• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 205 *** 22:20    Anima *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Qendra Studentore e pranon se ka intervenime për banim në konvikte

Publikuar: 15.09.2012 - 09:59

Prishtinë, 15 shtator - Pranimi i rregullt i studentëve në Qendrën Studentore, sipas konkursit të hapur nga 5 shtatori deri më 14 shtator, është përcjellë edhe me intervenime të shumta. Këtë e ka pranuar Fatmir Sfishta, drejtor i Qendrës Studentore, por ai i ka cilësuar këto intervenime si të padëmshme. “Intervenimet kanë ardhur drejtpërdrejt tek unë, zakonisht personat më telefononin, por janë bërë për të mirën e studentëve”, ka thënë ai për Kohën Ditore.

Për studentët që nuk pranoheshin për një pikë, sipas Sfishtës, ka pasur më shumë intervenime. Ai ka hedhur poshtë mundësinë që ndonjë student që ka më shumë pikë të mos pranohet e të pranohet ai me më pak pikë. Duke mos dashur të flasë më shumë për këto çështje, ai ka thënë se ndërtimi i konviktit numër 7 në muajin janar të këtij viti në Qendrën Studentore ka rritur numrin e studentëve që do të kenë mundësi të banojnë në konvikte. “Me ndërtimin e konviktit të ri janë rritur kapacitetet në 3 600 studentë”, ka thënë ai.

Më shumë për këtë temë dhe cilat janë ndryshimet pozitive që i presin banuesit sivjet në konvikte lexoni në numrin e sotëm të gazetës.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 20°CI kthjellėt
Tiranė 20°CI kthjellėt
Shkup 23°CI kthjellėt
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup36°CMe diell