Majko: Shqipëria ia ka pasur borxh Kosovës

Artikujt tjerë
- Osmani: Nuk ka çështje më të rëndësishme se largimi i Qeverisë Thaçi
- Majko: Disa njerëz sikur bëjnë korrupsion me leje
- Tërmkolli akuzon Jagxhillarin për fryrjen e numrit të turqve në Kosovë
- Në burg për një BMW X5
- Mustafa: Luftimi i korrupsionit, instrument kundër opozitës
- Batalioni gjermano-austriak zëvendëson italianët në veri
- Komisioni zviceran për migracion inspekton projektet në Kosovë
- Tërmkolli: Jagxhillar ka sjellë turq me autobus në Kosovë
- AAK kërkon që Qeveria të ndalojë Beogradin për të regjistruar serbët në Kosovë
- Ende pa datë për bisedimet Kosovë - Serbi
Prishtinë, 15 shtator Reagimi i Qeverisë së Shqipërisë, por edhe i tërë popullit shqiptar, në vitin 1999, ka ardhur pas një historie të rëndë të një kombi, i cili, për dallim nga kombet tjera, nuk ka jetuar, por ka mbijetuar, ndërsa lufta e vitit 1998-1999 ishte një e çarë në kohë, kur shqiptarëve iu mblodhën të gjitha gabimet në një moment të caktuar, por po ashtu iu mblodhën edhe të gjitha cilësitë pozitive si komb, pa dallim kësaj ane apo asaj ane. Kështu flet Pandeli Majko, njeriu që në vitet më të rënda të historisë moderne të shqiptarëve të Kosovës, më 1998-1999, ishte në krye të Qeverisë së Shqipërisë, dhe përgjithësisht konsiderohet të ketë qenë njeriu kryesor prapa përkrahjes së pakusht që aso kohe shteti shqiptar u ofroi shqiptarëve të Kosovës.Në një intervistë për programin Press-ing të KTV-së, Majko ka rrëfyer për kohën kur si kryeministër duhej ti përgjigjej një situate të rëndë në vetë Shqipërinë, por edhe më tepër një lufte të përgjakshme e shfarosëse kundër popullit shqiptar në Kosovë.
Në këtë intervistë ekskluzive, Majko ka rrëfyer detaje për vendimet politike, por edhe ato emocionale, që është dashur ti marrë si kryetar i Qeverisë së një shteti që edhe vetë ishte i dërmuar nga varfëria dhe kriza politike, ndërsa ka treguar edhe për historinë e tij personale politike prej vendimit për tu bashkuar me socialistët e Shqipërisë, deri te vlerësimi i tij se çka nuk shkon mirë në shoqëritë shqiptare në tërë rajonin.
Intervistën e plotë me Pandeli Majkon mund ta lexoni të plotë në Koha Ditore.


Kosova Shqiptare15.09.2012/21:01
Zoteri Majko,
Shqiperia unk ia ka pasur borxh Kosoves, por Shqiperise, veriut te Shqiperise!
Kosova eshte Shqiperi!

kusha15.09.2012/19:53
per noki,mbase eshte dashur qe z.majko te eshte i PDse e ta furnizoj shtetin serb me derivate ne kohen e luftrav ne ish jugosllavi,respekt per z.Majko e per vllezerit tan shqipetar

noki15.09.2012/17:53
Je ivetmi nga politikanet e shqiperise qe ke bere diqka per shqiptaret e kosoves,por te urrej qe je anetar i partise socialiste!!!!!!!!!!!!

naser15.09.2012/16:06
Respekt Majko,i vetmi politikan i Shqiperis qe ka ba diqka pa hile me Serbin per Kosoven..

K.Filbi15.09.2012/15:30
Nderimet e mija me te sinqerta,mu ba zemra male kur e jepe intervisten ne KTV dhe ua mbylle gojen ca antishqiptarve,sepse kan filluar n'ta fusin zjarrin edhe n'mes vete,prap faleminderit !

