Si aterroi Avni Spahiu në Turqi e jo në Hagë

Artikujt tjerė
- Vetëvendosje si beson më as Gjykatës Kushtetuese
- OEK:Projektligji për duhanin stimulon kontrabandën
- Bujqit bashkohen kundër privatizimit, protestat i lënë për më vonë
- Abdixhiku: Duhet dialog i pastër ekonomik Kosovë-Serbi, me ndërmjetësimin e FMN-së
- Pavarësisë së Kosovës sot i hiqet mbikëqyrja
- Si aterroi Avni Spahiu në Turqi e jo në Hagë
- VV: Mërgata në Zvicër, faktor i rëndësishëm
- Kurti i shkruan edhe Ahtisaarit: Plani, pengesë për Kosovën
- Serbia pohon se ka dëshmitar për trafikim organesh në Kosovë
- Ndërrimi i kodit telefonik të Kosovës shqetëson Serbinë
Prishtinë, 9 shtator - Ish-ambasadori i Kosovës në Washington, Avni Spahiu, i emëruar së fundi ambasador i Kosovës në Ankara të Turqisë, ishte paraparë të vazhdojë misionin diplomatik në Holandë. Për këtë madje presidentja Jahjaga e kishte nënshkruar edhe dekretin, kurse Ministria e Jashtme e kishte bërë gati notën verbale, me anë të së cilës kërkohej miratimi i propozimit nga autoritetet holandeze.
Por, pavarësisht nënshkrimit të dekretit nga presidentja, Avni Spahiu nuk u bë ambasador i Kosovës në Holandë. Për këtë rrakatë KTV-ja ka kërkuar shpjegime nga Presidenca, e cila rekomandoi që një gjë e tillë të kërkohet nga Ministria e Jashtme. Por, të njëjtën gjë e ka bërë edhe Ministria e Jashtme, duke thënë se për këtë çështje duhet biseduar me Presidencën.
Pas gjithë kësaj mbetet për të dyshuar nëse Spahiu është refuzuar nga autoritetet holandeze dhe pastaj është sistemuar në Turqi, apo është diçka tjetër në pyetje.









Zehil Zagreb Evropa Dukagjin10.09.2012/08:42
Njeru i mire dhe kapacitet si Z.Avni Spahisu,do te vuajne me shume se ata qe merren me propaganda antievropiane,apo anti Kosovare.Ish Ambasadori i shkelqyre ne ShBAs Avni Spahiu ishte eshte dhe do te jete njeri i te gjitha ngjyrerave ,i te gjitha Meridianeve,i te gjitha Kontinenteve.Mirepo,megjithate i miri peson gjthemon nga fara e zeze politike ,nga antidemokratet e perbetuar.Zoti te dhashte jete te gjate o Z.Avni Spahiu.Paq uratene e Perendise.Lum Kombi shqitare qe te ka....!