Qeveria po merr hua për ti shlyer borxhet

Artikujt tjerė
- Kusari-Lila: Vetëvendosje larg qëllimit të vetë
- Naser Kelmendi blen një pjesë të ishullit Shën Nikolla?
- Hoxhaj në Alpbach 2012: BE-ja, agjendë nacionale e Kosovës
- Vetëvendosje si shkoqet Thaçit, ia bllokojnë telefonin
- Dhuna ndaj strukturave jolegale, e arsyeshme
- Agani porosit mjekët, mos ikni nga Kosova
- Katërmbëdhjetë vjet pa Komandant Kumanovën
- Vazhdojnë pritjet e gjata në Merdar
- Drews: Në veri tregtohen armë, drogë dhe njerëz
- Zjarri djeg mbi 500 hektarë pisha të Koritnikut
Prishtinë, 26 gusht - Qeveria e ka tejkaluar planin për hyrje në borxhe të brendshme nëpërmjet shitjes së letrave me vlerë ani pse niveli i borxhit ishte i rregulluar me Ligjin e buxhetit të aprovuar në Kuvend. Sipas planit të paraqitur në buxhetin vjetor, Ministria e Financave obligohej që të kryente shërbimet për Qeverinë për marrje hua nga sektori privat i brendshëm 74 milionë euro nëpërmjet letrave me vlerë. Por, nga nëntë ankande të letrave me vlerë të zhvilluara deri në gjysmën e muajit gusht, kjo ministri ka përfituar rreth 99 milionë euro të hyra, apo 25 milionë më tepër sesa plani buxhetor, shkruan sot Koha Ditore.
Sipas gazetës, të njëjtat borxhe, sipas dokumentacioneve mbi shpalljen e rezultateve, Qeveria obligohet tua kthejë blerësve të aksioneve të TRUST-it me normë vjetore të interesit nga 2 deri në rreth 5 për qind.
Për tejkalimin e pragut për borxhin e brendshëm Ministria nuk i ka ndryshuar planet as në rishikimin e buxhetit të realizuar në muajin qershor. Sipas këtij dokumenti të aprovuar në Kuvend dhe që ka fuqinë e Ligjit, borxhi i brendshëm vjetor nuk llogaritej të kalonte mbi 74 milionë euro.
(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)











billi26.08.2012/08:27
kjo qevero eshte qeveri hajnash, qeveri rrencash e matrapazeve sepse eshte dale me vota te vjedhura merre me mend edhe arsimtare e profesora kane dale e kane vjedhe me ba nje qeveveri QFARE ESHTE...