• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Trualli u sigurua, por duhen 20 milionë euro për xhaminë në kryeqytet

Publikuar: 23.09.2012 - 09:17

Prishtinë, 23 shtator - Fillimisht bënë probleme për lokacionin. E tash kur iu nda toka, Bashkësia Islame e Kosovës e di vetëm datën dhe shumën sa mund të kushtojë xhamia e re. Madje, nuk e di as si do të duket ajo. Për këtë, po bëjnë plan ta hapin edhe konkursin ndërkombëtar për planin e xhamisë. Por, nuk e kanë kryesoren - paratë.Për t’i siguruar ato, kanë hapur llogari bankare në tri banka të Kosovës dhe kanë bërë një marrëveshje me Postën dhe Telekomin e Kosovës (PTK), në mënyrë që ajo të mundësojë mbledhjen e parave edhe nëpërmjet thirrjeve telefonike.

Janë këto dy mënyra, nga të cilat kjo bashkësi shpreson se do t’i bëjë të gjitha të hollat për xhaminë e re që do të ndërtohet afër PTK-së në Ulpianë. Dorën e kanë shtrirë kah populli.

Resul Rexhepi, sekretari i Kryesisë së BIK-ut, thotë për “Express” se tash për tash të gjitha shpresat i kanë vetëm te qytetarët.

“Kush do dhe shpreh vullnet për ta ndihmuar ndërtimin e kësaj xhamie, tash e ka një mundësi”, thotë ai për Express.

Aktualisht, sipas tij, kjo është forma e vetme nga e cila BIK-u pret t’i bëjë të hollat për qëllimin e ndërtimit të xhamisë.

“Ky është hapi i parë. Të shohim se si po shkon. Nëse nuk mblidhen paratë, duhet shikuar ndonjë mundësi tjetër”.

E përveçqë nuk e dinë se si do të mblidhen paratë për xhami, Bashkësia Islame ende nuk ka as plan ideor se si do të dukej ajo xhami. Megjithatë, sipas përfaqësuesve të Bashkësisë Islame, së shpejti do të hapet konkursi ndërkombëtar për planin ideor.

Resul Rexhepi, sekretar në Kryesinë e Bashkësisë Islame, thotë se nga momenti i marrjes së këtij vendimi, kanë filluar përgatitjet e nevojshme për ndërtimin e xhamisë. Fillimisht, sipas tij, kanë rregulluar çështjen e bartjes së pronësisë nga Komuna te Bashkësia Islame për të vazhduar pastaj me përgatitjen e terrenit.

Megjithatë, për kundër faktit që vendimin për ndërtim e kanë marrë në shkurt, ai pranon që ende nuk kanë projekt ideor ku mund të dihet planimetri i objektit të ri të xhamisë.

“Tani jemi aktualisht në fazën e përshkrimit të detyrave programore në mënyrë që sa më shpejt të shpallim një konkurs për hartimin e projektit ideor. Konkursi do të jetë ndërkombëtar dhe pas mbarimit të konkursit mund të dihet më për së afërmi gjendja gjegjësisht planimetria e objektit të ri, të cilin do ta ndërtojmë në këtë hapësirë”, sqaron sekretari Rexhepi.

“Madje mund të themi se akoma nuk jemi maksimalisht të përgatitur, por megjithatë ne kemi vendosur që më 4 tetor të këtij viti simbolikisht ta vëmë gurin themeltar për ndërtimin e kësaj xhamie”, ka thënë Rexhepi.

Para se të kërkojnë ndihmë nga qytetarët, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka thënë se ndërtimi i xhamisë së re në Prishtinë mund të kushtojë rreth 20 milionë euro. Fillimisht ai ka kërkuar që Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) të financohet nga buxheti i shtetit.

“Është imediate të rregullohet çështja e financimit të BIK-ut dhe bashkësive të tjera fetare që jetojnë në Kosovë”, pati thënë Tërnava.

 

Komente (38)

suzana begu24.09.2012/09:50

NĂ fillim duhet tĂ njohĂsh tĂ vĂrtetĂn. Po e dite tĂ vĂrtetĂn, mund ta kuptosh tĂ shtrembrĂn. Por, po e njohe tĂ shtrembrĂn nĂ fillim, ĂshtĂ shumĂ e vĂshtirĂ ta kuptosh tĂ vĂrtetĂn.O ti qĂ po e kĂrkon tĂ vĂrtetĂn, mbaje nĂ mend kĂtĂ rregull âAi qĂ ka ndonjĂ dhembje ai do ta ndiej erĂn e sĂ vĂrtetĂsâ.Dy lloj njerĂzish nuk ngopen ai qĂ kĂrkon dituri dhe ai qĂ kĂrkon pasuri.Allllahu i madhĂrishĂm thotĂ
âO besimtarĂ, kini durim dhe jini tĂ qĂndrueshĂm...â

shabi24.09.2012/09:32

po tja dijme vleren dhurimit te mjeteve per ndertim gjamie , do prismin ne rend per te dhuruar at qka meriton, une do jap e do loboj edhe tek shok qe te japin

Arusha24.09.2012/08:54

Deri dje problem ish trualli, tash doli se prroblem qenkan mjetet. Po jo more se boll u rjep ky popull. Me sa kam informata Katedralja është ndërtu me mjete vetanake hajde tash edhe xhaminë...

