• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Pulsi *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 187 *** 22:20    Dokumentar: “Njerëzit dhe kujtimet flasin” *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Majko këshillon institucionet kosovare si të dialogojnë me Serbinë

Publikuar: 02.09.2012 - 21:06

Prishtinë, 2 shtator - Ish kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko ka thënë se institucionet e Kosovës nuk duhet t’i japin shumë rëndësi procesit të dialogut me Serbinë. Ai ka thënë se ky proces nuk duhet mbingarkuar dhe duhet të shihet vetëm si komunikim për të diskutuar interesat e shqiptarëve në Serbi dhe të minoritetit serb në Kosovë.“E shoh si një dialog i cili nuk ka pse të vendoset në qendër të marrëdhënieve të ekzistencës të së ardhmes së Kosovës. Mendoj se duhet t’i pohojmë vetes se strategjia e Serbisë për dialogun me Kosovën ka një tendencë të qartë për ta kthyer këtë dialog në atë që Kosova është një shtet eksperimental dhe i përkohshëm. Kështu që, duke qenë të kujdesshëm në këtë logjikë, nuk besoj se do të kemi logjika shteruese në dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit”, tha Majko për KTV.

Sipas Majkos, nuk duhet lejuar që Serbia nëpërmjet çështjes së veriut ta paraqesë Kosovën si shtet eksperimental. Po ashtu, Majko theksoi se procesi i përmbylljes së pavarësisë mbetet një fazë tjetër e rëndësishme për Kosovën.

“Fundi i mbikëqyrjes ka të bëjë në radhë të parë me mënyrën se si do sillemi me veten tonë, mënyrën se si do sillen institucionet e Kosovës me situatën e re dhe me statusin që ndërkombëtarët do t’i njohin në vazhdim. Është një status i cili nuk do të ketë të bëjë me mbylljen apo largimin e një personi, si zoti Faith, por ka të bëjë me mënyrën e vet se si do të perceptohet nga ndërkombëtarët veprimi i Qeverisë së Kosovës në marrëdhëniet me të tretët”, ka thënë Majko.

 

Komente (2)

Bretku03.09.2012/09:09

Flm Majko, por këto dhe këshilla tjera të vlefshme për procesët që vijojnë ofroju qeverisë kosovare pa bujë, me shkrim dhe "gjallë" e jo nëpër media. Besoj, pa e nënçmuar askend, se kemi nevojë të shfrytëzojmë mendjen dhe përvojën e gjithë shqiptarëve për të kaluar sa më mirë në proceset që na presin.

Enveri Lipjan02.09.2012/21:28

Serbia ja ka arrit qellimit, i ka rrezuar te gjitha dokumentet e Gjykates Nderk.te Hages dhe ate me nenshkrimin tone me venjen e fusnotes. Tani ka me kerku qe ne te gjitha dokumentet e mundeshme dhe besa edhe ne flamur ta vejme fusnoten. Te gjitha tjerat jane palla ... .

1000  Karaktere
Prishtinė 16°CI kthjellėt
Tiranė 16°CI kthjellėt
Shkup 19°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe diell
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe diell