• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Thaçi: Krerët serbë, në takime të mbyllura, pranojnë se Kosova është shtet

Publikuar: 22.08.2012 - 21:49

New York, 22 gusht - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për “Bloomberg” thotë se njohja e vendit të tij 4 vjeçar e gjysmë nga ana e Kombeve të Bashkuara dhe hyrja në Bashkimin Evropian dhe në NATO janë vetëm çështje kohe.

Në numërimin më të fundit, Kosovën e kanë njohur 92 qeveri të shteteve anëtare të KB-ve.

“Mbarë bota e di se Kosova është shtet sovran”, theksoi Thaçi në atë intervistë. “Serbia e kupton realitetin e një Kosovë të pavarur, megjithatë tani ajo nuk është e gatshme që të na pranojë ‘de jure’”, tha ai.

Duke folur në New York në prag të shqyrtimit vjetor nga ana Këshillit të Sigurimit të OKB mbi progresin e Kosovës, Thaçi tha se udhëheqësit e Serbisë, ish sunduesi i vendit të tij, së shpejti do të duhej të braktisin retorikën e tyre nacionaliste dhe t’u tregojnë qytetarëve të tyre një lloj progresi ekonomik.

“Mesazhi im për ta është që të përqendrohen në vende të punës dhe ekonomi”, tha Thaçi.  “Ata fituan zgjedhjet mbi një platformë të nacionalizmit, por nuk mund të mbijetojnë mbi atë platformë. Qytetarët më shumë interesohen për vende e të punës sesa për nacionalizëm”.

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, është ish zëdhënës i Sllobodan Milloseviqit.

Thaçi dhe shumë nga zyrtarët e tij të lartë kanë qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila luftoi serbët në tokë ndërsa NATO bombardonte nga ajri. Kjo ka bërë të vështirë dialogun ndërmjet udhëheqësve, ndonëse Thaçi është shprehur se është i gatshëm të takohet me Daçiqin dhe të zgjidhë çështjet politike përfshirë kontrollin e kufirit dhe njohjen reciproke.

“Ata e kanë humbur betejën në vitin 1999”, u shpreh Thaçi.

Kosova ka arritur progres në ndërtimin e një shteti demokratik e funksional, tha ai, megjithëse një organ i drejtuar nga BE-ja akoma mbikëqyr policinë dhe sistemin e drejtësisë së këtij vendi dhe SHBA dhe donatorët e tjerë akoma financojnë shumë nga zyrat e qeverisë së vendit. 

Ndërkohë që Serbët e Kosovës kanë të njëjtat të drejta sikurse edhe shumica Shqiptare si dhe kanë ulëse të rezervuara në Kuvend dhe në qeveri, rreth 5 600 trupa të drejtuara nga NATO akoma mbesin në vend, pjesërisht për të shmangur dhunën etnike ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve dhe pjesërisht për të penguar kontrabandimin dhe trafikimin.

“Si Kosova ashtu edhe Serbia do të jenë anëtare në BE dhe NATO”, u shpreh Thaçi.

“S’mund ta shpreh në ditë, javë apo muaj, por do të ndodhë”.

Udhëheqësit Serbë e dinë këtë, tha ai.

“Unë e di se çfarë thonë ata në takime të mbyllura”, vijoi më tutje kryeministri aktual i Kosovës, duke iu referuar Nikoliqit dhe Daçiqit. “Ata thonë se Kosova është shtet i pavarur”.

Komente (13)

RUSTEM RUSTEMI24.08.2012/00:13

SE SHPEJTI NE KOSOVE DO TE VIJE SINDROMI I PRANVERES ARABE. VETEM GRUSHTETI I PASTRON KETA QEVERITAR QE E SHITEN KOSOVEN. POPULLIT TE KOSOVES I ESHTE HUMBE DURRIMI.

gavazi , 24.08.2012/00:07

ka qef thaqi , po ku thojn shkijet qe kosoven e pranojm si shtet bre , po e dhe ata shkit ka 2 vjet me i pyt thoj , kurr nuk bahet ajo , , po thaqi tu naj ly koken me akull ,

abedini23.08.2012/08:31

shum njeri i menqur dhe i zoti!!!
qudi qe spo te marrin me u ba kryetar i SHBAve, kaq talent i madhe dhe "largepames" qe je.

Naimi23.08.2012/07:24

E kush të njoftoi ty Hashim, se Nikolliqi e Daçiqi e kanë pranuar se kanë humbur Kosovën, apo mos valle ke qenë prezentë në takime të mbyllura me ta?

Njazi Ismajli23.08.2012/04:57

āMbarĆ bota e di se Kosova ĆshtĆ shtet sovran nā, theksoi ThaĆi nĆ atĆ intervistĆ. ā e Pse Athere Esht Unmik Kosovo e jo Republika Kosoves...

NdĆrkohĆ qĆ SerbĆt e KosovĆs kanĆ tĆ njĆjtat tĆ drejta sikurse edhe shumica Shqiptare..

Me keto te Dreja jeni duke e humb Rinien shqiptare....

Hashim ti dhe shum shoket e tu ne poletik ju Intreson vetum LEKI... se Veri esht Biznisi me i madh per serbin dhe Kosoven .. Hajnat ..ne serbi shitet ne kosove paguhet pa tatim..


Une Nuk Ju Njof as juve si minister as nji tjeter Politikan ...

Edhe mos e harroni shum shpejt mundhet me ndodh Revolicin edhe ne Kosove shqip Kryengritje ...

Keq qe hashimi se lexon ket koment apo nuk e din vet qka genjen ....

Mark Toma23.08.2012/03:14

te arrt fati si gadafit ...

Luan Sokoli23.08.2012/01:05

Normal qe e din ti, see tyy tee informon UDBja!!!!

Ti din edhe shum sene tjera po nuk i tregon nje her.

Ata thon ndoshta qe kosova eshte shtet, por Pa 13 e teritorit, e sidomos Veriun e Mitrovices!!!

FiTiMi23.08.2012/00:45

Mos e lasht Zoti Kurr Kosoven pa persona siq esht Zoteri Kryministri Hashim Thaqi..

jeta22.08.2012/23:54

there is a new sherif in town ,and his name is ,,albanian,,

Shartari22.08.2012/23:39

Ha ha ha ha ha

analisti i sakt22.08.2012/22:56

a ja u paske vnue edhe ti kabllat atyne a. Apo po don veq me e arsyetue SHIKun e kinse edhe serbet po i pergjojka e jo vetem shqipfolsat ? E sa per serrbisht ata te gjith flasin pa problem SHIKashat

Ylli22.08.2012/22:34

Ky ja paska lshu SHIKun edhe Nikoliqit e Daçiqit. Veq po tutna mos po ngulet.

santijago rrustemi nga Gjirokastra22.08.2012/22:18

mos na shit petlla o Thaq, se neve e dijna ket edhe ma mir se ti. Edhe se, sipas kufijve te vitit 1956 Serbija sdo te ka hesap me i hy revidimit te kufinit, por serbija po dojn vetem edhe nji shkall ma afer mundesis se ndarjes me nji republika serpska perbrenda Kosoves.

1000  Karaktere
Prishtinė 19°CI kthjellėt
Tiranė 19°CI kthjellėt
Shkup 21°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell