• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Për Veselin e SHIK-ut, PDK-AAK ruan imazhin e hajnisë

Publikuar: 23.08.2012 - 08:43

Prishtinë, 23 gusht – Ish-kreu i Shërbimit Informativ të Kosovës, Kadri Veseli, nuk është në favor të një koalicioni të ngushtë PDK-AAK. Kështu ka thënë një burim i afërt me Veselin, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Duke komentuar informatat e publikuara nga “Koha Ditore”, sipas të cilave AAK-ja është e gatshme të hyjë në koalicion me Hashim Thaçin me kusht që njerëzit e SHIK-ut të mos marrin kryesimin e PDK-së, burimi ka thënë se përfshirja në strukturat udhëheqëse të PDK-së e Kadri Veselit dhe e të tjerëve që kanë punuar në SHIK, nuk është diçka që mund ta përcaktojë AAK-ja apo ndonjë parti tjetër.

“Këto do të vendosen nga strukturat e PDK-së, në procesin zgjedhor që duhet të nisë shumë shpejt, këtë vjeshtë”, ka thënë burimi, duke insistuar se vetë Veseli “ende është duke u hamendur” sepse “ai do që të përfshihet në PDK vetëm nëse do të mund të ndikonte në ndryshime pozitive brenda partisë”, të cilat, shton burimi, “janë të domosdoshme, nëse PDK-ja do që të mbetet partia numër një”.

Burimi i gazetës i ka përmendur tri arsye pse Veseli, por edhe njerëz të tjerë në zë brenda PDK-së, nuk e duan koalicionin vetëm me AAK-në, por insistojnë në një koalicion më të gjerë qeverisës.



Më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”

 

Komente (12)

Dodi23.08.2012/22:20

Hapi Thaset me inforamta o bashkepunetor i UDBse trego kushje,kush eshte Hashimi,Xhaviti,Azemi dhe kompania Hapi dosjet pse po frigesohesh hapi e ta marri vesh mileti se qfar tradhetaresh jeni dhe si keni manipuluar me ushtaret e UCKse.

artani23.08.2012/21:07

Atehere, pse po rrin me PDK, pse SHIKu spo i qet dosjet e hajnise se PDKse? Fore e lodht per me ja fut LDKse. Apo LDK ste kokan hajna? Dmth Imazhin kosoves ja paska prish PDK dhe AAK? hmmmm interesant

gurbetqarich23.08.2012/20:50

se ka keq ky tipi!
bash mir e ka breeee....!
po se ka than bash krejt qka duhet!
Krejt politika e tanishme esht ata qe kan kalu para ktyne neper pushtet jan hajna

isaki23.08.2012/20:39

Te lutem i nderuar KADRI VESELI,te pershendes,te lutem jo sotMe duket se ka ardh koha qe te dilni ne skenen Politike.

fifi23.08.2012/13:42

luni me kosov interesi personal dhe skeni frig nga zoti...

LDKISTI23.08.2012/13:35

Veq njo pe di qe Isa ka deshtu edhe si lider i LDKse edhe si opozite.

Respekt,

Toni Peje23.08.2012/12:32

Kadri Veseli per Kryeminister, ose President i vendit.

genti23.08.2012/10:08

Mos trilloni se Kadri Veseli eshte njeri ma i ndershem qe ka punuar per kete Kosove.Ai ishte shum i mire sillej mire,une te gjithve u kam thene se ai nje dite do te plase se nuk do te duroj me,dehe ashtu do te jete.Prandaj ju lutem mos trilloni per kete legjende kur nuk e njihni.Kam deshire nje dite ta takoj dhe ta pyes per kete gjendje te mjeruar ne kete Kosove te mjeruar qe vete e kan prue ata prej te cilve me shum prisnim.Te lutem Kadri Veseli o LUL osot o kurr......

Artania10@hotmail.com23.08.2012/09:39

Edhe ky hajni i madh pe pranon qe ky me kta te vet te PDKse jane hajna,,mire eshte puna kane nisu me u bo realista!

dani23.08.2012/09:32

me shiku drejt AAk ja nuk eshte parti fare more me ni Autobus elektorat nuk ka parti , veq kur nuk ka shi i mire eshte edhe bresheri

Arifi nga Fushë Kosova23.08.2012/09:17

ma se miri kish qen me ju kthye koalicionit LDKPDK. Ngase, sherri i AAKsë jan prishur ndermjet vetit. Derisa AAKja tash po don vetem pare me vjedh ne dam te LDKsë. Derisa per deshtimin e politikes se brendshme dhe te jashtme ne muges te LDKse ne pushtet, per ta ska gajle. See jon mbet pa pare.

Lumi23.08.2012/09:02

Jo bre kriminel ashtu por e FORCON hajnine.

1000  Karaktere
Prishtinė 15°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 15°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu