Angazhimi i Pacollit në lobim, më shumë dëm se dobi

Artikujt tjerė
- Kryetari i Prishtinës shtroi darkë për nder të Presidentit të Shqipërisë
- Minisrja Kusari i shpëton interpelancës me mbivotim
- LB-ja i kërkon Supremes që ta aprovojë padinë për KQZ-në
- LB e shqetësuar me disharmoninë e brendshme para dialogut
- 110 mijë euro për drekat zyrtare të tetë komunave
- Duhani ndez Qeverinë
- Ndërmjetësim edhe në dialogun me serbët e veriut
- Në BE shumë ide, por pak qartësi rreth dialogut Kosovë-Serbi
- VV: Decentralizimi i ka betonuar ndarjet etnike
- Hoxhaj: Ska dialog pa zbatim të marrëveshjeve
Prishtinë, 29 gusht - Politika e jashtme e Kosovës vazhdon të jetë e çakorduar duke u zhvilluar mbi bazat e interesave individuale, thonë analistë dhe përfaqësues të opozitës.Rasti i fundit i prezantimit të njohjes së Kosovës nga Mali dhe më pas i përgënjeshtrimit të lajmit, sipas tyre, paraqet një skandal ku protagonist është vetë zëvendëskryeministri i parë, Behxhet Pacolli, i ngarkuar me procesin e lotimit, raporton Radio Evropa e Lirë.
Ndërsa Pacolli ka shmangur komunikimin e drejtpërdrejtë me mediat, duke preferuar rrjetet sociale, përmes së cilave ai ka shpjeguar se si ndodhi që Mali nuk e njohu Kosovën, opozita kritikon në veçanti pikërisht angazhimin e Pacollit në procesin e lobimit.
Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, e cilëson rastin e fundi të prezantimit dhe më pas demantimit të njohjes nga shteti i Malit, si një skandal.
Përfundimisht, rasti i skandalit për njohjen nga shteti i Malit është tregues apo shembull konkret për kaosin dhe pamaturinë politike që po e ndjek këtë qeveri dhe sidomos pjesën e lobimit nga zoti Pacolli, thotë Ramadani.
Me sjellje të tilla në politikën e jashtme, sipas Ramadanit, dëmtohet rëndë imazhi i Kosovës. Sipas tij, angazhimi i Pacollit në lobim më shumë po i shkakton dëme sesa që po i sjell dobi procesit të njohjeve të reja.
Ky është shembull konkret se çfarë kaosi po ndodh në pjesën e marrëdhënieve ndërkombëtare të shtetit të Kosovës dhe të njëjtën kohë se çfarë dëme i sjellin shtetit interesat personale të dikujt, e në këtë rast të zotit Pacolli, thekson Ramadani i AAK-së.
Ndërkohë, Alban Bokshi nga Klubi për Politikë të Jashtme, thotë se në rastin e Malit, edhe vetë Pacolli duket të ketë qenë viktimë e një gare, të cilën e ka iniciuar fillimisht vetë ai duke besuar se me marrjen e meritave për njohje, Pacolli do të fitonte në procesin elektoral.
Gara për marrjen e meritave për njohje të reja ka filluar qysh në qeverinë e kaluar dhe, për më keq, po vazhdon edhe tash në kuadër të Qeverisë aktuale, pavarësisht që Pacolli është pjesë e saj, thekson Bokshi.
Me hyrjen në institucione do të duhej që ta institucionalizonte angazhimin për njohje të Kosovës dhe normalisht që kjo nguti dhe ky demantim e kanë dëmtuar shtetin e Kosovës, imazhin dhe procesin e njohjeve në përgjithësi, vlerëson Bokshi.
Joserioziteti në politikën e jashtme, sipas Alban Bokshit, nuk daton me rastin e Malit, pasi që deklarata e veprime të padobishme për procesin e njohjeve janë shënuar edhe në të kaluarën.
Kemi zotin Hoxhaj, i cili thotë se këtë muaj do ti kemi tri njohje, pastaj Pacolli, që thotë se muajt e ardhshëm do ti kemi katër-pesë njohje..., kjo është e dëmshme. Këto janë konsekuenca të kësaj gare politike që të merren sa më shumë merita për njohje të Kosovës, thekson Bokshi.
Kosova është njohur deri më tani nga 91 shtete, përderisa sivjet janë shënuar gjithsej 6 njohje. Në mediat vendase shumë herë është shkruar se problemet me njohjen nuk janë sqaruar as nga Nigeria, por megjithatë në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme emri i këtij shteti figuron që e ka njohur Kosovën.


