• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Gjykata thotë imuniteti i Bukoshit s’ vlen

Publikuar: 13.09.2012 - 13:24

Prishtinë, 13 shtator -  Gjykatësja për konfirmim të aktakuzës ka hedhur poshtë kërkesën e mbrojtjes së Bujar Bukoshit që ai të lirohet për shkak të imunitetit që gëzonte në kohën kur pretendohet se kishte kryer veprat, për çka dyshohet. Këtë e ka konfirmuar për KTV-në, avokati i tij mbrojtës, Besnik Berisha. Ai ka shtuar se arsyetimi i gjykatëses ka qenë se imuniteti nuk është çështje që e mbulon atë për çka dyshohet zëvendëskryeministri i liruar nga detyra, Bujar Bukoshi. Avokati Berisha ka thënë se megjithatë gjykatësja ka vendosur të hedh poshtë dëshminë e Ekrem Maliqit, por jo edhe atë të Haki Ejupit. “Tash brenda 48 orëve ne do të ushtrojmë ankesë për çështjen e imunitetit dhe pastaj kolegji i gjyqtarëve do të mblidhet në një seancë jo të rregullt dhe do të vendos për këtë”, ka përfunduar Berisha.

Sipas aktakuzës, në rastin e Bujar Bukoshit e Ilir Tolajt, 10 të pandehurit në bashkëveprim janë siguruar që ‘Jona Med’ të mos marrë asnjë kontratë nga Ministria e Shëndetësisë, edhe pse në shumë tenderë ajo kishte plotësuar kushtet e përgjithshme dhe se kishte qenë kompania që kishte ofruar çmimin më të ulët.

Komente (6)

avnija14.09.2012/07:02

e populli i shkret po kta jan tgjith te lidhur mes veti ky fill mbas lufte asht dasht te rrasen ne burg kujan gjith ato para qe dhan njerzit e lere qe nuk e shtin ne burg fill mbas lufte po i dhan shans prap te vjedh ky boll ma se nese shperthen populli von do behet turp per kta tradhtar nuk thuhet tradhtar vetem nese bashkpunon me armikun por tradhtar eshte edhe aj i cili han kafshaten e femijve tan e ne si popull kerkohet gjithqka nga ne populli e ka dhen provimin nga A deri ne ZH
ishte radha tash ta jap udheheqsija provimin e kta e treguan veten

iblisi13.09.2012/22:02

prap formoje edhe nji list e shko te thaqi se prap ai te bon zavendes kryeminister see te don shum.

laka13.09.2012/21:59

hajna jan te gjith politikanat e europes juglindore,,ket dor te keqe jau kan lan politikan e ish jugosllavis,e tani po dalin te gjith se jan hajna edhe politikanat shqiptar,,hajn i madhi e hajn i vogli ,,ne kosov hoxhapriftirektori.profidoktorite gjith jan dallavergji,,zot ndihmo se keshtu nuk hecet perpara,,

bardh13.09.2012/21:03

oj kosov e mjera kosov

halil huruglica13.09.2012/13:39

Une, pasha zotin, kam kujtue se krejt hajnat jan ne PDK. E tash po na del neve se te gjith hajnat qenkan LDK. Edhe ljista 100. Ne te cilen kur ti numrosh gjinden vetem disa.

Salihi13.09.2012/13:30

Ahahahahahaaha ku po don edhe me vjedh edhe me pas imunitet, ky osht llopov bre bac. Ky eshte tradhetare i kombit, ski qka fol me shume hiq.

1000  Karaktere
Prishtinė 15°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 19°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu