Lugina e Preshevës kërkon më shumë vende në UP

Artikujt tjerė
- Lugina e Preshevës kërkon më shumë vende në UP
- Gjithçka 2.45 euro, për Depo
- Qendra Studentore e pranon se ka intervenime për banim në konvikte
- Majko: Shqipëria ia ka pasur borxh Kosovës
- Ahmet Shala mund të mbetet pa post ambasadori
- Pacollit mund ti kushtojë me burg mosdenoncimi i Haraqisë
- Nisin hetimet kundër Haraqisë, Rugovës, Osmanit dhe Abrashit
- Kushtetuesja ka interpretuar amendamentin e zhvleftësuar
- RTK jo transparente, fsheh shpenzimet e parave të taksapaguesve
- Vulin hyn pa leje në Kosovë, mbështet strukturat paralele
Prishtinë, 15 shtator - Parlamenti i Studentëve (UP), Shoqata e të Shpërngulurve nga Kosova Lindore Vatra, Unioni i Studentëve Proevropianë dhe Këshilli i Studentëve nga Gjilani kërkojnë nga Ministria e Arsimit dhe ministri Buja që të rritet numri i studentëve të pranuar nga Kosova Lindore në Universitetin e Prishtinës. Me një letër zyrtare drejtuar ministrit Ramë Buja, dhe në bazë të vlerësimit të gjendjes dhe kërkesave nga studentët e institucionet që përfaqësojnë qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, këto subjekte kërkojnë që në degët e fakulteteve të UP-së: Edukim, Juridik dhe Ekonomik, në Gjilan, të rriten kuotat për pranimin e studentëve nga Lugina e Preshevës.
Ne kërkojmë që të respektohet vendimi i mbledhjes së fundit të Senatit të UP-së nga 11 korriku 2012, që parasheh aktivizimin e programeve të fakultetit të Edukimit në Gjilan, Histori dhe Gjeografi me Edukatë Qytetare, për arsye se përkon direkt me kërkesat dhe nevojat e qytetarëve të kësaj pjese dhe Anamoravës në përgjithësi.
Këto kërkesa janë të kahershme dhe si të tilla i kontribuojnë mundësive dhe kujdesit të qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës për qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës, andaj apelojmë që të aprovohen këto kërkesa sa më parë, para se ato të ndërrojnë formë thuhet në kërkesën e këtyre shoqatave, thuhet në këtë letër.








