• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Thaçi e Nikoliq do të takohen në New York?

Publikuar: 13.09.2012 - 13:19

Bruksel, 13 shtator - Zyrtarët e Bashkimit Europian kanë intensifikuar përpjekjet për të rifilluar bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit. Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka paralajmëruar takime me përfaqësuesit e Kosovës dhe të Serbisë në margjina të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB’së, transmeton KTV njoftimin. Ashton ka thënë se do t’i takojë Thaçin dhe Nikoliqin, por nuk dihet nëse takimi do të jetë i përbashkët.

Punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara fillojnë më 18 shtator. Zëdhënësja e baroneshës Ashton, Maja Kocijançiç ka thënë për mediet serbe se temë e diskutimit do të jetë vazhdimi i dialogut mes të dyja shteteve. “Shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton do të bisedojë me presidentin e Serbisë, Tomislav Nikoliq, dhe me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, për vazhdimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB’së, në New York”, ka thënë Kocijançiç.

Komente (4)

Xhevdeti13.09.2012/14:49

Nje takim i pazakont,takoheet nje qengj me nje hiene per te bere marreveshtje paqe.

Bac u Dhy13.09.2012/14:06

me vjen te vjellë, kur shoh dicka te tille!

Njerez te njejte po takohen, nuk kan cka te mesojne asgje njeri prej tjetrit.

avniu13.09.2012/13:36

Takim historik dhe per histori. Edhe fmijt e fmijve do te msojn ne shkolla per kta emra te pa harrueshem dhe te pa perseritun.

hesi13.09.2012/13:22

A shok te mir jan kto

1000  Karaktere
Prishtinė 19°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 19°CKryesisht me vranėsira
Shkup 23°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu