Arrihet marrëveshja për mandatin e EULEX-it

Artikujt tjerė
- Klasat e mbingarkuara vijojnë të shkaktojnë probleme
- Thaçi e Mustafa urojnë fillimin e vitit të ri shkollor
- Thaçi-Jansha, pavarësia e Kosovës ka sjellë stabilitet në rajon
- Studentët paralajmërojnë protesta masive nëse shmanget Pakoja e Ahtisaarit
- Kastrati nuk ka të bëjë me të akuzuarit tjerë, thonë LDK dhe PSHDK
- Thaçi uron mësimdhënësit dhe nxënësit
- Kurti: Mbikëqyrja nuk po përfundon
- Kërkohet vënie e rendit dhe e ligjit në Dubravë
- Presidentja me pagë më të madhe
- Hoxhaj dhe Pacolli me informata të sakta - për Malin!
Prishtinë, 2 shtator Autoritetet e Kosovës dhe ato të Bashkimit Evropian kanë finalizuar një ditë më parë tekstet e letërkëmbimit për mandatin e EULEX-it. Esenca e asaj që ka ndërruar nga draftet e mëhershme është mundësia e vazhdimit të mandatit të këtij misioni evropian për sundimin e rendit dhe ligjit edhe pas 15 korrikut të 2014-s, por nëse këtë e vlerësojnë bashkërisht Prishtina dhe Brukseli.Pajtueshmëria është arritur gjatë një vizite jopublike që të enjten dhe të premten ka zhvilluar në Kosovë komandanti i operacioneve civile në Bashkimin Evropian, Hansjorg Haber. Pos me njeriun që ka qenë në korrespodencë me Brukselin gjatë harmonizimit të përmbajtjes së letrave, zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi, gjatë dy ditëve zyrtari evropian ka takuar edhe kryeministrin Hashim Thaçi, dhe zyrtarë të lartë të dy partive opozitare LDK-së dhe AAK-së. Për rrjedhojë është marrë garancia se dokumenti që do ti garantojë mandat EULEX-it, do të marrë së paku 80 vota në Kuvend.
Dokumenti nuk do të jetë marrëveshje, por një letërkëmbim ndërmjet presidentes Atifete Jahjaga dhe baroneshës Catherine Ashton. Në adresë të Brukselit, Jahjaga do ta nisë letrën të hënën. Të martën është paraparë që ajo të jetë në tryezën e Këshillit të Ministrave të BE-së. Ndërkaq, të premten do të qitet për ratifikim në Kuvendin e Kosovës.
Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore







