• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Arrestimi i Sami Hamitit përplas PDK-në e LDK-në në Kuvend

Publikuar: 13.09.2012 - 13:17

Prishtinë, 13 shtator - Arrestimi i kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prishtinës, Sami Hamiti, nxiti debat edhe në Kuvendin e Kosovës, raportoi KTV-ja. Deputeti i PDK-së, Berat Buzhala kritikoi LDK-në se pse ende nuk ka dalë me asnjë deklaratë rreth arrestimit të Hamitit, i cili njëherësh është edhe zyrtar i lartë i LDK-së. “Arrestimi i kryesuesit të Asamblesë së Prishtinës, Sami Hamitit, dhe mungesa e reagimit nga LDK-ja ka shkaktuar shqetësim të jashtëzakonshëm tek qytetarët. Njerëzit janë në huti për lejet që i kanë marrë, banesat që i kanë fituar dhe a është kjo gjithmonë e lidhur me krimin e organizuar dhe a do të vazhdohen ato leje”, ka thënë Buzhala.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetarit të grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri. Ai kërkoi nga deputeti Buzhala që t’i shikojë punët dhe bizneset e veta e jo të merret me LDK-në.

“Është interesant se ky njeri nuk është mësuar kurrë t’i shikojë punët e veta, e bizneset e veta, e mos me u mundu me mësu LDK-në se çka duhet të bëjë. Ne jemi që në këtë vend të sundojë ligji. Hamiti është kryesues i Kuvendit, është marrë në bisedë. Asnjëherë LDK-ja s’i ka treguar këtij njeriu se sa kryetarë të komunave i ka nën hetime. Ne jemi fytyra publike, është shumë normale edhe të hetohemi, por argumentet duhet me ja  lënë drejtësisë e prokurorisë”, ka thënë Beqiri.

Ndërkohë tri ditë pas përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë deputeti PDK-së, Arsim Bajrami, ka kritikuar protokollin e shtetit, duke thënë se ai lë shumë për t’u dëshiruar. Bjrami përmendi konferencën e organizuar me këtë rast nga institucionet e Kosovës e ku të pranishëm ishin shumë personalitete ndërkombëtare, por që u injoruan ato vendore.



Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosoves, deputetët   shqyrtuan për herë të parë dhe miratuan Projektligjin për procedurën përmbarimore, Projektligjin për Agjencinë për menaxhimin e komplekseve memoriale të Kosovës, dhe në këto momente po shqyrtojnë Projektligjin për ujërat e Kosovës.

Ndërkaq për herë të dytë, do të shqyrtohen: Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Procedurën kontestimore, Projektligji për bujqësinë organike dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Bujqësinë dhe zhvillimin rural.

 

Komente (5)

B G13.09.2012/21:01

Veq puno Syle edhe kqyre punen tonde, krejt senet n'vi ke me i pase

Podievalia13.09.2012/20:26

Me pase nji Zot i cili do te merrej me Kosoven do te duhej qe urgjent te na i ven masat e dhuneshme.Te gjith ata qe na kan sundue e rjepe gjat ketyre vjeteve te ,,lirise,,ti ziente ne kazan te xhehnemit si udherrefyes per te tjeret se si nuk duhet punue.

atdhe13.09.2012/20:15

o kto arrestime jan krejt politike tuja nis prej ramushit qe kundershtojke pe dim kua tani me fatmir limaj qe janisi me kundershtu kqyre akuzat LDKja pe kundershton tash arestimet e aktakuza te nja mas njave

sadudin cadi13.09.2012/13:49

prej mas perfundimit te luftes,kush ka qen ne pushtet krejt veq kishin vjedh,tana te zezat i kishin bo.

syla13.09.2012/13:41

po thote hajni qe ku eshte hajni atje.... haj medet haj cka po done me na gjete.

1000  Karaktere
Prishtinė 19°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 19°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 21°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe diell
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe diell