BSPK-ja për 20 shtator paralajmëron protestë kundër privatizimit

Artikujt tjerė
- Aleanca e Biznesit shënon 10-vjetorin
- Dhanë betimin kadetët e rinj të FSK-së
- Më 28 Nëntor Prishtina e Tirana lidhen me autostradë
- Vetëvendosje akuzon RTK-në për abuzime milionash
- Kroacia i ofron Kosovës ekspertizën e vet për integrime evropiane
- Çukalloviq zgjidhet zëvendëskryetar i Kushtetueses
- Qeveria zgjedh heshtjen karshi akuzave të Tërmkollit
- Takohen për reformën zgjedhore?
- Kësaj vere në ahengje - 45 të plagosur
- Hoxhaj: Kosova në pritje të njohjeve nga bota arabe
Prishtinë, 17 shtator Sindikalistët e Kosovës kanë bërë gati 61 mijë nënshkrime të qytetarëve për të kundërshtuar shitjen e ndërmarrjeve publike, PTK-së dhe KEK-ut, si dhe likuidimin e ndërmarrjes Trepça. Sot, pra të hënën, ata do ti dorëzojnë në Kuvend, Presidencë, Qeveri dhe Ambasadë të Amerikës nënshkrimet e qytetarëve kundër privatizimit të këtyre ndërmarrjeve publike, me synim për të ndalur proceset e privatizimit të këtyre ndërmarrjeve. E nëse Kuvendi dhe Qeveria e Republikës së Kosovës nuk do të marrin parasysh këtë peticion, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës paralajmëron protestë të fuqishme. Sindikalistët kanë shpresë që të hënën deputetët e Kuvendit të Kosovës të votojnë një mocion të përbashkët që do ta ndërpresë procesin e privatizimit të ndërmarrjeve publike, PTK-së, KEK-ut dhe likuidimin e Trepçës.
Këtë peticion e kanë nënshkruar 61,539 qytetarë, duke shprehur vullnetin e tyre kundër privatizimit të ndërmarrjeve publike, PTK-së, KEK-ut dhe likuidimin e Trepçës. Nëse Kuvendi dhe Qeveria e Republikës së Kosovës nuk do ta marrin parasysh vullnetin e qytetarëve të shprehur në peticion, vullnetin e punëtorëve dhe të sindikatave, ne si nismë e përbashkët e këtyre organizatave do të protestojmë fuqishëm, tha kreu i BSPK-së, Haxhi Arifi, në konferencën për media të mbajtur të dielën.
Protestat e fuqishme Arifi i paralajmëroi më 20 shtator, tri ditë pas mbajtjes së seancës së Kuvendit që do të mbahet sot (e hënë), e ku do të debatohen lidhur me proceset e privatizimit të ndërmarrjeve publike.
Protesta, sipas tyre, do të mbahet për ta parandaluar fillimisht nënshkrimin e kontratës ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe konsorciumit Limak-Çalik për shitjen e Rrjetit të Distribucionit të KEK- ut.
Angazhimi jonë gjatë kësaj kohe ka qenë i përqendruar për të kundërshtuar shitjen e ndërmarrjeve publike, PTK-së dhe KEK-ut, si dhe likuidimin e ndërmarrjes Trepça. Gjatë kësaj kohe ne kemi organizuar tri tryeza me temën Privatizimi në Kosovë, dy konferenca për medie, një peticion i cili është shtrirë në të gjitha komunat dhe ndërmarrjet publike të Kosovës, një protestë gjysmëore në ndërmarrjet PTK, KEK dhe Trepça nga punëtorët e këtyre ndërmarrjeve. Po ashtu gjatë kësaj kohe i kemi takuar edhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare të LDK-së, Vetëvendosjes, AAK-së dhe AKR-së dhe nga të gjithë këta kemi marrë zotimin se në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës që do të mbahet të hënën, do ta mbështesin një mocion të përbashkët që do ta ndërprejë procesin e privatizimit të ndërmarrjeve publike, PTK-së, KEK-ut dhe likuidimin e Trepçës. Ne, organizatat pjesëmarrëse në këtë nismë, u bëjmë thirrje edhe një herë të gjitha grupeve parlamentare që në këtë seancë të Kuvendit të Kosovës të votojnë duke respektuar vullnetin e qytetarëve dhe të punëtoreve të shprehur në peticionin e organizuar nga BSPK-ja, tha Arifi. Ai nuk ishte i gatshëm të paraqesë pikat e mocionit që do të dalin për votim në Kuvendin e Kosovës.
Por ishte aktivisti i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, ai që shpalosi një nga versionet e mundshme të mocionit. Mocioni, sipas Molliqajt, kërkon rishikim të procesit të privatizimit, si dhe ndërprerje të privatizimit të KEK-ut, PTK-së dhe Trepçës. Mocioni kërkon rishikimin e procesit të privatizimit të deritashëm në Kosovë. Kërkon që para çdo privatizimi të ketë një debat shoqëror me të gjitha sferat për procesin e privatizimit. Normalisht që kërkon ndërprerjen e këtij lloj privatizimi të ndërmarrjeve publike, PTK, KEK dhe Trepçë, pohoi Molliqaj.
Bashkimi i Sindikatave të Kosovës i ftoi të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës që ta votojnë peticionin së bashku me rezolutën, e cila do ti dorëzohet të hënën Kuvendit të Kosovës, me kërkesat për kundërshtim të formës së procesit të privatizimit. Kjo protestë është e pashmangshme në rast të mosmiratimit të kërkesave tona. U bëjmë thirrje të gjithë punëtorëve dhe qytetarëve që janë të zhgënjyer më zhvillimet ekonomike në vend që të bëhen bashkë për ta parandaluar një shkatërrim të mëtutjeshëm të ekonomisë tonë, ka thënë kreu i BSPK-së.


ramadani17.09.2012/12:18
Ku ishin keta trima te BSPKse dhe sindikata e PTKse, KEKut, Trepces kur vite me ralle u privatizuan gjithe ato fabrika ane e mban Kosoves. Ata merrshin dhe ende marrin rroga te majme dhe derisa punetoret e shkret te firmave te ndryshme mbeten rrugeve e disa edhe pa buke, keta te PTKse ,e KEKut kan hanger e pirr neper restorante luksoze. Ne pergjithesi me vjen keq per kete form te privatizimit, por ne anen tjeter gjysma e punetoreve te PTKse dhe KEKut qe jane pranu pas lufte jane te pakualifikuar por jane anetar ose kusherinj te pozites dhe te opozites. Edhe mos ta mashtrojn popullin me nenshkrime sepse ato nenshkrime nuk do te vlejn aspak, privatizimi ka mu kry patjeter.

artan caci17.09.2012/12:08
po keta punetor te kekut dhe ptk si nuk ndodhi qe te solidarizohen me arsimtaret,profesoret,mjeket,minatoret etj
ti ken te ardhurat e barabarta me ta.por kan marr te ardhura si te punojin ne perendim,mos te qohen ne protesta se nuk i perkran askush.

Sinan Pasha17.09.2012/11:52
greqija i ka 300 miliard euro borgj e Telekomin, Hekurudhat e ca te tjera ende nuk i privatizojn. Sikurse edhe japonija qe ende nuk i shet ato. Kryeministri Japonez u pat kercenue me harakiri poqese telekomi japonez do privatizohej. Derisa neve me qellim qe kryeministrin me e shti me ba hara kiri do ta shitnim telekomin. Ktu shumkush nga ne le ta lyp se ku gjindemi me mentalitet tonin neve sot. Nese tek neve gjdogja shtetnore zhduket, ateher qka po na mbetet neve prej shtetit perveq nji kryeministrit.

Musliu17.09.2012/11:42
Natyrisht qe duhet posta te privatizohet,jane mesuar punetoret si ne kohen e komunizmit me marre rroga te majme pa punuar fare.Te ju kujtojPTK i ka sherbimet me te keqijat e me te shtrenjtat ne rajon.

quni17.09.2012/11:11
pajtohem me ty o rahovecli se këta kështu janë mësuar me ble me mundin e tjerve

kadir17.09.2012/11:06
i pari jom me juve

per rahovecalin17.09.2012/11:06
te zotet e botes le ta privatizojn krejt qka ke rreth shpije e familje e tani kqyre a je i knaqun,mbasandej ki te drejt me thon per te tjeret.

Ty rahovecli17.09.2012/10:59
te kisha propozue qe qata te zotet e botas me ta ble pasurin e babes sat, me at qmim me te cilin ti do te mbeteshe ne rrug per gjithmon.

n.fetoshiRahovec17.09.2012/10:46
...shume te dashur qytetare...me kenaqesine me te madhe dhe te sinqerte e pres privatizimin...uroi qe njerezit e merituar te kene mundesi ta blejne te gjithe boten jo vetem Kosoven...








lisi17.09.2012/13:00
PUSHTETARET JA SHESIN VETI PTK KEK.UN, TREPQEN,, POPLLI DUHET TE ORGANIZOHET SHUM MIR TI NDALIM KET KRIM QE I BEHET POPLLIT TE KOSOVES NGA QEVERIA,,,