Sa do të jetë përfitimi i Kosovës nga Hungarocontrol

Artikujt tjerė
- Sa do të jetë përfitimi i Kosovës nga Hungarocontrol
- Lugina e Preshevës kërkon më shumë vende në UP
- Gjithçka 2.45 euro, për Depo
- Qendra Studentore e pranon se ka intervenime për banim në konvikte
- Majko: Shqipëria ia ka pasur borxh Kosovës
- Ahmet Shala mund të mbetet pa post ambasadori
- Pacollit mund ti kushtojë me burg mosdenoncimi i Haraqisë
- Nisin hetimet kundër Haraqisë, Rugovës, Osmanit dhe Abrashit
- Kushtetuesja ka interpretuar amendamentin e zhvleftësuar
- RTK jo transparente, fsheh shpenzimet e parave të taksapaguesve
Prishtinë, 15 shtator - Këshilli i NATO-s, Qeveria e Kosovës dhe ajo hungareze do të fillojnë në tetor negociatat për kushtet e menaxhimit të hapësirës së sipërme ajrore të Kosovës. Zyrtarët e Aviacionit Civil të vendit kanë thënë se hapja e kësaj hapësire do ti sjellë benefite Kosovës. Megjithatë, ata nuk kanë qartësuar se sa do të jetë përqindja e Kosovës në ndarjen e fitimit me Hungarocontrol.Para se të përcaktohet hisja e fitimit dhe koha në të cilën Hungaria do ta menaxhojë hapësirën ajrore të Kosovës, autoritetet kosovare po synojnë që menaxherit ti shesin disa shërbime.
Dritan Gjonbalaj, shef i Agjencisë së Aviacionit Civil të Kosovës, ka thënë se nëse Kosova ofron më shumë shërbime kjo do të rriste edhe koston e përfitimit.
Ne po përpiqemi të rrisim listën e shërbimeve që Kosova ofron në këtë ndërmarrje të përbashkët me Hungarinë. Ne ofrojmë shumë shërbime, për shembull, ne ja shesim fotografinë e radarit, ja shesim velejt, antenat, shërbimin për bartjen e zërit, shërbimet meteorologjike, shërbimet për bartjen e informatave aeronautike, krejt këto do të diskutohen, ka thënë Gjonbalaj për Radio Kosovën.
Sipas autoriteteve të aviacionit civil në Kosovë, shërbimi i navigacionit ajror të Hungarisë Hungarocontrol nuk do të ketë benefite të mëdha nga menaxhimi i mbikalimeve komerciale të Kosovës . I gjithë përfitimi, sipas tyre, do të jetë në planin politik e strategjik.
Nuk do lejohet që asnjë lek profit ta ketë Hungaria. Paret që do ti merr Hungarocontrol do ti merr për pagat e kontrollorëve ajrorë, trajnimin tyre për specifikat e hapësirës ajrore të Kosovës, ofrimin e shërbimit të kontrollit me radarë e gjëra të kësaj natyre. Por, profit mbi mbulimin e shpenzimeve nuk do të ketë, ka thënë Gjonbalaj.
Në fakt, oferta fillestare hungareze ka qenë që Kosovës ti jepet 40 për qind e fitimit për trafikun ajror të udhëtarëve e mallrave. Kjo përqindje mund të rritet nëse Hungarocontrol pranon ofertën kosovare për shitjen e disa shërbimeve.
Vija e vjetër ajrore, pa llogaritur hyrje-daljet nga Serbia, përfshin afërsisht 500 fluturime në ditë dhe llogaritet ti shtoj benefitet e Kosovës 6-7 milionë euro në vit.
Këshilli i NATO-s ka vendosur që hapësira e sipërme ajrore e Kosovës, e mbyllur që nga viti 1999, të hapet në qershor 2013.






