Besimtarë myslimanë festojnë Fitër Bajramin, zyrtarët vizitojnë BI-në

Artikujt tjerė
- Mandati i EULEX-it përmes Kuvendit
- Kosovës B i zgjatet jeta deri më 2040, me investime private
- Me Serbinë dialog, por jo për veriun
- Megjithë përparimet, ndotja e mjedisit tejkalon normat e lejuara
- Bëhuni gatë edhe për një javë tropikale
- U shkurtohet asistenca sociale e pamerituar 1 300 familjeve
- Kryeministri Thaçi, ka udhëtuar për në SHBA
- Hague: Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën
- Besimtarë myslimanë festojnë Fitër Bajramin, zyrtarët vizitojnë BI-në
- KS i OKB-së të martën shqyrton raportin për Kosovën
Prishtinë, 19 gusht (E plotësuar) Manifestimi qendror për festën e Fitër Bajramit u mbajt në xhaminë Sulltan Mehmet Fatih (Xhamia e madhe) në Prishtinë. Ai ka filluar disa minuta pas orës 5:00.
Me rastin e faljes së Festës së Fitër Bajramit, myftiu i Kosovës, Naim Tërrnava u është drejtuar me një mesazh të gjithë besimtarëve mysliman, duke thënë se të gjithë besimtarët mysliman janë vëllezër, prandaj mes tyre duhet të mbretëroj uniteti, urtësia dhe vendosmëria.
Tërrnava, ka thënë se me agjërimin e muajit të Shenjtë të Ramazanit u tregua respekt për Zotin.
Ai ka theksuar se me daljen nga muaj i Ramazanit të gjithë janë të gëzuar, pasi që kryen një obligim me sukses ndaj krijuesit të gjithësisë.
Besimtarët, sipas tij, si asnjëherë më parë, janë të gëzuar se Allahu i mbajti në jetë që ata të kryejnë këtë obligim.
Jemi të gëzuar se ja dolëm që me bindje të madhe dhe me një përkushtim të madh të kryejmë me sukses edhe këtë obligim. E kemi agjëruar me bindje se Zoti është një i pa fillim dhe pa mbarim, krijuesi i kësaj gjithësie, krijuesi i çdo gjëje, krijuesi edhe i vet njeriut të cilit i takoj gjithësia dhe mëkëmbësia mbi sipërfaqen e tokës Allahu Gjyleshenhu thotë Zoti i juaj është një Allahu nuk ka zot përpos atij që është mëshirë plotë, gjithnjë mëshiron, ka thënë Tërnava, transmeton RTK. Pas faljes së namazit, besimtarët ua kanë uruar njëri tjetrit Fitër Bajramin, duke uruar mirësi, paqe e dashur për të gjithë.
Me rastin e faljes së Festës së Fitër Bajramit, myftiu i Kosovës, Naim Tërrnava u është drejtuar me një mesazh të gjithë besimtarëve mysliman, duke thënë se të gjithë besimtarët mysliman janë vëllezër, prandaj mes tyre duhet të mbretëroj uniteti, urtësia dhe vendosmëria.
Në ndërkohë, presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK), ku u prit nga myftiu Naim Tërnava dhe udhëheqja e BIK-ut.
Presidentja Jahjaga e uroi myftiun Tërnava, të pranishmit dhe të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Bajramit të Madh.
Me këtë rast, Presidentja Jahjaga theksoi:
Kam ardhur sot këtu që tju uroj për këtë ditë të madhe, për këtë festë të besimit islam, ditën e Bajramit.
Ju dëshiroj juve, familjeve tuaja dhe mbarë popullit të Republikës së Kosovës që këtë ditë të lume ta kalojmë me shëndet, gëzime dhe begati, në ndihmë të njëri-tjetrit, në forcimin e besimit tek Zoti, që të jetojmë në lumturi, në paqe, në harmoni, në përparim të përgjithshëm. Por, edhe me urimin që të realizohen të gjitha të mirat që ne i dëshirojmë.
Shteti ynë, Republika e Kosovës, është shtet sovran, shtet i pavarur, ka integritetin dhe sovranitetin e vet të plotë, që është realizuar me angazhimin, me përkushtimin e gjithanshëm të mbarë popullit tonë, në dekada të vazhdueshme.
Në këtë rrugë, gjithsesi se ne kemi pasur përkrahjen dhe mbështetjen e fuqishme të bashkësisë ndërkombëtare dhe Bashkësia Islame gjithmonë, në gjithë këto periudha, ka luajtur një rol të rëndësishëm, një rol të veçantë, sepse ju gjithmonë keni qenë me popullin.
Në këto ditë gëzimi, në këto ditë feste, ne gjithsesi duhet ti kujtojmë të gjithë të dashurit tonë, duhet ti kujtojmë ata që më nuk janë me ne, duhet ti kujtojmë ata që kanë sakrifikuar dhe, gjithsesi, duhet ti kujtojmë edhe veprimtarët dhe ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që flijuan jetën e tyre për pavarësinë e shtetit tonë. Duhet ti nderojmë familjet e tyre, duhet ti nderojmë veteranët dhe invalidët e luftës, por duhet ti nderojmë dhe ti respektojmë të gjithë ata veprimtarë që sakrifikuan për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e shtetit tonë, një shtet që sot që ka një të ardhme të qartë dhe ka një të ardhme që ka plotësuar të gjitha kushtet drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Por, gjithsesi edhe në një miqësi të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qëllimisht e them, sot në ditën e festës, në ditën e gëzimit, sepse rruga që kemi kaluar nuk ka qenë e lehtë. Ka qenë një rrugë jashtëzakonisht e vështirë dhe duhet të shërbejë si një udhërrëfyes për të gjithë neve, si një inkurajim dhe një shtytje që të punojmë më shumë, të punojmë ndershëm, të punojmë për prosperitetin e popullit dhe të vendit tonë.
Deri diku rreth mesditës, BI-në e kanë vizituar edhe krerët e lartë të tjerë shtetërorë, politikë, fetarë e diplomatikë, dhe i kanë uruar Festën e Fiter Bajramit, Naim Tërnavës, kreut të Bashkësisë Islame të Kosovës.Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, ashtu dhe kryetari i LDK-së Isa Mustafa, ai i LDD-së, përfaqësues të ambasadave e përfaqësues shpirtëror fetarë i kanë uruar Tërnavës, paqe, mëshirë dhe dashuri.


E verteta19.08.2012/20:11
Cfar presidente,kur spret azgje.

Drejtesi 19.08.2012/20:08
Ne shqiptaret nuk kemi qene asnjehere realisht katolike e as qe jemi muslimane sote.Per ne besimet formale nuk ishin edhe reale por menyere e jeteses se shumices ashtu si dhe besimi komunist.

Drejtesia19.08.2012/20:02
Koha e kombeve do te mbetet nje periudhe e erret e zhvillimit te rases njerezore,do te mbetet nje periudhe historike ku njerezit e kombev bene ate qe nuk e bene njerezit e fiseve,shkattruan siparfaqen e tokes,denatyralizuan qdo gje.Dhashte zote qe sajesat e tilla shoqerore te zhduken sa me shpejt.Poshte kombi amerikan,kombi arab,kombi kinez,...,kombi i mrame shqiotare.Larte rasa njerezore ne rruge te zotit.

Drejtesia19.08.2012/19:56
Vllezer per nga gjaku jane te gjithe njerezit e botesgjithe rasa njerezore,kurse vllezer per nga feja jane te gjithe muslimanet.Vllezer per nga zoti eshte e gjithe rasa njerezore e krijuar nga zoti.Njerezit jane krijuar si krijesa meketare nga zoti,andaj ata shpesh zgjedhin demagogji per neri tjetrin per ta justifikuar mosuksesin ne rruget zhvillimore.Me e mira rruge e zotit per muslimanet kosovar eshte largimi nga hipokrizia.Si psh.muslimani ne vend qe ti frigohet zotit ai i frigohet liderit partiak,kriminilelt,amabasdorit,bisnismsnit etj.

bb19.08.2012/13:26
me fat bajramin te gjithe muslimaneve kudo qe jan

muslimani19.08.2012/13:01
Shumë shqiptarëve ju kan përzi "kabllat"në mesin e këyre është edhe Hashim Thaqi dhe myftiu Naim Tërnave.I pari e bënte vëlla kryeministrin turk,i dyti të gjithë besimtarët musliman.Unë vëllëzër mund t'i quaj dhe i kam Naim Fashërin ,Gjergj Fishten,Papa Kristo Negovanin dhwe të gjithë paraardhësit dhe pasardhësit e tyre.Të gjithë besimtarëve të vërtetë Urime Bajrami!

mergimtari19.08.2012/12:59
Të gjihtë vllezërve të mij shqipëtarëve musliman ua uroj festën e Fiter Bajramit. Dhashtë i madhi Zot që kjo festë të mbjellë paqe dhe dashuri në zemrën e secilit.
mergimtaribesimtar katolik

iliriku19.08.2012/12:34
Kjo eshte nje feste fetare arabe qe e festojne muslimanet por nuk eshte feste kombetare dhe nuk duhet te konsiderohet sikur ne jemi shtet musliman sepse nuk jemi shtet musliman dhe kurr nuk do te jemi por do ti respektojme bindjet e secilit edhe atij vllaut tim te krishten,edhe atij musliman,edhe atij ortodoks,edhe protestan ,edhe budist etj

