• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 207 *** 22:20    Cosmo *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Vazhdojnë pritjet e gjata në Merdar

Publikuar: 26.08.2012 - 16:51

Podujevë, 26 gusht – Pritjet e gjata për qytetarët që ia kishin mësyrë pikës kufitare në Merdar kanë vazhduar edhe të dielën. Atyre që u kishte rënë “hise” të presin në temperatura të larta, thanë pas orës 15:00 se pritjet për në dalje nga Kosova kanë qenë nga 3 deri në 4 orë. Po ashtu, kolona e automjeteve që po prisnin për të kaluar kufirin që ndan Kosovën me Serbinë ishte e gjatë, njofton korrespodenti i Kohës Ditore. Pritjet e gjata, sipas qytetarëve, po shkaktohen nga neglizhenca e autoriteteve serbe dhe për shkak të formularëve që i plotësojnë këta të fundit për qytetarët të cilët udhëtojnë me pasaporta dhe letërnjoftime të Republikës së Kosovës.

Kolonat dhe pritjet e gjata në pikëkalimin kufitar në Merdar kanë filluar që nga dita e premte, për të vazhduar të shtunën dhe të dielën. Pritje të gjata ka pasur edhe të dielën e kaluar dhe të hënën, pas festës së Fitër Bajramit, kur mërgimtarët filluan të kthehen masivisht nga Kosova për në vendet perëndimore ku punojnë e jetojnë.     

 

Komente (2)

Ngucakeqi27.08.2012/10:52

Prit me muaj e prit me vjet, kosovari smbushet mend, o haj medet!!!!

OBERHUSEN FERIZAJ 27.08.2012/09:42

ISHALLA PRESIN KA 100 DITE SE SPO KA RRUGE TJETER VALLAH PO VEQ SHKINIA

1000  Karaktere
Prishtinė 32°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 32°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 35°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup35°CMe diell