Mbi 600 të burgosur në Dubravë në grevë urie

Artikujt tjerė
- Krasniqi, Mikiqes: Hiqi syzet e Millosheviqit
- Komisioni për legjislacion miraton projektligjin për EULEX-in
- Thaçi priti kryediplomatin finlandez
- Shuarja e ICO-së dhe rinisja e EULEX-it
- I preket njeriu i tij në Leposaviq, reagon Nikoliqi
- IPKO do të respektojë vendimin institucional për Kodin
- Vullin në Osojan premton mbështetjen e Serbisë për të kthyerit në Kosovë
- BSPK dhe 26 OJQ me peticion kundër privatizimit
- Bombë në oborrin e zyrtarit të SNS në Leposaviq
- Letonia përkrahë Forcën e Sigurisë së Kosovës
Istog, 6 shtator - Nga 1011 të burgosur, sa janë në Qendrën Korrektuese të Dubravës, 603 prej tyre kanë hyre në një grevë. Lajmin e ka konfirmuar drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Resmi Hoxha.
Ai tha për Radion Evropa e Lirë se të burgosurit po kërkojnë që amnistia të futet si kategori kushtetuese dhe ata të gëzojnë të drejtën për amnisti.
Dje pas shpërndarjes së drekës nga 1011 persona që janë të akomoduar në Qendrën Korrektuese në Dubravë, 603 nuk e kanë marrë drekën. Preteksti i mosmarrjes së drekës është kërkesa që të ketë amnisti dhe që tash në fazën e zhvillimeve për ndryshimet kushtetuese, amnistia të jetë pjesë kushtuese që pastaj të ketë mundësi që të nxirret ligji për amnisti, shpjegoi Hoxha.
Hoxha ka thënë së të burgosurit kanë të drejtë në kërkesat e tyre dhe se sipas tij ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi me kohë kërkesën e tyre e ka dërguar në Qeveri, Kuvend dhe në Komisionin për Ndryshimet Kushtetuese.
Hoxhaj bëri të ditur se aktualisht me të burgosurit është duke komunikuar një ekip profesional për tiu shpjeguar procedurat e paraqitjes se kërkesave të tyre.
Nga ana tjetër, edhe drejtori ekzekutiv i Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut në Kosovë, Behxhet Shala, tha se grevistët kanë të drejtë në kërkesat e tyre.
Shala thotë se për vite me radhe të burgosurve u është premtuar që ligji për amnisti të behet kategori kushtetuese, por deri me tash një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Ne në vazhdimësi jemi në kontakt me të burgosurit dhe ata na informojnë për gjendjen brenda. Ne po ashtu jemi në kontakt edhe me stafin korrektues dhe ata na informojnë për gjendjen. Tash është gjendja e qetë, por ka tendencë që kjo greve të shkojë drejt zgjerimit, tha Shala për Radion Evropa e Lirë.











kethy gashi06.09.2012/14:02
behxhet shala nje pyetje per ty a je tu i mbrojt te drejtat e qytetareve apo te krimineleve,te cilet kan ber vepra te renda dhe te rrezikshme per shoqerin.
Kurr nuk dita me te ra ne fije,gjithmon jap deklarime qysh e kerkon situata per destabilizime.