KEK: Kostoja e mbylljes së A-së do të jetë 400 milionë euro

Artikujt tjerė
- Remi kundër koalicionit PDK-AAK
- Kuvendi sot diskuton privatizimin në Kosovë
- KEK: Kostoja e mbylljes së A-së do të jetë 400 milionë euro
- Hamiti: Të privatizohet gjithçka në PTK, përveç fitimit
- BSPK-ja për 20 shtator paralajmëron protestë kundër privatizimit
- Shefki Ukaj ia sheh sherrin CV-së
- Krimet e luftës, prokurorët vendorë me duar të lidhura nga EULEX-i
- Djali i vëllait të Kadri Veselit, i shet kompjuterë Qeverisë
- Gjermania po e zbaton politikën e Washingtonit për Kosovën
- Prishtina kushtëzon rinisjen e dialogut me Beogradin
Prishtinë, 16 shtator Korporata Energjetike e Kosovës vazhdon të këmbëngulë që termocentrali Kosova A duhet të mbetet në funksion deri në lëshimin në punë të njësive të reja gjeneruese. Ky qëndrim i KEK-ut rreth jetëgjatësisë së Kosovës A bie në kundërshtim me kërkesën e BE-së dhe zotimin e Qeverisë së Kosovës që A-ja duhet të pushojë së punuari në fund të vitit 2017. KEK-u ka paralajmëruar se mbyllja eventuale e A-së para se të nisë prodhimi në Kosovën e Re do të shtojë nevojën për import të energjisë elektrike pasi prodhimi vendor dhe kërkesa për energji të kenë dallime të mëdha. Kostoja e importit për mbulim të kërkesës, sipas tyre, do të mund të shkonte deri në 400 milionë euro brenda një viti (gjerësisht në Kohën Ditore).







latif lutfiju17.09.2012/10:17
Po mir, ju zotrij ndegjoni kshilltarte huaj te cilt per kshillat e veta gjenijale marrin dhjetra miliona, derisa humbjet e pastajme me qindra miliona me i paguajt buxheti i kosoves. See ajo i konvenon gjithashtu edhe pronarit te ardhshem i termo elektranave. Nji lop e cila te qet qumsht ti preje, e pastaj ti bleje qumshtin prej meje. Ha ha ha. Qesh me zor kur shef me sy tu mizerje e perte mizerjesh.