Banorët e Zhilivodës pas gërmimeve të pronave kërkojnë kompensimin e dëmeve

Artikujt tjerė
- Banorët e Zhilivodës pas gërmimeve të pronave kërkojnë kompensimin e dëmeve
- Ulet numri i rasteve të raportuara të dhunës në familje
- Mandati i EULEX-it përmes Kuvendit
- Kosovës B i zgjatet jeta deri më 2040, me investime private
- Me Serbinë dialog, por jo për veriun
- Megjithë përparimet, ndotja e mjedisit tejkalon normat e lejuara
- Bëhuni gatë edhe për një javë tropikale
- U shkurtohet asistenca sociale e pamerituar 1 300 familjeve
- Kryeministri Thaçi, ka udhëtuar për në SHBA
- Hague: Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën
Vushtrri, 20 gusht- Qeveria e Kosovës përmes përfaqësuesve të saj ka premtuar kompensimin e dëmeve të shkaktuara banorëve të fshatit Zhilivodë të Vushtrrisë, ku në tokat e shumë prej tyre për rreth katër vjet me radhë është gërmuar në një lokacion me dyshimin se aty mund të gjenden mbetje mortore të 25 personave të nacionalitetit serb, të cilët konsiderohen se janë të zhdukur në luftën e fundit të Kosovës.
Në prani të kryetarit të komunës, Bajram Mulaku, kryetarit të Komisionit qeveritar për të pagjeturit, Prenk Gjetaj, drejtorit të Zyrës për vlerësim të pronave të paluajtshme në Ministrinë e Financave, Shkëlzen Morina, është arritur ujdia për fillim të procedurave në lidhje me verifikimin dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara gjatë punimeve në lokacionin e dyshuar për varrezat masive në fshatin Zhilivodë, thuhet në një njoftim të zyrës për informim të Komunës së Vushtrrisë.
Aty thuhet se marrëveshja është arritur me 11 fshatarët në pronat e të cilëve është gërmuar apo u janë dëmtuar në forma të ndryshme gjatë kryerjes së punëve brenda tre vjetëve sa kanë zgjatur gërmimet. Pas përfundimit të punimeve, gropa e madhe dhe e gjerë ka mbetur e tillë dhe se për rikthim në gjendje të mëparshme, zyrtarët qeveritarë synonin të dakordoheshin me fshatarët pronarë të tokave. Nga zhvillimet e punimeve në atë lokacion nuk do të dëmtohet asnjë qytetar, është bërë inspektimi për numrin e parcelave të shfrytëzuara dhe dëmi i shkaktuar për tre vjet do tu paguhet konform vendimit të Qeverisë së Kosovës , citohet të ketë thënë gjatë këtij takimi Shkëlzen Morina, nga Ministria e Financave, shkruan gjerësisht sot Koha Ditore.








