i VV-së, Nol Nushi, transmeton Telegrafi .

Sipas tij, Ministria me të cilën udhëheq Besim Beqaj, “vazhdon rrugën e verbër të privatizimit”.“Korrupsioni i ushtruar nga po kjo qeveri, vjen e bëhet shkaku i privatizimit që do ta bëjë po kjo qeveri. Emërimi i njerëzve të korruptuar nëpër borde udhëheqëse që punojnë për interesa private dhe privatizimi janë e njëjta gjë. E kundërta e korrupsionit nuk është privatizimi, por trajtimi me kujdes e përgjegjësi ndaj pronës publike”, thekson Nushi.

Kosova është renditur në vendin e 112 me shkallën e korrupsionit, ndërsa aktivistët e VV-së deklarojnë se Beqaj nuk mërzitet për jetën e vështirë, për rritjen e çmimeve e papunësinë që janë efekte direkte të politikave të tij.

“Halli i tij është imazhi, fshehja e fakteve para privatizuesve. Pikërisht në këtë drejtim është orientuar edhe aksioni ynë sot, pra për të vendosur identitet midis fjalëve dhe realitetit. Puna që po bën kjo ministri është shkatërruese për Kosovën dhe qytetarët e saj. Andaj në tabelën hyrëse të saj shkruam fjalën që i përgjigjet veprimtarisë së saj: ‘Ministria e Shkatërrimit Ekonomik’”, tha ndër të tjeras Nol Nush

 

Komente (4)

Shartari24.09.2012/11:28

Haj kuku per neve spo na perkrahka Ibishti as PDKja.
Bravo VV jeni me te miret dhe me te drejtit, Hajnave u ka humbe rruga jan met si korrilat ne njegul kur thot nji fjale popullore, e tash mendojne se krejt u kan fajin.

Ramadan Retkoceri24.09.2012/08:25

Ju lumt VV metvertet kjo osht Ministri e shkatrrimit të gjith e dim se KOSOVA ka pas ni EKONOMI INDUSTRI dhe BUJQSI të fort per fat të keq tash kjo Qeveri i ka shkatrru të gjitha.DHe KOSOVA mo nuk ka asgjo.Une pjav perkujtoj vetem Fabriken e Letres në Lypjan ku kom punu ka pas afer 900 puntor jemi yshqye afer 900 Familje dhe ne me prodhimet tona prej Letre e kemi furnizu ni pjes të asaj Jugosllavije që ka qen e mos të flas per Fabrika tjera në Lypjan dhe në KOSOVë ku kan punu me dhetra mija Puntor të gjitha ato fABRIKA ajo INDUSTRI dhe BUJQSI o shkatrru dhe nuk kije ndryshe se si ta qujsh veq Qeveri e SHKATRRIT Ministri e SHKATRRIMIT. Prandaj edhe nihere pju them ju lumt VV per akcionet që po i merrni. Me kto Privatizime me kto shkatrrime kjo Qeveri e ka Varfru KOSOVENë dhe Popullin e saj kurse o pasunu vet dhei ka pasunu Njerzit e vet
per interesa krejt personale.

ibishi23.09.2012/23:16

Si nuk jan duke kuptuar kta të rinjë se jan duke bër nje gabim shumshum të madh duke e pasur parasysh se nuk ësht askush duke i përkrahur dh asnjëher nuk munden të fitojn simpati në popull sepse populli ësht i vetdishëm se partija V.V ka vetëm një qëllim jo bashkimin por QEVERIN e kët nuk dota realizon asnjëher në jet dhe ta din mir se kot e keni edhe me organizimin e demostrave masive te dini se populli nuk del më në rrug për te humbur jetën për ... rigat e juaj

ELIAN BAJRAMAJ23.09.2012/21:58

vertet kta qeveritaret jan faqe zi por edhe kta te v. v po e teprojn

1000  Karaktere
Prishtinė 15°CShi i lehtė
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 18°CMe riga tė lehta shiu
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu