• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Thaçi “godet” Hoxhajn për ta mbajtur Pacollin në Qeveri

Publikuar: 09.09.2012 - 08:56

Prishtinë, 9 shtator - Kryeministri Hashim Thaçi e ka parë më të udhës që ta përgënjeshtrojë ministrin e Jashtëm, Enver Hoxhaj, në deklarimin se Kosova nuk është njohur asnjëherë nga Mali, sesa ta acarojë Behgjet Pacollin, dhe ta bëjë atë që të ikë nga Qeveria. Zyrtarë të lartë në PDK kanë thënë për “Kohën Ditore”, se Thaçit si asnjëherë më parë i duhet një partneritet sa më i gjerë partiak, për t’i kaluar proceset politike që priten të nisin pas përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë. “Thaçi i ka dalë në krah Pacollit vetëm për ta ruajtur koalicionin. Ai (Thaçi v.j.) e di që Hoxhaj ka të drejtë, por për shkak të rrethanave është i detyruar t’i ‘mëshojë’ atij, për ta mbajtur Pacollin brenda në Qeveri, së paku edhe për një kohë”, ka thënë burimi i gazetës.

Po ai burim ka hedhur poshtë mundësinë që Hoxhaj të largohet nga kabineti qeveritar, duke shprehur bindjen se gjithçka rreth kësaj çështjeje do të mbetet në nivel deklaratash. 



Më shumë lexoni sot në “Koha Ditore”

 

Komente (4)

Ramadan Retkoceri09.09.2012/13:28

Krejt ky koalacion nuk e perfaqson as 30të Popullit SHqiptar se osht koalacion i SHkive dhe i tjerave minoriteteve kshtu që si u prish si të qendroj osht krejt njo por ky nuk e ka gat edhe me to edhe pa to ky duhet të ik sa ma shpejt aq ma mir.

Limi09.09.2012/13:16

Z,Hoxha eshte neri shum i drejt,pos tjerash shum i shkatht.por mendimi im esht qe te jap Dorheqje,nga PDK e te Kaloj ne VV OSE ne AAK! TE Poshtrohet ne njeri si Enver Hoxha vertet,Esht eh padrejt per ZHoxha kam nje Porosi Kurr mos u ber Pijun i thaqit ! taqi e jap Krajlicen per Kali,keta eka ber edhe para 3 vitesh,te njejten pe ban tash me Z,Hoxhen.

prishtinali09.09.2012/10:28

EDON CANEN e duam minister te puneve te jashtme

Flamur09.09.2012/09:08

Normal! Askund ne bote nuk prishet koalicioni i dy krereve per nje oportunizem demagogjik. Z. Hoxhaj duhet me i mesu keto rregulla te lojes. Plus s'ka as faj e as kontrolle Z. Pacolli mbi sjelljet e quditeshme te Malit.
Per mu si qytetar lajm i njohjeve jane Brazili, Rusia, Kina, India, Vatikani e tj. Mali si na njohu si s'na njohu per mu asht lajm zero!

1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°CKryesisht me vranėsira
Shkup 13°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu