Sindikalistët sot protestojnë kundër privatizimit

Artikujt tjerė
- LDK kritikon Qeverinë për udhëtimin në New York
- Sërish sabotohet debati parlamentar për privatizimin
- Menaxhmenti i RTK-së mohon akuzat për keqpërdorime
- LDK: Deklarata e Mustafës për dialogun u keqinterpretua (video)
- Sindikalistët sot protestojnë kundër privatizimit
- Fitou nuk përjashton zgjedhjet e parakohshme në Kosovë
- Liderët braktisin shtetin, shkelin ligjin
- Qeveria anashkalon aferën Grand me protagonistë zyrtarët e saj
- Reagon AAK, terrorizim i shqiptarëve të Luginës së Preshevës
- Rrush e kumbulla në New York, mbi 200 mijë euro për 7 ditë
Prishtinë, 20 shtator Anëtarët e sindikatave dhe mbështetësit e tyre do të mblidhen sot, të enjten në sheshin Nëna Terezë për të protestuar kundër privatizimit të PTK-së dhe KEK-ut, si dhe kundër likuidimit të Trepçës. Protesta do të mbahet, meqë Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) nuk ka marrë asnjë premtim nga institucionet vendimmarrëse se nuk do të ndalin procesin e privatizimit të ndërmarrjeve publike. Komisioni parlamentar për të drejtat e njeriut, barazi gjinore, persona të pagjetur dhe peticione, në mbledhjen e së mërkurës ka shqyrtuar peticionin me 63 mijë nënshkrime të BSPK-së lidhur me pezullimin e procesit të privatizimit të ndërmarrjeve ekonomike PTK, KEK-ut dhe kombinatit Trepça, por që nuk ka marrë ndonjë vendim. Lidhur me këtë, Komisioni vlerësoi se për këtë peticion të nënshkruar prej më shumë se 60 mijë qytetarësh, duhet të vendosin Kryesia e Kuvendit dhe shefat e grupeve parlamentare, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Zyra për Informimit e Kuvendit.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, ka thënë se është e palogjikshme që BSPK-ja të protestojë kundër privatizimit të Trepçës.
Unë i kam pyetur edhe BSPK-në edhe institucionet tjera, nëse diku kanë dëgjuar se ka ndonjë plan për privatizimin e Trepçës, është mirë të na tregojnë. Qeveria e Kosovës nuk merret me Trepçën. Me Trepçën tani merret AKP-ja. Dhe është përgjegjësi e AKP-së për ta reformuar Trepçën, por jo për ta privatizuar, sepse nuk ka pasur ide për ta privatizuar. Dhe ka qenë jo logjike nga ana e BSPK-së që të organizojë protestë kundër privatizimit të Trepçës, përderisa është vetë e ulur në bordin i cili merr vendim për një proces të tillë, ka thënë Beqaj.
BSPK nuk ka dëgjuar fjalët e Beqajt. Ata thonë se kanë arsye për protestë.











xhevdeti20.09.2012/12:23
Nese ndalen protestat qeveritaret e Kosoves nje dite do tua privatizoine edhe asfalltin e rrugeve.