• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Pulsi *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 187 *** 22:20    Dokumentar: “Njerëzit dhe kujtimet flasin” *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

LDK: Deklarata e Mustafës për dialogun u keqinterpretua (video)

Publikuar: 20.09.2012 - 09:50

Prishtinë, 20 shtator – (E  plotësuar) Lidhja Demokratike e Kosovës, ndërkohë, sot përmes një komunikate për medie demanton raportimet e medieve rreth qëndrimit të ndryshuar të kreut të kësaj partie sa i përket dialogut me Serbinë për veriun e Kosovës. Në komunikatë thuhet:
Lidhur me raportimet e mbrëmshme dhe të sotme të disa medieve se LDK-ja ka ndryshuar qëndrimin për bisedimet me Serbinë dhe për Veriun, dëshirojmë të sqarojmë se:
1. LDK-ja nuk e ka ndryshuar në asnjë pikë qëndrimin lidhur me bisedimet;
2. LDK-ja konsideron se Veriu është çështje e brendshme e Kosovës dhe se për këtë çështje nuk duhet të bisedohet me Serbinë;
3. LDK-ja nuk do të japë konsensus dhe nuk do të jetë pjesë e bisedimeve me Serbinë.

LDK-ja konsideron se mund të bisedohet me qytetarët e Republikës së Kosovës në Veri, për t’ua sqaruar atyre përfitimet që sjell sundimi i rendit dhe i ligjit dhe funksionimi i institucioneve të Kosovës edhe atje. Ky është qëndrimi që ka shprehur edhe kryetari Mustafa dje në Londër.
LDK-ja do të mbetet konsekuente në qëndrimet e veta dhe e përgjegjshme në raport me elektoratin dhe qytetarët e Republikës së Kosovës.           


Prishtinë,  20 shtator – Deputetja e LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Hykmete Bajrami i tha KTV-së, në emisionin Interaktiv, se LDK nuk e ka ndryshuar qëndrimin rreth veriut të vendit. “Asgjë s’ka ndryshuar. LDK shtë kundër bisedimeve për veriun”, u shpreh ajo. Dje  Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një komunikate njoftonte për disa takime të kryetarit të saj, Isa Mustafa, në Londër. Në këtë kontekst u raportua se partia më e madhe opozitare ka ndryshuar qëndrimin e saj karshi dialogut për veriun. Por, në LDK flasin për keqinterpretim të asaj që ka thënë shefi i kësaj partie në takimet me zyrtarët e Qeverisë britanike. Kryetari, Isa Mustafa, u ka thënë atyre se dialogu për veriun duhet të ketë konsensus politik, sqarojnë.

“Kryetari Mustafa tha se bisedimet për veriun duhet të mbështeten në një konsensus politik dhe që të sigurohet se nuk do të preket sovraniteti dhe rregullimi i brendshëm i vendit”, thuhet në këtë komunikatë.

Shefi i Grupit Parlamentare të LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se është keqintepretuar ky raportim dhe se qëndrimi i LDK-së është i pandryshuar.

“Me përgjegjësi të plotë u them se nuk ka ndryshim të qëndrimit. LDK-ja është kundër dialogut për veriun dhe sovranitetin e vendit. Nuk mendojmë se është koha që të dialogohet me Serbinë”, ka thënë Beqiri.



Hykmete Bajrami - Deputete e LDK-së







Komente (1)

Nexhmedini20.09.2012/13:57

Te zhduken keto parti turpi,ne keto rrethana aktuale shqiptaret kane nevoi per nje parti e cila i unifikon shqiptaret anekend rruzullit toksor.Partite e tanishme sipas mendimit tim jane parti banditesh, ... esh te cilat nuk gezoine rrespekt aspak ne popull.

1000  Karaktere
Prishtinė 16°CI kthjellėt
Tiranė 16°CI kthjellėt
Shkup 19°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe diell
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe diell