• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Përfundon puna për ndryshimin e pakos kushtetuese dhe ligjore

Publikuar: 28.08.2012 - 17:59

Prishtinë, 28 gusht - Komisioni për Ndryshime Kushtetuese ka përmbyllur sot punën në ndryshimin e 22 ligjeve dhe pakos së amandamenteve kushtetuese që përmbyllin mbikëqyrjen e pavarësisë ndërkombëtare. Kryetari i këtij komisioni, Arsim Bajrami tha se kjo pako do të votohet këtë javë në Parlament.

“Kemi arritur një konsensus të plotë politik, që ky ligj të procedohet në leximin e dytë në mënyrë që ditën e premte të mbahet seance ku do të miratohet projektligji për përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë, në mënyrë që deri me 10 shtator kur mbahet mbledhja e GND në Prishtinë, Kuvendi t’i përmbush të gjitha obligimet që edhe formalisht Kosova të jetë shtet i plotë sovran pa mbikëqyrje ndërkombëtar”, tha Bajrami, raporton RTK.

Bajrami tha se ndryshimet kushtetuese, në pjesën ku flitet për presidentin dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mandatin e presidentes, pritet të diskutohet në ditët e ardhshme.

“ Ne si anëtarë të komisionit kemi bërë vërejtje në vendimin e Gjykatës dhe ekziston një konsensus në Komisionin Kushtetues se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është jo profesional dhe i pabazuar, por është i detyrueshëm sepse Kushtetuta ia ka dhënë fuqitë detyruese, është e sigurt se gjatë javëve të ardhshme do të diskutohet vendimi i gjykatës dhe do të rekomandojmë për Kuvendin zgjidhje adekuate”, tha Bajrami.

Vjosa Osmani anëtare e Komisionit për Ndryshime Kushtetuese nga LDK tha ndryshimet kushtetuese në nenin për zgjedhjen e presidentit nuk mund të votohen pa mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme presidenciale.

“Vendimi i Gjykatës lenë liri që presidentja të vendos vetë në qoftë se do të jap dorëheqje apo jo, dhe ajo këtë zotim e ka dhënë para liderëve në momentin kur është nënshkruar marrëveshja, dhe çdo veprim tjetër nga ana e saj është mashtrim”, tha Osmani.

Deklaratat e presidentes Jahjaga se nuk mund të jap dorëheqje sepse një gjë të tillë nuk e lejon Kushtetuta, Osmani, pa i komentuar, i quajti absurde.

Ndryshe, pas 10 shtatorit, komisioni pritet të finalizojë edhe tekstin me amandamentin e pjesës kushtetuese për zgjedhjen e presidentit në mënyrë që t’i dorëzohet Kuvendit për miratim.

Komente (1)

xhevdeti29.08.2012/09:10

Si fillim vete hartuesit jane duke e shkelur kushtetuten si dhe duke ia pershtate Qeverise dhe Presidentes.Ne keto sihariqe te Qeverise se Kosoves si dhe komisioneve ne ndryshime te kushtetutes veprohet si,"kadija te akuzo kadija te deno",per kadine Hashim nuk vlene Kushtetuta,populli dhe opozita.Kuqi dhe Arsimi ne sherbim te kadise e drejte rrezikimit dhe rendit kushtetues ne dem te Kosoves por ne fafor te Kadise Hashim dhe Qeverise se tije,kurse presidentja e sigurt deri ne perfundim te mandatit ne baze te Kushtetutes se re te Kasoves.

1000  Karaktere
Prishtinė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell