Thaçi: Për interesa madhore jo dallime pozitëopozitë

Artikujt tjerė
- Tolajn dhe avokatin e tij mund ti presë një padi e re
- Bankat dyfishojnë fitimet
- Universiteti Publik i Prishtinës i 3387-ti për cilësi
- Edhe LDK-ja ka shkelur Marrëveshjen për presidentin
- Ekspertët kosovarë të mirëseardhur në Gjermani
- Digjen pyjet edhe në Sharr
- KFOR-i zhbllokoi rrugët drejt Zubin Potokut
- Jahjaga ngushëllon presidentin slloven Türk
- Serbët në veri reagojnë kundër aksionit në Zupç
- Jahjaga priti rektorin e ri të UP-së
Washington, 23 gusht - Në një interviste për Zërin e Amerikës kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi tha se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë nuk është çështje e një lideri, një partie, apo një mandati qeverisës. Ne nuk jemi dy vende dhe dy popuj që kemi zhvilluar luftë me njëri-tjetrin dhe pastaj mbas mbarimit të luftës të kemi arritur traktate të paqes, apo marrëveshje të paqes, apo që kemi punuar bashkërisht për të ardhmen e dy vendeve dhe të rajonit, ndaj mendoj se kapitulli i së kaluarës është mbyllur duke mos e harruar kurrë, por duke e kujtuar me krenarinë më të madhe, sepse jemi fitues, ndërsa duhet të punojmë më tepër për të ardhmen. Unë besoj që kundër dialogut për fqinjësi të mirë nuk është askush, kundër normalizimit të marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë nuk është askush. Ne të gjithë duhet të ngrihemi mbi interesat grupore, partiake, apo të politikës elektorale ditore, të gjithë duhet të shikojmë interesat shtetërore. Ajo që unë mund të sigurojë dhe garantojë qytetarët e Kosovës, është se bashkërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian, do të bëjmë të gjitha përpjekjet, që të ndodhë normalizimi në kushte e rrethana gjithmonë duke respektuar kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.
Intervistën të plotë lexojeni sot në rubrikën Intervista të Koha.net.


hasha, shefi i kamishit dhe nipi i azemit23.08.2012/12:59
Per shitjen e interesave madhore na duhet edhe opozita.

Faton23.08.2012/10:04
Per qfare interesa madhore flet cilat jane ato interesa madhore te tau, i vetmi inters madhor i joti eshte me e rujt karigen edhe me vjedh sa te mundesh je gjendje edhe venin me ja fal armikut weq me e rujt ... gen tu ka ngushtu pak po ne fund do tia dalesh me njerz labila qe kemi ne...fatekqesia ma e madhe per ne historia do ta deshmoj dikur dhe njerzit do ta shofin se ken qen pikerisht ti.

zylfikliju23.08.2012/09:31
krejt krejt veq ligjin e kushtetuten pse po i permendni. Ngase, ne shtetin demokratik, kushtetuta nuk mundet me u ndrrue nga teket e kryeministrit. Derisa ligjet as qe egzistojn per qeverin e kryeministrit. Ngase, edhe nese qeverija me vetedije e shkelin ndonji ligj. ata arsyetohen see neser do mbahet kuvendi dhe se do te nderrohet ligji. Dhe kshtu, dhe mu kshtu punonte edhe diktatori serb Sllobodan Millosheviq. Ma par, pyetne Zoterijun Azem Vllasi se a kan mund me u nderrue ligjet apo kushtetuta ne kohen e tij sipas tekeve te ndonji njeriut, qoft ai edhe Titoja.









xhevdeti23.08.2012/13:50
Ju zoteri moti i shitet ato interesa per te cilat flisni,duke filluar nga interesat kombetare e deri te shitja e pasurise se Kosoves per momentin skeni cka te shitni me tani u ka mbetur qe nje dite ta shitni osfalltin e autobaneve.