Studentët paralajmërojnë protesta masive nëse shmanget Pakoja e Ahtisaarit

Artikujt tjerė
- Ejup Qerimi qëndron jashtëligjshëm në krye të PTK-së
- Rober Cooper tashmë është pensionuar
- Për veriun sbën të bisedohet as me Serbinë, as me strukturat paralele
- Komandanti i ri i KFOR-it Halbauer arriti në Kosovë
- Thaçi në Bled kritikon Bashkimin Evropian
- Në Laplasellë e Graçanicë nuk punojnë shkollat serbe, akuza për ndërprerje uji
- Shënohet 13 vjetori i themelimit të Doganës
- Ministri Rashiq qëndroi në Vushtrri
- Kryetari i Prishtinës vizitoi dy shkolla të kryeqytetit
- Ministri Buja dhuroi Abetaren mbarëkombëtare në ditën e parë të mësimit
Mitrovicë, 2 shtator Nëse dalin jashtë Pakos së Ahtisaarit gjatë bisedimeve, do të ketë protesta masive studentore për veriun e Mitrovicës, të ngjashme si ato të pranverës së vitit 1981. Kështu u tha në një konferencë për shtyp të mbajtur në Mitrovicë të dielën. Protesta masive do të organizohen nëse do të ketë farë ndarje apo në rast të dhënies së ndonjë autonomie për veriun, kanë porositur studentët. Takimi është organizuar nga Këshilli i Rinisë i komunës së Mitrovicës, në bashkëpunim me organizatat studentore të Universitetit të Prishtinës - Lëvizja Studentore për Reformë (LSR), Vizioni Studentor (VS), Unioni i Studentëve Proevropianë (USPE), Organizata për Studim, Kritikë dhe Veprim (SKV), Këshilli i Studentëve të UP-së, dega në Mitrovicë, si dhe organizata studentore Opinioni i Pavarur i Studentëve (OPS). Musa Damati, kryetar i Këshillit të Rinisë në Mitrovicë, paralajmëroi një vjeshtë me protesta në rast të cenimit të integritetit territorial të Republikës së Kosovës. Këshilli i Rinisë i komunës së Mitrovicës dhe organizatat studentore paralajmërojnë Bashkësinë Ndërkombëtare dhe institucionet tjera relevante, se në qoftë se gjatë dialogut, që do të zhvillohet në Bruksel midis Kosovës dhe Serbisë, vjen deri te ndarja e veriut të Mitrovicës, apo vjen deri te dhënia e çfarëdo statusi special për veriun e Mitrovicës, Këshilli i Rinisë i komunës së Mitrovicës, në bashkëpunim me organizatat studentore do të organizojnë protesta masive me të rinjtë e qytetit të Mitrovicës dhe me studentët e Universitetit të Prishtinës, të cilat do të mbahen në Mitrovicë, të ngjashme sikur ato të vitit 1981, në të cilat të rinjtë e qytetit të Mitrovicës, në bashkëpunim me studentët e UP-së do të organizohen bashkërisht dhe do ta tejkalojnë barrikadën e vendosur mbi lumin Ibër, duke depërtuar në veri të Mitrovicës. Në këtë mënyrë, të rinjtë e Mitrovicës dhe organizatat studentore do ta mbrojnë çdo cep të Republikës së Kosovës, Mitrovicën - Jerusalemin e Republikës së Kosovës, dhe tokën e të parëve tanë, tha Damati.
Irfan Veseli, nga Unioni i Studentëve Proevropianë, shprehu përkrahje për mbajtjen e protestave në rast të cenimit të territorit të Kosovës, duke thënë se studentët kanë ditur të bëjnë kthesa historike në çdo vend. Edhe Durim Jasharaj, nga Organizata për Studim, Kritikë dhe Veprim tha se janë shumë kushte që Serbia duhet ti plotësojë para çdo negociate me të.
Serbia duhet të kërkojë falje për krimet e luftës, duhet ti dorëzojë në Gjykatën Ndërkombëtare krejt kriminelët e luftës, Serbia duhet të na kthejë fondin pensional dhe të gjitha gjërat e grabitura, si dhe duhet ta ndryshojë kushtetutën e saj, në të cilën shkruan se Kosova është pjesë e territorit të Serbisë. Andaj, kur të gjitha këto ti ketë bërë Serbia, atëherë mund të themi se është bërë e aftë dhe e denjë për të biseduar ne me të, theksoi Jasharaj.
Lidhur me rezolutën e miratuar më 10 maj të këtij viti, e cila kushtëzon çfarëdo dialogu me Serbinë në rast se nuk kthehen të pagjeturit, ai kërkoi respektimin e saj.
Flamur Spahiu, përfaqësues i Vizionit Studentor, tha se studentët e UP-së, si shtresa më e çmuar e vendit në këtë kohë moderne, nuk do të qëndrojnë duarkryq, por do të jenë gjithmonë përkrahës të iniciativave të tilla, kur bëhet fjalë për integritetin territorial të shtetit të Kosovës. Ndërsa Nerimane Ferizi, përfaqësuese e Këshillit Studentor të UP-së në Mitrovicë, tha se është moment kyç që studentët të ngrenë zërin e tyre dhe të mos pranojnë vendime të dëmshme për vendin.


Bardhyl Metkamberi03.09.2012/10:45
Me pelqen iniciativa e studentave, por po mendoj qe eshte me e arsyeshme te organizohen protestat per te ulur papunesine, nepotizmin dhe shume padrejtesite tjera te cilat ndikojne direkt tek ne. Por nuk do te thote qe kjo iniciative eshte jo e pershtatshme sepse dihet nga demostratat e studentave ne vitet e 80 per paknaqesine ne menzat e studentave eshte perfituar edhe per interesat politike me vone.

Shartari03.09.2012/10:27
Pershndetje studentve, rinise dhe popllit atdhedashes. Un mendoj qe qysh sot te fillojne protesta e para kunder qeveris. menoj qe spari duhet me rrenue ket qeveri qe te mos kemi dilemen per negociata me Serbine.
Sa te jen keta ne qeveri kot behen protesta e demonstrata, qeverija sa he kan then tjeter e gjithemone eshte ber me e keqja per Kosoven dhe krejt jan ne favor te Serbise.

diaspor03.09.2012/08:52
edhe nese esht nevoja me ndihm nga ne na keni per qdo qas

Shembi03.09.2012/07:17
Po e vetmja rrugë per shpetimin e Kosoves,nga e keqja ishte dhe do te mbetet nga Studentat.Prandaj ju duhet te jeni te gatshem dhe jeni e vetmja shpres e fundit

Fitim BLLACA02.09.2012/21:02
krejt populli i KOSOVES me juve nuk ka ndarje edhe nuk duhet kurfar statusi
rrnoft SHQIPERIA ETNIKE...

shqiptari02.09.2012/20:06
dine se na kini mbrapa ne gjdo koh








Lina04.09.2012/00:06
Me vjen mire shume qe me ne fund dikush doli edhe ngreu kry pak ktu te na u bo hajmedet...Te gjithe duhet ta perkrahim kete iniciativ, leni trillet andej ishin hap shume vende te punes, kishim funksionu si shtet edhe ma mire. Aq afer kufi ku ke pa plus me nje armik te perbetum...Sduhet me leju kurrrr me u nda ajo pjese,,, Jem me JU