• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Hasani: Kushtetuesja nën presion politik

Publikuar: 29.08.2012 - 08:32

Prishtinë, 29 gusht – Enver Hasani e ka quajtur presion politik vlerësimin e Komisionit për ndryshime kushtetuese dhënë të martën, se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mandatin e presidentit ishte joprofesional. Deputetët e këtij komisioni kanë kritikuar një vendim të gjykatës që drejton Hasani, me të cilin hidhet në ujë më shumë se gjysma e punës së tyre disamujore në amendamentimin e aktit më të lartë juridik të shtetit.

Në një prononcim për “Kohën Ditore”, Hasani ka potencuar tri gjëra. Në dy të parat ka treguar shpërfillje për vlerësimet që mund të vijnë nga anëtarët e një komisioni politik që, sipas tij, kanë bërë më shumë se dhjetë amendamente në disharmoni me kapitullin e dytë të Kushtetutës. Amendamentet ishin hartuar në frymën e një marrëveshjeje politike që kishin arritur liderët e partive kryesore në pushtet, PDK e KKR, Hashim Thaçi e Behgjet Pacolli, me kreun e subjektit më të madh opozitar, LDK, Isa Mustafa.

Më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”

 

Komente (10)

Hamza29.08.2012/11:22

Je shembull i mire ne UP, prof. Universiteti ka qene duke shku perpara shume ne kohen tende. Erdhe Muja me shokte e vet matrapaza e e shkaterroj.
Studentat tu mburren me ty.
Perpara i nderuari Prof.dr.Enver Hasani. Lum Kosova qe te ka.
Ti kishim pas edhe nja 34 si Ty na kishim ece

Avni29.08.2012/10:41

Vetem perpara Prof .

Ferki29.08.2012/10:40

Shume pak njerz kane mbetur per tu marr shembull si ju , keshtu qe vetem perpara Prof

Ferki29.08.2012/10:40

Shume pak njerz kane mbetur per tu marr shembull si ju , keshtu qe vetem perpara Prof

xhevdeti29.08.2012/09:38

Hasan cdoher Kushtetuta ka qene nen presionin e Qeverise se stupcave, kete e ke ditur edhe me heret.

Burim 29.08.2012/09:38

I nderuari Prof. Hasani, falë këtij presioni politik qe ti po e quan jeni aty ku jeni sot, përndryshe sikur gjerat te rrjedhin ashtu si duhet, ti sot do të ishe prapa grilave ose ose nongrata person sidomos në UP. Fatkeqësisht, aty ku keni shërbyer keni lënë një histori të keqe falë veprave të liga që keni bërë. Me sa po e shoh, ke filluar ta nuhatësh fundin edhe të kësaj pozite të cilën ta kanë sjellë presionet politike siç ti po i quan. Me një fjale, ke qene je dhe do të mbetesh shembulli me i keq i një pedagoguprofesori, rektori dhe tani i një kryetari të Gjykatës Kushtetuese. E njerëzit sikur ju, nga një herë të bëjnë të ndihesh në siklet pse jemi shqiptar! Turp!!!

Limi29.08.2012/09:33

Bravo Enver Hasani,
jeni i vetmi njeri i drejte, i pakorruptuar, dhe atdhetar.
Mos lesho pe ndaj ketyre qe po bajne pazare politike per te keqen e Kosoves.
I vetmi institucion qe po punon drejte. Te lumte

agron29.08.2012/09:26

ti je ni kriminel i lterave.... veq ne Kosove cifti yt bohet kretar i gjykates kushtetuese.... ne vende tjera ti ishe kon bashk me kolegen Ilir Tolaj.... nese e njef dikush mire, e din pse e kom permen Ilir Tolajn...

luli29.08.2012/09:09

ju jeni te obligum me iterpretu ligjet e deshirat e popullit e tasht folni per presion te deputetve ju duhet mu ju pergjigj deputetve mose me kan deputet sa per popull kurr nuk ishi hyp ku jen veq n qofese kish vidh votat

Komentimi29.08.2012/09:00

Nuk jeni kërkun more Enver Hasani. Vetknaqësia e juaj me pozitën që keni ka bërë që në vend se të merreni me drejtësi të mirëfillt, të sharroni me të dyja këmbët në politikë. Po edhe nuk ka se si të ndodhë nryshe kur dihet që politika e jo dija dhe aftësia ju ka sjellë në pozitën në të cilën ndodheni.

1000  Karaktere
Prishtinė 17°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 17°CRrebesh shiu
Shkup 20°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell