• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

“Kosovës B” i zgjatet jeta deri më 2040, me investime private

Publikuar: 20.08.2012 - 08:50

Prishtinë, 20 gusht – Brenda muajit gusht pritet të qartësohen hapat që Qeveria e Kosovës do të ndërmarrë rreth rehabilitimit të termocentralit “Kosova B” dhe mënyrën e përfshirjes së sektorit privat në termocentralin ‘Kosova B’. Anëtarët e Komiteti Drejtues pritet të njihen me opsionet për rehabilitimin e këtij termocentrali që këshilltarët e transaksionit do t’i prezantojnë në mbledhjen e radhës që të mbahet brenda muajit gusht.

Në bazë të vendimit të Qeverisë së Kosovës rivitalizimi i këtij termocentrali nuk do të bëhet me mjetet nga buxheti i Kosovës, por duke e futur kapitalin privat në këtë termocentral.

“Komiteti Drejtues i Projektit (KDP) ka kërkuar nga këshilltarët e projektit të analizojnë opsionet për përfshirjen e sektorit privat në termocentralin “Kosova B”, duke u bazuar në spektrin e mundësive që ofron kuadri ligjor në Republikën e Kosovës”, ka thënë Lorik Haxhiu, menaxher i projektit “Kosova e Re”.

“Sipas studimeve, vlerësohet se kostoja e përmbushjes së kësaj direktive për njësitë e termocentralit “Kosova B” do të jetë rreth 300 milionë euro. Në këtë vlerë janë përfshirë elektrofiltrat e rinj, desulfurizimi, zvogëlimi i oksideve të azotit, trajtimi i ujërave nga procesi i prodhimit, etj.”, ka thënë Haxhiu. “Kosto tjetër e lidhur me njësitë e TC “Kosova B” kanë të bëjnë me investimet e domosdoshme për zgjatjen e jetës operative deri në vitin 2030 apo edhe deri në vitin 2040”.



Gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”

 

Komente (3)

peja20.08.2012/21:37

deri athere me agregata na mbyten

Blerimi Kacanik20.08.2012/21:07

THUANI QKA DUASH POR KAQANIKU ME RRETHIN QE 28 OR ESHT PA ENERGJI ELEKTRIKE,RRYMA ESHT NDAL DJE PER BAJRAM,KET GJE SE KAN BER AS SERBET ME TA NDAL RRYMEN PER BAJRAM,DHE NUK KA PAS PER MOMENTIN RRYM,DHE SONTE SKA SHPRESA TE VIE FARE,SEPSE ESHT FEST DIT PUSHIMI,E PER NESER SI DIHET,TURP PER QEVERIN E KOSOVES E KEKUN QE E LE 27 OR NJE QYTET PA RRYM,KJO NUK NDODH AS KUND NE BOT E AS NE SHTETET AFRIKANE,POR KJO NDODH NE REPUBLIKEN E KOSOVES...

fazli xhema20.08.2012/10:38

derisa populli bashqe e babes per ta vjedh derisa pasurija atij i bahet rrush e kumbulla. A kjo na qenka demokraci ne emen te popullit me e vjedh popullin a ?. Mos vall mendoni se une edhe te tjert jemi aq shula te pa shkoll e nuk i kuptojna kta injoranta politikaj ? Te cilt ndaj qfardo njohurije shkencore jan gjdoher oportunist ?

1000  Karaktere
Prishtinė 15°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu