Megjithë përparimet, ndotja e mjedisit tejkalon normat e lejuara

Artikujt tjerė
- Megjithë përparimet, ndotja e mjedisit tejkalon normat e lejuara
- Bëhuni gatë edhe për një javë tropikale
- U shkurtohet asistenca sociale e pamerituar 1 300 familjeve
- Kryeministri Thaçi, ka udhëtuar për në SHBA
- Hague: Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën
- Besimtarë myslimanë festojnë Fitër Bajramin, zyrtarët vizitojnë BI-në
- KS i OKB-së të martën shqyrton raportin për Kosovën
- Vulin: Serbët ende nuk e kanë mbaruar luftën për Kosovën
- Pacolli i gatshëm për ndarje me Thaçin
- Hoxhaj përgëzon liderët myslimanë me rastin e Festës së Bajramit
Prishtinë, 19 gusht - Ndotja në përmasa alarmante e mjedisit, përbën rrezikun më të madh për shoqërinë kosovare.Ndotësit më të mëdhenj në vend vazhdojnë të jenë ndërmarrjet industriale, si KEK-u që mban primatin, Ferronikeli dhe Sharrcemi, raporton KTV-ja.
Sipas Ministrisë së Mjedisit, Sharrcemi ka avancuar teknologjinë në mbrojtje të ambientit. Atje para ca kohësh janë vënë në funksion filtrat e rinj, të cilët kanë ndikuar në parandalimin e ndotjes së ajrit dhe emetimit të pluhurit në hapësirë.
Por, këso investimesh nuk janë duke bërë KEK-u dhe Ferronikeli, edhe pse ka iniciativa në këtë drejtim.
Nga ana tjetër, Ferronikeli thotë se deri më tani ka investuar në fushën e mjedisit mbi 12 milionë euro.
Investimet vetëm në fushën e mjedisit deri më tani i kalojnë 12 milionë euro. Në të gjitha pikat shkarkuese janë të vendosura pajisjet adekuate për pastrim, dhe në disa prej tyre do të ketë edhe investime shtesë në përmirësimet që do të bëhen duke shtuar edhe filtra më të avancuar. Ne kemi aplikuar për leje të integruar mjedisore (mars 2012) dhe po bashkëpunojmë ngushtë me grupin punues të ministrisë për këtë qëllim. Çdo kërkese të tyre, qoftë për material shtesë ose për takime dhe vizita të tyre në fabrikën tonë, ne iu përgjigjemi dhe deri më tani gjithçka është duke vazhduar shumë mirë, thonë në Ferronikel.
Pavarësisht kësaj, Ministria e Mjedisit nuk është e kënaqur me punën e ndërmarrjes nga Drenasi. Ministri i Mjedisit, Dardan Gashi megjithëkëtë nuk është i kënaqur me punën e bërë deri tash, kurse Ferronikeli e quan keqkuptim vënien e afateve kohore.
Sa i përket afateve të përmendura, diçka këtu nuk qëndron dhe mendojmë që ka një keqkuptim, sepse në aplikacion për Leje të Integruar Mjedisore, ne i kemi paraqitur me hollësi investimet dhe gjërat që do ti ndërmarrim sipas një plani dinamik dhe ky plan negociohet para lëshimit të Lejes së Integruar (nga të dy palët) dhe definohet çështja e afateve kohore.
Ndryshe, ndotja e ambientit në Kosovë i tejkalon normat e lejuara evropiane.
Sipas raporteve të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, vetëm rajoni i Prishtinës tejkalon për disa herë vlerat e lejuara të ndotjes.