Naimi24.09.2012/08:48

Kur Populli varfërohet, ai mbështetet tek Religjioni. Përndryshe nëse Populli punon, nuk do të ketë kohë për lutje, e aq më pak te ndërtojë Xhami apo Kisha.

aleksandri i madh24.09.2012/03:13

mos shikoni kisha e xhamia sepse feja e shqiptarit eshte shqiptaria.

Bedri Ramadani24.09.2012/02:30

Per mendimin tem ma mire kish me qen me ndertue nje stadium se xhamia u rrase KOSOVA,ebile qysh eshte KOSOVA e vogel ka po shkoj veq xhmia po shohe,jan ba bajat se boll pak njerz po shkojn ne to

rasim swe23.09.2012/23:22

maroni shkolla e fabrika hiqnu gjamijave dhe kishave se ato bajn vetum perqarje duhet te hecim ne kohen se jemi shum mrapa me keto gjamija edhe kisha po shkojm edhe 50 vjet mrapa

xhimi23.09.2012/21:36

Mendoj se duhet qe qdo banor i Prishtines te jap nga 30 te rroges se nje muaji dhe te kryhet Xhamia sa me shpejt se eshte nevoje urgjente. Pra nese punojne rreth 30mije persona secili jep nga 65 eurominimumi dhe kryhet ky muhabet. Si mendoni ju a ben?

Atekar e Tirak23.09.2012/21:22

Keshtu hec Kosova perpara, shume kemi nevoj per nje gjami te madhe, tja kalojme Stambollit e Mekes , bravo ju qofte !!

enisi23.09.2012/19:02

Sa i perket per xhami paret me lejen e Allahut do te vin, po me kit pun BIK ka deshte qe edhe qytetaret me kan pjesmarres , normal me desherin e tyre se perndryshe pjesen ma te madhe te pareve do ta siguron si donacione nga vendet e pasura islame Arabija saudite, emiratet , katare etj..

tigri23.09.2012/14:21

Xhamijat e mdhaja zoterinj marohen pran rrugeve kryesore e jo ne huner. Shiqojni xhamin e Tiranes, ate nuk e marojn ne mahall. Shiqojeni katedralen e Prishtines, ne qfar rrug kryqi eshte marue.

shevernazi23.09.2012/14:19

Une pajtohem me Salih Lutollin, ngase vertet qeverija e vjedh popullin gjithkah, edhe msusat i damton ngase ju ka premtue atyre rritje pagash 1000 euro e perpjet derisa ata i meritojn nga 4.000 euro se paku paga mujore. Por me i sigurue 20 miliona prej popullit paraqet nji kafshat bukur te madhe perkunder deshires se tyre te skamnorve.

xhevdeti23.09.2012/14:15

Xhamija ndertohet vetem ateher kur populli e ka nje jete mesatare si ne punesim shkollim etj.Askujt nuk i bie ndermend per nje ndertim te nje fabrike profitabile ne zbutjen e varferise.

Nazifi23.09.2012/14:14

Për Katadralen e ka financu Qeveria e për Xhami ska buxhet , besoj se nuk ësht në rregull kur dihët përqindja e Popullsis së kosovës qe ësht Muslimane dhs kjo xhami kysmet ka me u ndërtu por ket qeveri me perjashtu nga bashksia islame dhe kur te vdesin leti varrosin me ata qe i kan ndihmu une për veti skam asgje te keqe ndaj katadrales por mendoj se edhe xhamin duhet me investu Qeveria e Kosovës

kaqaniku 9023.09.2012/13:54

per ndertimin e kesaj xhamie do te na ndihmoj Allahu inshallah ,do ta ndertojm nje xhami me te bukur ne ballkan me emrin e Allahut ,veq sa per ket shtet kisha me the diqka , per katedtrale paska pas buxhet me ndertu qe ka kushtu me miliona euro a per xhami se japin as nje cent ,leje qe nuk e japin asnje cent per xhami ,po shka esht me keq rrenijn xhamia ne qender te prishtines ,por Zoti sheh qka do qe ben.

ardian23.09.2012/13:49

Ne prishtinasit vete do ta ndertojme, mos u beni merak, por mirepresim cdo lloj ndihme nga vllezrit tane kudo qe jane!!

kulla23.09.2012/13:32

ndertoni ma mire kulla, sheshe te lires, te gjuhes shqipe

riki23.09.2012/13:24

oo naim ternava midis france po ndertohet xhamija me 7mil.ku veq futbollisti benzema qe osht musliman i ka jep 3 milojn euro e ti po lyp 20 miljon euro prej popullit a spo ki pare me ndrru mercedesin 500 a qa osht puna jote me 20 miljon eurosa paren je ka e lyp.ishalla ndertohet qysh o mas miri veq osht kogja shum e madhe per nje xhami

Mitrovicalia23.09.2012/13:00

ME LEJEN E ALLLLAHUT DO TE DERTOHET
Shembulli i pasurisë së atyre që e japin në rrugën e Allahut është si një kokërr prej të cilës mbijnë shtatë kallinj, ndërsa në secilin kalli ka nga njëqind kokrra. Allllahu ia shumëfishon shpërblimin atij që dëshiron, Allllahu është Bujar i Madh, i di qëllimet. Bekare 261

agron23.09.2012/12:43

Kerkojme rrenjet tona tek Aleksandri, kurse sot Kosovën e kemi kthyer ne qendren islamike te Ballkanit dhe të evropës, e te kerkosh te vizitosh nje monument kulture shqiptar, nuk gjen asnje vec xhamive te Turkut, se ne ua falem kulturen tone te lashte sllaveve.

ademi 23.09.2012/12:41

Bravo salih se ata qe Jan te lart se kuptojn fare se qka asht varfnija .

rame tmava23.09.2012/12:39

ma mire ndoj qerdhe diturie te ndertohet

sindromi23.09.2012/12:35

aaa tani si ta bejm gjamien mo buk that skem me honger.qysh smendoni diqka mat te menqur me bo.

besim23.09.2012/11:51

shpersojm qe se shpejti ta kem edhe ket xhami inshallah.ne kemio shkolla te mjaftueshme besoj,mirpo na duhen si shkollat si xhamiat...sa per ata qe thojn se sjam kunder gjamies asht ma mir qe mos te flasin hiq.

Sylejman Serdar Uzari23.09.2012/11:32

Hiç mos keni gajle Turqia ka shum pare, Kryministiri Turk Rexhep Taip Erdogani per hizmet fej Islamin mund te ndertoje ket xhamin.

LATIF BAJRAMI ch23.09.2012/11:31

MOS FILLOZOFONI KUSH E KA NDERTU KATEDRALEN E KUSH DO TA NDERTOJ GJAMIN!
PER GJAMI JAPIN ATA QE DOJN!
UN DO JAP 1000 FRANGA ZVICRANE SI TE TREGOHEN KONTONUMRAT KU MUND TE KONTRIBOJM, DHE NESE DO DUHET PRAP DO JAP JO VETEM AQ!

Labi23.09.2012/11:09

Ne fillim vet Naim ternava ka pas then qe Arabia saudite do ta financpn , tash kur e ka trollin drejtohet nga qytetaret,

valon 23.09.2012/11:06

O Naim Terrnava nje pytje per ty zotni e kam, e qysh pe din ti qe 20 miljon euro po kushtojka ndertimi i xhamis ? Kurse ti ose BIKu nuk e din hale se si duket ajo xhami kurfar plani kurfar tenderi hale pa dal ? Un jam per ndertimin e xhamis bile bile me 3 Minare me kon ajo por si po duket edhe juve ju ka hi korropcioni ne qef si politikanave hejjj 20 miljon 1 xhami hahaha njeri lodhet veq me numru deri 20 miljon e le ma gjith ato pare por ja paskit qit rrethin dika qyshe po duket.E gezoft popolli at xhami ishalla sa ma shpejt ndertohet por jo me dallavere ne emer te xhamis

Mali23.09.2012/10:52

Katedralen e ka ndertuar vatikani, bile edh truallin e kan paguar ndersa BIKu ka fituar truallin falas tash kerkon 20 milion nga populli fukara merreni me mend me 20 milion Euro do te ndertoheshin 20 shkolla moderne me komplet infrastrukturen do te mesonin ne to se paku 10.000 nxenes te cilet do ia kthenin sherbimet e veta Kosoves ,
sjam kunder Xhamise as katedrales sepse do ta zbukurojn qytetin si shtepi te shenjta por jam kunder plaqkitjes se pupullit per qellime te tilla.
ndoshta ne vazhdim do kerkohet me protesta te Fuad Ramiqit qe qeveria te ndaj para nga taksapaguesit per ndertimin e xhamise ?!!!!

