Hamiti: Të privatizohet gjithçka në PTK, përveç fitimit

Artikujt tjerė
- Remi kundër koalicionit PDK-AAK
- Kuvendi sot diskuton privatizimin në Kosovë
- KEK: Kostoja e mbylljes së A-së do të jetë 400 milionë euro
- Hamiti: Të privatizohet gjithçka në PTK, përveç fitimit
- BSPK-ja për 20 shtator paralajmëron protestë kundër privatizimit
- Shefki Ukaj ia sheh sherrin CV-së
- Krimet e luftës, prokurorët vendorë me duar të lidhura nga EULEX-i
- Djali i vëllait të Kadri Veselit, i shet kompjuterë Qeverisë
- Gjermania po e zbaton politikën e Washingtonit për Kosovën
- Prishtina kushtëzon rinisjen e dialogut me Beogradin
Prishtinë, 17 shtator Kuvendi i Kosovës të hënën (sot) pritet të diskutojë lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë. Ndër pikat më të nxehta do të jetë ajo e privatizimit të PTK-së. Deputetët do të kenë në tavolinat e tyre edhe mocionin për ndaljen e procesit të privatizimit të PTK-së, vendim ky që është përkrahur me peticion edhe nga mijëra qytetarë. Një ndër kundërshtuesit e privatizimit të PTK-së është edhe Ismet Hamiti, ekspert i telekomunikacionit. Në intervistën dhënë Kohës Ditore, Hamiti, që për shumë kohë ka qenë në krye të sektorit për zhvillim të Postë Telefonisë dhe Telekomunikacionit të Kosovës (PTT tani PTK), thotë se nëse këmbëngulet në privatizimin e PTK-së atëherë le të privatizohet gjithçka në PTK, përveç fitimit. Sipas tij, më me urgjencë është zgjidhja e problemit të kodit ndërkombëtar të telefonisë sesa privatizimi i PTK-së (intervista e plotë, sot në Kohën Ditore).


goga17.09.2012/09:22
Sepse milionat e humbur si "haraç për " 381" dhe " 377" kjo është e tëra...








rankoviqi17.09.2012/10:12
ma mir është me u shit telekomi. ngase, prej momentit te shitjes, puntort largohen ngase telekomio falimenton artificijalisht sikurse ferronikeli, derisa pagat e te gjith puntorve te qitun ne rrug i shtin ne gjep pronari i ri. Ma mir është vetem nji njeri ekstra i fortë, qoft ai serb grek ose rus, sesa shum veta e veq sa per idare.