Xhevdeti15.09.2012/14:52
Përshëndetje!Zoti të bekoft, moshën që kishe, në situat që ishte thuajse i tër kombi ta menagjosh një komb të uritur, të përgjakur... besa bes duhej kurajo,mendja e ndritur mund ta bëj kët, kët e dëshmuat në kohën më të rënd, e vazhduat edhe pasi ngelet opozit sote kësaj dite. Ju përgëzoj dhe suksese në jet dhe në politik, pse jo.

bllaca15.09.2012/14:49
Boll mir fol Majko cka beni Shqipnia, por i harrut shqiptaret e maqedonis. Ato i kane rreh e nuk na kan lan me dek ne bllace

musa15.09.2012/14:32
nderime zotri majko je njeriv me merita per popllin shqiptar e veqanerisht per perkrahjen e ushtris qlirimtare dhe ndihmen dhe rrespektin e shqiptarve te kosoves fat dhe shedet ne jet

sabria15.09.2012/14:17
PO zoti Majko me gjith respektinqe qe keni por edhe ju nuk jeni duke e kallzuar te verteten dhe marrit e qeveris se juaj ne vitet 8999 se pari ju zoti majko duhet te kerkoni falje popullit te kosoves dhe te tregoni te verteten per ato marrit dhe krimet te cilat i kan ba qeverit lokale spitalet drejtorat e spitaleve sidomos ne kukesjem deshmitar te gjall dhe nuk harrohen msa krimet serbe te cilat ikan ba mjeket e juaj kur ishi ju ne qeveri me dien e juaj apo jo por ju keni qen ne qeveri zoti Majko por edhe per marrjen apo pagesat nga ana serbe te cilet i kan paguar oficeret e juaj dhe ushtaret per te minuar brezet kufitare kunder popullit shqiptar keto jan te verteta me dien e juaj apo jo ju jeni kan ne qeveri Zoti Majko sa i perket ndihmes nga popullata shqiptare ne shqipri zoti majko Vetem DHJET PERQIN E TYRE KAN NDIHMUR ME ZEMER kurse te tjeret zoti Majko vetem kan plaqkit kan ... kan rrahur se bashku me administraten e juaj komunale dhe me ato spitalore nese ke pagu te kan ndihmu

agroni15.09.2012/11:35
Nderimet e mia zotëri Majko ,meritoni qdo rrespekt.Jeni i urtë dhe trim !

KerqovazajaziCH15.09.2012/11:15
Zotri ex kryeminister borxh nena shqipe i ka ter shqipeve qe i la jashte krahve te shqiponjes ,qamri, ilirid,preshev e Ulqin,pershendetje nga mergimtari

Sokol i Malit15.09.2012/10:54
Majkos i doli 'boja' duke justifikuar njè figurè krejt qesharake si Zogolli qè urrehet nga gjithè shqipètarèt.
Gjèrat e mira qè bèn njeriu shkruhen gjithmonè nè rèrè dhe ato tè kèqiat gdhenden nè gurè.

Gjakovari15.09.2012/10:51
Baba CH, shpresoj që kur të vij Majko përsëri në Qeveri gjërat do të ndryshojnë për të mirë, gjegjësisht për ate që thua Ti.

Baba CH15.09.2012/10:14
Ztr. Majko, mjaft mo me keto publikime per me "sharmu opinionin",.... merru pak ma shume me Shqiperi, se Shqiperia klika juaj politike" i ka borxh vete shqipetareve, e se fundi ky far borxhi eshte qe lugina eshte harru se eshte vend i Shqiperise.
Po nejse, na shqipet harrojme shpejte, po e shohim se edhe Kosova ka harru qe ka pase lufte me Serbine, kur po e shohim se si po e trajtojne luginen.

shaliani15.09.2012/09:55
Ju lumte zoti Majko je njender me patrotet SHqipetare paq jete te gjate

shaliani15.09.2012/09:55
Ju lumte zoti Majko je njender me patrotet SHqipetare paq jete te gjate










fatlindi16.09.2012/00:06
Kur po vjen ajo dite e me te pa ty Kryeminister i trojeve shqiptare