samija kosove23.09.2012/10:48

asht reni pak edhe kta qeveritart e ton me nimue.se sa per kta te jashtit .kini me met pa xhami ,se ton pe din se shka asht ka zihet ne ket kosov te mjere.sse sa vjedhja e se sa mashtrimi po bohet ton kta te jashtit pe din ,bile i kan edhe ne shenime .por une iu kisha drejtue ktyne qeveritarve qe ne emen te popullit e ne emen te luftes e ne emen te atyne qe e dhan xhakun ,jeten ,e familjen per qet dit te lire ,qe te mblidhen e te zgjasin doren e ata vet ta fillojn e ta organizojn financimin per xhamin e qytetit ,e inshalla ato xhynahe qe i kan bo ,besoj qe do te iu falen ,per hater te xhamis se ndertuar .kjo qeshtje duhet te hapet ne qeveri ,e jo ne popull te mjere qe shumica nuk kan as per buk ,e medikamente ,e leje mo per dishka ma shum.por ni sen qe niset me zemer edhe ko mu bitis me zemer ,.

salahudini23.09.2012/10:29

Salih ma mire te kontribojm me para per Allah e fe e atedhe se sa per gjera te kota alkool ,bigjoz, e marifete te flliqta,tash kerkesa qe eshte bere nuk ju ka bere atyre qe ti varferoj por kerkesa ju eshtte bere atyre qe kan mundesi !

fatos lumezi23.09.2012/10:13

a ka naj numer te veqant apo kur te komunikojn ne mes veti qytetareve ju nalet ni shum e caktuar se nuk po kuptoj

Kosovar23.09.2012/10:12

Parat do te grumbullohen nga njerezit VULLNETAR, për hir të Krijuesit të tyre. Askujt nuk do t'i mirret kafshata e gojes. Jeta me fene tone te dashur Islamin na ndihmon ne kete bote dhe ne tjetren, e sa shpejt do te vije tjetra.

ibrahim rexhepi 23.09.2012/10:10

besoj plotsisht se me 20 milion ero dota zgjidhni problemin e familjeve te pa streh ne ter kosoven qka esht tu ber bashksia islame turp

toni 23.09.2012/10:09

valla me gjith rrespektin qe kam per ket fe se edhe un jam musliman veq mej dhan 20milion per mu asht diqka apsurde ne ket gjendje qe esht kosova...o zotrinje leni kishat e xhamijat se feja e shqiptari asht shqiptaria a po e shini se deri ne qe gjendje asht poplli e ju kerkoni 20 milion te ndertojm diqka tjeter se nuk asht momenti per keto njerzt vojn per buk pa pun nuk din kah me majt e ju nuk po kuptoj kah asht ka shkon kosova

Murtez Xhemajli23.09.2012/09:58

Po ku janë ata qe i jepshin zorë aqë shumë enuk tekjen kanë te verteta ato qe i thojshin se problem është vendi e jo paraja per ndertim, per ketë duhet dikush me dhanë llogari dhe ata qe kan deklarue ashty duhet tashë me i gjetë dhe me i qitë ato shuma te parave që thojshin se janë te gatshme por vetem trulli ne vendin e duhur dhe te pershtatshem po vynë.Nuk jamëper mosë ndertimin e asaj gjamije por ajo duhet medeomos me u ndertue por duhet tani me e ba një plan dhe me i gjetë donatoret si te mbrendshem ashty edhe te jashtem qe te ndihmojn ne ndertimin e kësaj gjamije, sepse dihet mirë se është e nevojshme dhe po qe se angazhohen ata te Bashkësis Islame si duhet dhe me perkushtim do gjenden donacionet dhe donatoret qe pa asnji problem do e kryejn ketë punë.

Dibrani23.09.2012/09:51

Uné jetoj ne nje Fshat te komunes Ferizajit,nje qé EDI se Fshati imé 28 mijé uro ne Vité paguan per BIK, kurse per Renovimin e Xhamijes te Fashtati dhe Pagen e Imanit kan kontribu vete Banoret e Fshatit dhe akoma kontribojn.Pse BIK nuk morri pjes

Salih Lutolli23.09.2012/09:26

Pas kësaj le të përgatitet populli që ta jap edhe gjënë e fundit që i ka mbetur lëkurën e vet se, procesi i varfërimit duhet shkuar deri në fund.

1000  Karaktere
Prishtinë 11°CMe vranësira të pjesshme
Tiranë 11°CMe vranësira të pjesshme
Shkup 16°CMe vranësira të pjesshme
Prishtinë16°C
Tiranë18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu