• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Kuvendi “out” bisedimeve

Publikuar: 26.08.2012 - 12:47



Prishtinë, 26 gusht - Deputetët kosovarë edhe në sesion e ri të punës së Kuvendit do të mund të mbesin spektatorë”. Fillimi i bisedimeve politike me Serbinë, do t’i qesë ata automatikisht nga “loja”, njëjtë sikurse kishte ndodhur me bisedimet e kaluara, shkruan gazeta Zeri.

Kështu të paktën thonë analistët politikë, sipas të cilëve, Kuvendi nuk po arrin në asnjë formë që ta kontrollojë dhe mbikëqyrë punën e qeverisë. Sipas Zërit legjislativi kosovar ka dështuar sidomos në detyrimin e qeverisë që të raportojë për bisedimet që po i zhvillonte në Bruksel.

Asnjë nga marrëveshjet e arritura në bisedimet e ashtuquajtura teknike me Serbinë, ku Kosova përfaqësohej nga Edita Tahiri, nuk janë sjellë për miratim në Kuvend. Drejtori i Institutit GAP, Agron Demi, thotë se qeveritarët janë të vetëdijshëm se shumica e partive politike në Kosovë, nuk pajtohen që me Serbinë të ketë bisedime politike, prandaj, do të përdorin “mjeshtëri” për t’i ikur Kuvendit.

Ai kujton se si vitin e kaluar deputetët shumicë në Kuvend të Kosovës, ia kishin dhënë “vizën” qeverisë për të hyrë në bisedime, por gjithashtu ishte kërkuar që marrëveshjet që dalin nga bisedimet të miratohen në Kuvend.

Komente (1)

atdheu26.08.2012/14:38

"Bisedime,faleminderit, jo faleminderit. Unë kam nevojë për makiazhin tim . Parlamenti "

1000  Karaktere
Prishtinė 15°CShi i lehtė
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 22°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell