LDK tërhiqet nga Komisioni për Reformën Zgjedhore

Artikujt tjerė
- LB-ja i kërkon Supremes që ta aprovojë padinë për KQZ-në
- LB e shqetësuar me disharmoninë e brendshme para dialogut
- 110 mijë euro për drekat zyrtare të tetë komunave
- Duhani ndez Qeverinë
- Ndërmjetësim edhe në dialogun me serbët e veriut
- Në BE shumë ide, por pak qartësi rreth dialogut Kosovë-Serbi
- VV: Decentralizimi i ka betonuar ndarjet etnike
- Hoxhaj: Ska dialog pa zbatim të marrëveshjeve
- Reagim i shkëlqyeshëm i FSK-së ndaj krizave
- Nazim Bllaca akuzon Shukri Bujën për lidhje me serbët
Prishtinë, 29 gusht - LDK-ja e Isa Mustafës është tërhequr të mërkurën përfundimisht nga Komisioni Parlamentar për Reformën Zgjedhore. Këtë vendim e ka bërë publik, kryetari i këtij komisioni që është nga LDK-ja, deputeti Haki Demolli.
Që nga sot LDK-ja nuk do të jetë pjesë e komisionit derisa nuk respektohet marrëveshja për presidentin e arritur në rezolutën të cilën e kemi përkrahur edhe ne, ka thënë deputeti Demolli. Ai ka shtuar se LDK-ja do ti kthehet punës së komisionit në momentin kur të ndryshohen rrethanat dhe kur PDK-ja do ta respektojë marrëveshjen për presidentin. Ky vendim, sipas anëtarit tjetër të LDK-së, Imri Ahmeti është imponuar direkt nga kryeministri Hashim Thaçi. Qëndrimi jonë për tu larguar nga komisioni na është imponuar direkt nga kryeministri Hashim Thaçi dhe nga askush tjetër, është shprehur Ahmeti.
Nga ana tjetër nënkryetari i komisionit nga PDK-ja Halit Krasniqi i ka ftuar kolegët e tij nga LDK-ja që të vazhdojnë punën dhe të mos largohen nga komisioni pasi që sipas tij ky është lajm i keq në kohën kur Kosova është në fazën e përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur
Është lajm i keq për komisionin, opinionin dhe institucionin. Ju ftoj që ta korrigjoni veprimin dhe komisioni ti kthehet punës normale, ka ftuar Krasniqi.
Kurse përfaqësuesi i AAK-së, Blerim Shala e ka cilësuar këtë si një situatë të komplikuar për të cilën ka thënë se ai nuk di se cila është rrugëzgjidhja për momentin.Është situatë e komplikuar dhe goxha e rëndë dhe ne më së paku kemi kontribuar që të jemi në këtë situatë. Pra jemi në pikën zero dhe unë nuk e di rrugëdaljen nga kjo situatë, ose ajo mund të gjendet me një takim të përbashkët të liderëve të partive dhe të dyja komisioneve, atij për ndryshime kushtetuese dhe këtij për reformë zgjedhore, është shprehur Shala. Por për Lëvizjen Vetëvendosje ky veprim i LDK-së është tregues se PDK-ja e LDK-ja e kanë shndërruar reformën zgjedhore dhe kushtetuese në pronë private. Reforma zgjedhore dhe ajo kushtetuese janë duke u trajtuar nga PDK-ja e LDK si pronë e tyre dhe nuk na befason aspak ky qëndrim i LDK-së sepse sikur që është nisur në mënyrë antikushtetuese marrëveshja për presidentin ashtu edhe po vjen fundi, ka vlerësuar Haxhiu. Ajo ka propozuar që të vazhdoj puna e komisionit në çështjet që kanë të bëjnë me administrimin e zgjedhjeve.


besi29.08.2012/22:20
Ishallah mbusheni mend se disa here Thaqi ju ka mashtru e ju prap po beni mareveshje me thaqin . Nje mik i imi i besueshem me ka tregue se Hashimi kish pas thon ma kollaj i mashtroj LDK se femijt e mi .

populli29.08.2012/21:09
mose bani marri se me pare te popullit i kini kto te mira oje principata te pandorese e bolle ma se pupulli u lodh menoni mir kush kini qen e sot kush jeni bane

babi,salzburg29.08.2012/19:52
Presidentja jo qe e ka humb autoritetin e saj me kete potez te vetin por ajo kurr ska pas autoritet.ajo me njeren ane i sheh grumbullin me euro ne anen tjeter sheh grumbullin e madh me fukaret te varferit ne Kosove, dhe qka bene ajo shkon kah grumbulli me euro.LDK ky eshte potezi dhe politika me e mire pas disa vjetesh andaj mos luani nga aty dhe mbane fjalen e dhene per te cilen fjale do te jeni te qmuar nga populli qe do te fitoj prap besimin e humbur.dhe nga kjo do te fitoni ate qe kerkoni pra VOTEN, tung me te mira

Xhafa nga Istogu29.08.2012/19:43
Rruga e vetme e drejt ishte kjo. Per pasojat le te mendojn ata qe nuk e mbajn fjalen

kapeshnica29.08.2012/19:40
Bravo per parim !

zaman29.08.2012/19:15
Mos leshoni PE !!!!!!!

jeta gashi29.08.2012/16:33
ISHALLA E KENI PERNIME!

Kushtrimi29.08.2012/15:24
BRAVO LDK, hiq mos i leshoni pe ketyre pisave?

ldkldk29.08.2012/14:51
Ju lumte LDK dhe Prof Isa Mustafa

Arber29.08.2012/14:44
Bravo LDK, vetem ju jeni te fjales.

ken3029.08.2012/14:37
Presidentja po e humbë autoritetin e presidentes po rikthehet në kukëll të problemeve kundër proceseve demokratike të Kosovës.

Blerimi29.08.2012/14:18
VVja po e mbeshtet PDKne per vazhdimin e punes

agroni29.08.2012/12:27
vetem perpara se fotelet pa dridhje e pa shkund mire nuk zevendesohen

Astrit29.08.2012/12:22
Mir ja keni bë. Ishalla nuk do te kthehi deri ne largimin e presidentes.








taulanti, prizren30.08.2012/09:31
Te lumte LDK. Ka ardhe kohe qe ne Kosove te punohet drejt dhe te vleresohen vlerat. Mjaft me me rrena e dallavere. Ishalla populli e ka kuptue drejt se kjo qeveri duhet sa ma shpejt me shkue ne shtepi, dhe vendin me qeveris njerzit e urte dhe te menqur. Rrnofte Kosova, Rrnofte LDK ja.