• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Policia Kufitare e Kosovës vendos vula të 2022-tës

Publikuar: 17.08.2012 - 09:28

Prishtinë, 17 gusht – Udhëtarët të cilët kanë kaluar në pikëkalimin në Muçibabë mes Kosovës dhe Serbisë, në mëngjesin e së enjtes kanë marrë një vulë “interesante” në dokumentet e udhëtimit. Ata ishin befasuar pasi që Policia Kufitare e Kosovës ua kishte vulosur pasaportat me datë “ 16 gusht 2022”.“ Ata bre vëlla ishin 10 vjet përpara”, ka thënë njëri nga udhëtarët, që ndodhej të enjten në njërin nga autobusët e rregullt të relacionit Preshevë-Prishtinë. Udhëtari nga Presheva ka treguar se udhëton shpesh për në Kosovë dhe është shprehur se do të ishte më “i kënaqur” nëse do t’i ndodhnin më shpesh këso gjërash “interesante”, sesa ato që i rastis çdoherë t’i ndodhin kur bëhet fjalë për kalimin në këtë pikë kufitare. “Unë udhëtoj me autobus dhe çdoherë përballem me pritje të gjata në pikën kufitare të Muçibabës. Policia e Kosovës na vonon qëllimisht dhe nuk na jep përparësi as neve që jemi në autobus, si në pikëkalimet e tjera qysh ndodh. Ne që udhëtojmë gati çdo ditë jemi 99 për qind shqiptarë dhe s’di pse me pas këso gjërash. E sot na bëri vaki edhe vula e vitit 2022”, ka shtuar ai. Po ashtu, ai ka thënë se nuk e ka të qartë çështjen e vulave të cilat vendosen kohë pas kohe gjatë hyrje daljeve në Kosovë. Ai ka bërë të ditur se para një muaji kanë filluar t’i vendosin vulat ndërkaq tre muaj të tjerë ato nuk i kanë vendosur fare. “ Kur ne i pyesim pse herë po na i vendosni vulat e herë jo, ata na thonë se kështu janë urdhrat. Kush udhëton çdo ditë detyrohet që çdo muaj ta vazhdojë pasaportën se po mbushet me vula dhe këto janë vetëm shpenzime”, ka shtuar udhëtari nga Presheva.Ndërkaq zyrtarët e Policisë së Kosovës e kanë konfirmuar vendosjen e vulës me datë 16 gusht 2022, duke e vlerësuar si lëshim teknik.

“Sot (e enjte) në ndërresën e paradites në pikëkalimin kufitar në Muçibabë,  si pasojë e një lëshimi teknik, pasaportat janë vulosur me gabim, në vend të vitit 2012 është viti 2022.  Kjo është vërejtur shumë herët nga zyrtarë policorë dhe është rregulluar”, ka thënë Brahim Sadriu nga Zyra për informim e Policisë së Kosovës .

Vulosja me këtë datë “gabimisht”, sipas Sadriut, nuk ka zgjatur pasi që ajo është vërejtur nga  zyrtarët policorë si “lëshim teknik” .

 “Personave që u është vendosur kjo vulë nuk do të kenë asnjë pasojë nga ajo. Policia është duke hetuar rrethanat pse ndodhi ky lëshim teknik.

Ndërkaq sa i përket çështjes së vonesave në kufij dhe vendosjes së vulave kohë pas kohe në pikëkalimin kufitar në Muçibabë, Sadriu nuk ka dhënë përgjigje.

















 

Komente (11)

agimi17.08.2012/14:25

Jetoj ne Britani po ma shokus kur bisedoj me disa qe visitojn vendet Evropjan na njohin prej bosne kosove shqiperi maqedon si buudall kane te drejt

daut presheva17.08.2012/13:43

skoke i informu per ket kufi edhe ske kalu se sosh fjala vetem per ket gabim ket kufi maltretime ka pa fund po edhe rrahje nga ana e policis ks ka pas a nga ana e shkive shum ma mir kalojm a e kunderta duhet me qen

daja17.08.2012/13:32

mjera kosova kan e ka ne krye se kta ftyr nuk kan as marre jo krejt bota po kesh me kosov se ata qobanat jan ka e udheheqein qijo asht hajt se ka gabue gabimi duhet mejav qel syt hjeke ata qa seka at profesion

V.Gashi17.08.2012/13:16

Po tqofshin të mirë shkijet merrni e qoni te shtëpijat e juaja...Ky është nje gabim i vogël qe ka ndodhë vetëm në një numër.

isa bajrami17.08.2012/12:40

pom vjen shum keq pr kit gabim por me kan shteti si qata persona kurr ma nuk kishin mujt me vesh uniforen se kjo asht pa kujdesi e madhe kjo pershndetje nga zvicrra.

Shkumbini17.08.2012/12:12

hahahaha... mos zot ma keq...ncncnc..

xhanaa17.08.2012/10:32

Mire shume qenka puna, kam pas friken qe jemi me vite mas... Po del qe na qenkemi para krejt shteteve te botes... "Loqk"...ncncncncn

daut presheva17.08.2012/10:15

veq ... sje ala skan bo a veq ... set mungut i kan a tjerat kej si ata jon

daut presheva17.08.2012/10:08

cfar maltretime e cfar budallakija ndodhin let kufi kurkund bot nuk ndodhin as paramilitart e milloshit mat kqi sjon kon

ari17.08.2012/10:00

o skan lidhje me jet kta . ma ... se shkijet jon preshev shum probleme ka me kta pa shkoll e pa kokerr rrespekti per shqiptart e luginess

isak murtezi17.08.2012/09:59

Haha Po kshtu e ka zanati hashim broja si kta qysh asht shefi edhe puntoria haha

1000  Karaktere
Prishtinė 25°CI kthjellėt
Tiranė 25°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 30°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell