Krerët e Qeverisë demantojnë Clintonin

Artikujt tjerė
- Bujqit bashkohen kundër privatizimit, protestat i lënë për më vonë
- Abdixhiku: Duhet dialog i pastër ekonomik Kosovë-Serbi, me ndërmjetësimin e FMN-së
- Pavarësisë së Kosovës sot i hiqet mbikëqyrja
- Si aterroi Avni Spahiu në Turqi e jo në Hagë
- VV: Mërgata në Zvicër, faktor i rëndësishëm
- Kurti i shkruan edhe Ahtisaarit: Plani, pengesë për Kosovën
- Serbia pohon se ka dëshmitar për trafikim organesh në Kosovë
- Ndërrimi i kodit telefonik të Kosovës shqetëson Serbinë
- Festivali i Rrushit shpall 4 vreshtarë dhe 3 perimtarë të vitit
- FOL: Qeveria gënjeu për rritje ekonomike
Prishtinë, 9 shtator - Ka më shumë se dy muaj që sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, është duke u demantuar nga shefi i Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi, dhe vartësi i tij, Behgjet Pacolli. Të dy thonë se Kosova është e njohur nga 91 shtete, e jo nga 89, sa ka deklaruar ajo gjatë një konference të mbajtur në Kolegjin Wellesley në Boston. Thaçi e Pacolli nuk janë mjaftuar as me përforcimin e deklaratës së Clintonit nga Ambasada amerikane në Prishtinë, në mënyrë që më pas ta korrigjojnë shifrën e njohjeve.
Administrata e SHBA-së ka thënë në mënyrë decidive se Uganda dhe Nigeria nuk kanë dhënë dëshmi se e kanë njohur shtetin e Kosovës. SHBA-ja është në dijeni se 89 shtete e kanë njohur Kosovën. Ka pasur pohime se Uganda dhe Nigeria e kanë njohur Kosovën. Por letra që ne e kemi parë të dërguar nga kryetari i Ugandës, Museveni, zëvendëskryeministrit Pacolli, nuk përbën njohje. SHBA-ja po ashtu nuk ka parë notë diplomatike nga Qeveria e Nigerisë që do të tregonte se e ka njohur Kosovën, ka thënë Ambasada e SHBA-së në Prishtinë.
Pse këto dy shtete vazhdojnë të qëndrojnë në listën e njohjeve, pse qëkur është dhënë ky njoftim nga SHBA Kosovën nuk e ka njohur asnjë shtet dhe pse LDK konsideron se Kosovën e ka njohur edhe Kina, dhe si po bën Pacoli presion në MPJ lexoni sot në gazetën Koha Ditore.


Rahmani09.09.2012/12:56
Ka rregulla nderkombetare per njohjen e shteteve qe ekzistojn me dekada, por per arsy te ndryshme nuk njihen nga te gjitha shtetet e antarsuara ne OKB,e poashtu shtete te reja sikurse eshte Kosova! Nese ka perfundu procedura e njohjes nga dy shtetet e permendura,ateher cfar shqetesimi duhet te kene THaci e Pacolli?Perse kan nevoj ta perserisin demantin per Sekretaren e SHBA Hilari Klinton? A mos vall ajo po propagojka per mosnjohjen e shtetit tone? SHpesh kemi ndigju e lexu se sekretarja Klinton po lobon ne Bote per njohjen e Kosoves! A mund ta mohoj dikush aktivitetin e saj ne interes te Kosoves?

Vrojtuesi09.09.2012/11:58
Ore ju elita e shtetit te ri ne bote mos tu lajn ment me u prish me ameriken se ata ma mire i dine punet tona se vet na,por "vallzoni ashtu qysh ti bjen tupanit amerika" se vallahi me e idhnue ta bane ... ashmak vendin e i harroni edhe ato njohje qe i kemi.

Murtez Xhemajli09.09.2012/11:49
Kjo bahet sepse janë perzie punët dhe ata që e kanëper detyr kushtetuese me jepë pergjigje nuk munden sepse janë te santazhuar dhe pengohen nga një lider i një partie qe mundohet e gjithë punen e njohjeve me ja lanë vetit e kjo te banë qe te dyshojshë se këty ka diqka që nuk funksionon si duhet dhe kjo duhet me u ndalë gjithsesi me urgjencë.

benzina09.09.2012/11:43
si duket po iu vie fundi qeveritareve tan

Ylli09.09.2012/11:15
Me shume po tutem mos do te jete rrenimi i ketij kuazi shteti.

Filipi09.09.2012/10:17
A eshte ky fillimi i rrenimit te ketij kuazi pushteti? Si duket po ...








avnija09.09.2012/12:58
rrini mir se duke ju falenderuar pa dyshim mikut me te madh qe kishim pasur ne shqiptaret popullin amerikan jemi ktu ku jemi po mos tishte amerika ne ku ta dijm ku do perfundonim edi qe ka pas vullnet sepse edhe un kam qen pjestar i UCK se lavdishme mirpo skemi pas kapacitet me mund okupatorin serb e per ket ndihm duhet te jemi mirenjohes ktyre miqve dhe jam shum i sigurt se me mire eedin hillary sa shtete e kan njuoft kosoven sesa pushtetaret tan ju lutem kini kujdes per hir te ggjakut qe eshter derdh kini kujdes qka folni perndryshe nese ja qartni qejfin klintonit aj din edhe tju beje qoban sju len vend as ne prishtin ju kthen neper fshatra nga kini ardhur FLM AMERIK