Arber19.08.2012/12:24
Une arabet,aziatiket, afrikanet nuk i kam KURRE vlllezer vetem pse jane muslimane.
Kjo i bjen siku shqiptaret ortodoks te thone se jemi vllezer me serbet apo katoliket jemi vllezer me spanjollet.

dardan19.08.2012/12:19
rasim mos e harro se te part tane iliret nuk kan qene as krishter. te part tane kan qene pegan. fen krishtere e kan perhap romakt edhe grekt ne balkan.

agim 19.08.2012/11:57
E respektoj besimin muslimon po nuk deshiroj qe te na fusni edhe kultur Arabe permes fes islmae feshjve apo simboleve apo perciptimit se na jemi Shqiprate dhe kemi kulturen tone dhe simbolet tona
Bone Dallimin ne mes fes dhe kulturave te huja

agim19.08.2012/11:54
Rasimi po te kuptoj ska nevoj per spegim se edi po po ja uroj qe te jesh Shqiptare dhe te punosh kontibosh per shtet eshte pika e par fej vjen ne rend te 5 apo 10 po nuk po muj me pranu nje fe te cilet besojn ne EMER dhe ne besim ne PERSON qe shihet dhe besohet ne te e jo ne zot nuk e di a po kupton

avni lipjan19.08.2012/11:51
jam studiues i Historise! sa kam mujt me i njoft rrethanat shoqerore shqiptare jap nje konkludim shqiptaret jan te mbeshtjell me paganizemdielli,zjarri,gjarperi i shtepise,etjkane elemente krishtera dhe pak islam. Ju pershendes!

per rasimin19.08.2012/11:49
poqese ne vend te ksaj xhamije ka qen kish shqiptare, une po ju perkujtoj se jan vizatimet qe dokumenntojn ne kishen e deqanit brenda plot njerez me plisa. Dhe, sikur atje ajo kish te ishte ba xhami ateher, tash nuk do te ishte serbe. por, kan than se edhe sahat kulla pran xhamis se madhe se eshte pjes e kishes se ma parme, mirpo tash qart dihet se ate e ka ndertue Jashar Pasha shqiptar i Prishtines.

Haki19.08.2012/11:45
Edhe une po ja Uroj Vetes Agimit edhe Gjith Besimtarve Musliman Festen,Po mos ta qesim fejen para Kombit se nuk na bon mir

Shpendi19.08.2012/11:41
Bajrami eshte i mire
e ramazani pak i veshtire.
RASIMI mire e ka qellue kete meselen e muslimaneve... p ershendetje te gjitheve ...

Shqipe19.08.2012/11:05
Urime festa arabe te gjithe besimtareve muhamedane.

plaku19.08.2012/10:44
URIME TE GJITHVE MUSLIMANVE FESTA E FITER BAJRAMIT ALLAHU JU SHPERBLEFT ME TE MIRA

Rasimi19.08.2012/10:29
O Agim ta uroj edhe unë festen e bajramit, sepse edhe une jam musliman. Por ne te njejten kohë po ta dha edhe une ni kshillë. Ne shqiptaret kemi qenë qe nga shekulli 1 apo dytë krishtenë te gjithë deri ne shekullin e 14 kur otomanet kan zaptue trojet tona. Pra diku prej shekullit 15 e kendej kemi fillue me e ndrrue besimin ne musliman, por jo te gjithë. Ne ende kemi vllazen qe kan mbetë të krishtenë si të paret tonë. Pra krishten kemi qenë te gjithë rrafsh 14 a 15 shekuj, e qe 4 apo 5 shekuj jemi ba musliman. Edhe ni fakt historik ne atë gjami ne Prishtinë e cila ka qen kishë shqiptare, ka qen i varrosun dietari e ushheqësi i luftes kunder osmanve i madhi Pjeter Budi. Prandaj nuk i sygjeroj vllaznit e mi musliman qe ti japin shum vervisht pshtymes sepse i bien ftyres. Te gjith muslimanve shqiptarë ju uroj festen e bajramit dhe uroj qe te ua shperblej axherimin. Feja pra le te mbetet qeshtje private e jo institucionale, kshtu do ti kemi punët ma së miri ne ket kontinent ku banjm. Pra urime dhe e gëzofshim te gjith diten e bajramit.

Ridvani19.08.2012/09:58
Ma teper se gjysma nuk kan pas ramazan e Kha perhajr bajrami

agimi19.08.2012/09:13
SHQIPTARVE JU uroj gjithe festen e Bajramit nga LLUKACI I BEGUT .NJE KESHILL Jane SHQIPTARE po me fe muslimone











E verteta19.08.2012/20:14
Po predikohet muslimanizmi,nga mjeti evrejkompjuteri.Muslimanet duhet pyesin veten a jane ne rruge te zotit realisht apo me hipokrizi.Per hipokritet eshte vete gjehnemi.