Preferohen blloqe me kapacitet prej 300 megavatesh

Artikujt tjerė
- Pacolli ndërron fjalët: Mali nuk e ka njohur Kosovën
- Jahjaga, Thaçi e 6 ministra në ceremoninë e NAAC-it
- Kolegjet reklamohen si universitete, shkelin ligjin
- Preferohen blloqe me kapacitet prej 300 megavatesh
- Vetëvendosje: Shtatori i këtij viti do të mbahet në mend
- Në Bondsteel, ushtarët u mësojnë fëmijëve softball
- Sahatqija në konferencën për rolin e gruas në lidership
- Vendimi për Haradinajn, në nëntor
- Hoxhaj: Konflikti përfundon kur Serbia të na njohë
- Drews: Barrikada mbi Ibër, simbol rezistence
Prishtinë, 28 gusht - Sistemi elektroenergjetik i Kosovës më së miri do të funksiononte nëse njësitë e reja gjeneruese do të kishin kapacitet të instaluar prej 300 megavatesh (MW). Ky është qëndrimi i Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) rreth kapaciteteve të instaluara që duhet ti kenë blloqet e reja të termocentralit Kosova e Re, shkruan sot Koha Ditore.
Ndërkohë, pas vendimit për tërheqjen e termocentralit Kosova B nga pakoja tenderuese, Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka nisur rishqyrtimin total të projektit, duke përfshirë edhe madhësinë e blloqeve të këtij termocentrali.
Në mbledhjen e radhës të Komitetit Drejtues pritet të vendoset edhe për madhësinë e blloqeve, ndërkohë që zyrtarët e Ministrisë thonë se ndërtimi i blloqeve prej 300 megavatesh është shumë më i shtrenjtë se blloqet me kapacitete më të mëdha.
Sipas letrës pozicionuese të lëshuar nga KOSTT-i dhe studimit të kryer nga PB Power, sistemi elektroenergjetik i Kosovës më së miri do të funksiononte me njësi gjeneruese prej 300 MW, ka thënë Elvane Devexhi-Osmani, zyrtare për informimi në KOSTT.
Sistemi elektroenergjetik i Kosovës do të funksiononte edhe me blloqe që kanë kapacitet prej 500 megavatesh, por me më shumë vështirësi.
Sistemi elektroenergjetik do të funksionojë, por natyrisht se do të duhet mirëmbajtja e rezervës së madhe terciare të madhësisë qoftë në gjenerim ose import dhe eventualisht në reduktim të ngarkesës në rastin e rënieve të këtyre gjeneratorëve, ka thënë Devexhi.
Sipas zyrtarëve të KOSTT-it, njësitë me kapacitet prej 300 megavatesh janë më të lira te terminalet e konsumit në aspektin komercial (gjerësisht në Kohën Ditore).








