• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Me Serbinë dialog, por jo për veriun

Publikuar: 20.08.2012 - 08:45

Prishtinë, 20 gusht – Ish-këshilltari i presidentes Atifete Jahjaga, aktualisht drejtor ekzekutiv në Institutin Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED),  Ilir Deda, ka kundërshtuar bisedimet e Kosovës me Serbinë për veriun e Kosovës. Sipas tij, veriu është çështje e brendshme e Kosovës për të cilën Prishtina nuk ka nevojë që të flasë me Beogradin.

Mirëpo i ka mbështetur bisedimet, siç i ka quajtur ai, për normalizimin e marrëdhënieve të të dyja vendeve. Në këtë drejtim ai ka kërkuar konsensus të forcave politike të pozitës dhe të opozitës për atë, siç e ka quajtur ai, se çfarë do Kosova nga këto bisedime. Deda ka thënë se Qeveria e Kosovës  është aq e dobët, saqë ajo nuk gëzon asfarë besimi se në një dialog të formatit politik me Serbinë do t’i sillte rezultate të mira Kosovës.                               Në një intervistë për gazetën, drejtori i KIPRED-it ka treguar se cilat duhet të jenë kushtet e Kosovës për bisedime politike me Serbinë. Ai ka thënë se e rrezikshme do të ishte përfshirja e OKB-së në proces. Në rast se Kosova merr teposhtëzen në bisedime me Serbinë, Deda nuk ka përjashtuar edhe protestat e shoqërisë civile si formë e shprehjes së pakënaqësisë.                                                                                            

Intervistën të plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”

 

Komente (6)

lili hari20.08.2012/19:49

/>Pajtohem me komentin e Prizrenit. Iliri dhe njerezit si ai jane e arrdhmja e Kosoves...

Killa20.08.2012/16:08

Ky deri dje ishte per bisedime e tash e paska ndrru mendjen.

Amerikani20.08.2012/15:40

Pajtohem me ty shoki.

Prizreni20.08.2012/13:44

Zotëri Deda, ende nuk është koha juaj, po dhashtë Perendia të mos e humbni durimin e e Ju jeni e ardhmja e Kosovës paqi shëndet të mirë dhe punë të mbarë !!!

toni20.08.2012/13:33

o shoq i vogel je ti me kallxu alternativa. syte e karieristit i ki edhe ti. Neser me te bo minister e shet jo veq veriun po deri ne Prishtine.

idrisi20.08.2012/10:30

o dost, nese qeverija e ka sos me e hup veriun ti ski me mujt mi nal see kta stuten.

1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 21°CI kthjellėt
Prishtinė26°CMe diell
Tiranė25°CMe diell
Shkup30°CMe diell