Bujari30.08.2012/10:03
Eshte per te ardh keq nga deklaratat e po litikaneve, asnjeri asnje njohje dhe ne fakt asgje nuk kan punuar per Kosoven dhe dalin kishe ne po flasim vetem nga gjelozia qe kan dhe urrejtja ndaj z.Pacollit.. veq vazhdo i nderuar

Lulzimi30.08.2012/08:46
I kisha lut te gjithë kritikuesit qe te na tregojnë se cfare kane bere si individualisht ashtu edhe partiakisht ne procesin e njohjeve apo me saktësisht sa njohje kane sjelle vete dhe partia e tyre!?Zotëriu edhe kur ka qene ne opozite ka sjelle njohje sado te vogla shtet qe kane qene ka plotësua numër andaj le te jemi me shume bashkëpunues e jo vetëm kritikues aty ku nuk ka nevoje. Lëreni njeriun le te punon sepse posaçërisht ky njeri nuk ka nevoje te vjel buxhetin e varfër te Kosovës për interesa te veta. Tani secili mund te flete dhe kritikon pa lidhje për qefe ,teke dhe interesa partiake sa te do ,por kur te futet ne pozite i palon veshtë menjëherë.

realisti30.08.2012/08:10
Kam bindjen se gjitha shtetet qe ishte per lobim me shum eshte angazhu per biznes te vetin sesa per njohje. Ky ka bere kontrata per kryrjen e puneve atje, do ta shifni edhe pak do te kerkoj rini ti dergoj per pun atje! keshtu ma thot mendja!

esati30.08.2012/00:23
shko ik nga politika se ma shume na duhesh si biznisman ,se ju dhe politika jeni shume larg mes veti

kushtrimi gjermani29.08.2012/23:20
Roli i Z.Behxhet Pacollit nne Procesin e njohjeve eshte i pakontestueshem dhe eshte turp qe per nje gabim te veme poshte gjithe punen qe ka be ai. Te gjithe le te angazhohemi dhe ti ecim gjerat perpara.

Nazimi29.08.2012/20:52
Une mendoj që Pacolli ka kontribuar ne maksimum për qështje njohjeje, ndërsa anarkija ne Mali dhe shumë përsona qe vendosin nuk do thot që Pacolli te jete i ekq, ai ak berë mjaft, cka beri Thaqi me Hoxhajn dhe te tjeret nga kabineti, cka beri presidentja e te tjeret, asgje. Në vend qe te mobilizohen mbi njohjet ata stagnojn dhe kerkojn dialog em veriun e kosovës për te cilin as nuk kisha qa koken, pse shkiit nuk folnin me 2 milion shqiptar sepse sdonin të na legalizonin e thaqi me ... t e vete e ben kete se di cfare politike e brisht po luhet ne ks. Katastrof.







Besim Diplomati30.08.2012/10:44
per Lulezimin, ....91 shtete qe e pranuan Kosoven jane merita ekskluzive e SHBAse dhe politikes parimore qe ata e bejne. Qdo njeri qe thot se njeri prej ketyre 91 shteteve e ka pranuar kosoven si rezultat i qfaredo aresyeje ....eshte genjeshtar. Zoti e BEKOFt Ameriken dhe kombin AMERIKAN.