• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Nga tetori, NATO sjell në Kosovë 700 forca speciale

Publikuar: 22.08.2012 - 22:19

Berlin, 22 gusht - Nga fillimi i tetorit NATO do të dërgojë 700 trupa të forcës së saj speciale në veri të Kosovës.

E përditshmja gjermane Spiegel shkruan sot se NATO ka kërkuar sërish përdorimin e një force gjermano-austriake për ndërhyrje në Kosovë në vjeshtën e vitit 2012, transmeton gazeta Panorama.

Do të jenë 700 forca të njësisë ushtarake gjermane dhe austriake që nga fillimi i tetorit do të zëvendësojnë një forcë paqeruajtëse italiane.

Kjo është hera e tretë brenda këtij viti që ushtarët gjermanë të batalionit të të ashtuquajturit Operacioni Rezervë (ORF) do të duhet të lëvizin jashtë në drejtim të Kosovës.  Pavarësisht kësaj, Berlini u pajtua me kërkesën e  NATO-s, shkruan Spiegel, me qëllim vazhdimin e operacioneve të suksesshme, stabilizimin e mëtejshëm dhe përmirësimin e gjendjes së sigurisë në veri të Kosovës.

Gazeta gjermane Spiegel thotë se përshkrimi i situatës në Kosovë tingëllon alarmues. Pavarësisht nga prania e rreth 5 800 ushtarëve ndërkombëtare dhe një force italiane prej 700 ushtarësh, situata vazhdon të jetë e brishtë sidomos në rajonin verior, kufitar të Kosovës me Serbinë.

Pas zgjedhjeve në Serbi, në fillim të verës, në të cilat forcat nacionaliste u shfaqën si fituese atje, në muajt e ardhshëm ka një potencial të rëndësishëm për një përkeqësim të situatës, citon Spiegel gjeneralin Rainer Glatz.

Kjo task-forcë (ORF) është krijuar nga NATO për situata të rrezikshme dhe në rast se forcat e rregullta nuk mund të kontrollojnë situatën. Në Ballkan, njësia është përdorur kryesisht në zonën kufitare për të siguruar lirinë e lëvizjes dhe sigurinë.

Komente (5)

Analistixh23.08.2012/08:42

Ndoshta eshte shenje e mire paralajmeruese atyre te cilet po tentojne qe perseri t'a coptojne dhe destabilizojne prap Kosoven e me gjere t'ua terheqin vrejtjen se veprimet e tyre do te ndeshen me kunderveprim efektiv qe do te rezultonte me eliminimin definitiv te apetiteve serbe per coptimin e teritorit te Kosoves, qe per pasoje do te kishte destabilizim te serishem te gjithe kesaj pjese te ballkanit...

besniku23.08.2012/08:19

o ja hanksha zemren gjermonis se qe pomenon per popull kosowar edhe kta mejetu te lir sikur zogu ne hawa ju persh

Agimi23.08.2012/07:10

Kjo do te thot,Ne Kosove gjendja e siguries nuk eshte e mir,pritet nje Luft e vogel ose te perseritet marsi i vitit 2004.

Toni22.08.2012/23:42

Mire se vini jeni gjithmon te mire pritur nga ne,masi na nuk po kem kaqik ti dalum zote vendit tone edhe ndihma juje na duhet neve flm nga NATO ZOTI e BEKOFT USA GER....

per republike te veriut22.08.2012/22:48

kjo eshte qe kan me ndare veriun e keto forca jan per mi ndalu shqiptaret mos po tentojn me be diqka qe mso me u jep republike veriut

1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°C
Shkup 16°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell