• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

AAK-ja pro dialogut dhe koalicionit me PDK-në

Publikuar: 17.08.2012 - 08:59

Prishtinë, 17 gusht – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka ndarë rrugët me dy partitë e tjera opozitare LDK dhe “Vetëvendosje”. Partia e Ramush Haradinajt, do të jetë pjesë e pajtueshmërisë për dialogun me Serbinë, dhe pret që kur pas disa javësh Tribunali i Hagës ta shpallë të pafajshëm liderin e tyre, të hyjë në koalicion me PDK-në. Koalicioni do të duhej të krijonte rrethanën që Haradinaj, që e pati lënë kryeministrinë për t`u përballur me akuzat nga Tribunali, të kthehet si kryeministër për të vazhduar punën e lënë përgjysmë. Në intervistën për “Kohën Ditore”, nënkryetari i AAK-së, Blerim Shala, ka folur në detaje për planet e partisë, koalicionin, ekipin e unitetit, veriun dhe dialogun.

Njeriu që ka koordinuar ekipin e mëhershëm të Unitetit në dialogun me Serbinë, dhe ka qenë një nga pjesëmarrësit kyç në çdo reprezentacion të dialogëve seriozë mes Prishtinës e Beogradit, nuk heziton që as tash të marrë përgjegjësinë e koordinimit dhe përfaqësimit të Kosovës.

Në fakt, në intervistën e tij për “Kohën Ditore”, Blerim Shala, ka folur si përfaqësues i Kosovës në këtë proces, tek ka elaboruar në detaje çështjen se çfarë duhet të pranojë e çfarë jo pala kosovare për veriun, por edhe si duhet të definohet normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë.

 



Aktualisht Kosova nuk është funksionale, është përgjigjur Shala i pyetur nëse  ka rrezik që Kosova të defunksionalizohet pas një dialogu politik për veriun.

. Pyetja juaj është shumë me vend, por objektivisht duhet të bëjmë një analizë se si është sot veriu dhe si është Kosova. Fatkeqësisht Republika e Kosovës nuk e ka kaluar kurrë lumin Ibër. Ne e dimë se çfarë ka ndodhur më 19 shkurt të vitit 2008. Me ngjarjet e njohura e të programuara nga Qeveria e Serbisë me synimin që veriu të mbetet jashtë shtetit të Kosovës sikurse edhe më 20 qershor të vitit 99 kur Qeveria e Serbisë ka bërë që veriu të mbetet jashtë administratës ndërkombëtare, jashtë UNMIK-ut dhe KFOR-it. As Rezoluta 1244 nuk ka funksionuar kurrë në veri, pos në kufi që e ka bërë KFOR-i. Çështja është tash si të funksionalizohet Kosova në veri, si të bëhet ligji atje, dhe si të organizohen zgjedhjet për një qeverisje autoktone të Kosovës.

Kosova e ka të dobët pozicionin negociator dhe këtu nuk ka dilema. Historia pse kemi rënë kaq poshtë është e gjatë. Mendoj që duhet një intervistë e tërë vetëm për këtë shkak. Aty hynë devalvimi i demokracisë në Kosovë, korrupsioni tejet i lartë, avancimi i pozicionit të Beogradit në kohën e Tadiqit karshi faktorit ndërkombëtar, por nëse i kthehemi pyetjes suaj problemi ekziston. A është momenti më i mirë? Kjo është çështje relative. Nuk ka moment më të mirë të mundshëm për dialog për një çështje. Koha nuk është më në dobi tonën. Kur një problem ekziston për një kohë të gjatë ajo shndërrohet de fakto në një gjendje që duhet të formalizohet. Nëse vazhdojmë ta lëmë veriun kështu do të jetë gjithnjë e më vështirë të bëhet diçka (intervista e plotë sot në “Kohën Ditore”)



 

Komente (56)

b@kimi18.08.2012/09:35

Ky tipi qenka dorezu sikurne Rambuje dhe Vjene. Kjo eshte tradheti e kombit.

salih18.08.2012/08:29

O VAJTONI BRE SE JINI BA SI ATO GRAT E KQIJA VAJ HALLI PER JU

Gzimi18.08.2012/07:00

Ja kan pru ngusht ramushitJa hagen ,ja negocio per veriun ...Marri

katili PRIZREN18.08.2012/04:32

koalicioni AAKPDK do te behet se sht qmim i lirimit te zotri HARADINAJT deshet apo nuk deshet ju simpatizan epartive nuk ju pyt juve kush ky koalicion te quhet UNMIKEULEX

rahoveci18.08.2012/02:16

kjo eshte dashte moti me u boe por te aakse nuk lojshin per interese te veta ni fjala pepullere eshte ne gjungell tigrat flejne majmuna ullheqin

muhedini18.08.2012/00:51

ne luft ishi shum fer e shum te sukseseshem .por tasht i harrut at sharjen ne stadijum te prishtines trimat e bllaces N J QE TASHT ESHT NE PYTJE BUZNESI. po thon populli kush kshyr me hanger me dy lug,si jet as nja.kush juve ju beson aj esht i qmendur.mos gabo o ramush haradini se ty te don kosova shum

Cani18.08.2012/00:14

Kualicioni i korruptuesve me te medhenje,cka eshte edhe me e keqja >Kurrsesi nuk duhet te jene ne pushtet ata qe vodhen arken e shteti dhe po vjedhin,
Te gjithe jane te njejte hajna te pa skrupullt qe nuk kan turp para popullit,..

Ylli17.08.2012/23:17

Populli tashme e ka udheheqesin e vet kryelarte, dhe cilido krah i luftes apo me mire te themi i krimit te organizuar, nuk do te mund ti beje balle fuqise tij, mendjes se tij te ndritur e guximtare. Eh pra popullit ende nuk iu ka shuar shpresa, dhe po e mbane gjalle Albin Kurti dhe VV, keta djem trima qe do te na çlirojne njehere e pergjithmone nga krahu i tashem krimit.

Bujar Shehu 17.08.2012/23:12

Pershendetje te gjitheve

Une mendoj qe LDKja eshte Partija me bagazh te madh politike qe ka me vete dhe po ban mire qe po mbron interesat e Kosoves duke kundershtuar qdo bised politike ku eshte ne pyetje edhe veriu qe te bisedohet
Ndersa sa iperkete Kualicioneve te dy subjekteve AAK dhe PDK edhe ashtu nje brum kane qenë por ai qe drejton qeverine le te merr guximin dhe le te thot se sduhet biseduar me serbin per Mitrovicen sepse ajo eshte qeshtje e mbrendshme e Kosoves dhe qe bisedat politike per kete kane perfunduar ne Vjene.
Pazaret historikisht i kane percjelle shqiptaret e ne veqanti ne momentet finale.
Respect per te gjithe komentuesit.

Rahmani17.08.2012/23:11

Blerim SHala,eshte formalisht nenkryetar i AAK,por jo edhe ai qe mundet me vendos per ceshtje kaq te rendesishme sikurse eshte koalicioni me PDK ne keto momente! Ka njerz me te rendesishem ne AAK prononcimet e te cilve kemi pasur rast ti ndigjijm, e ato jan te kunderta me keto te Blerimit!
Bisedimet politike duhet me ia lene pozites! Nese do te ken sukses,le ti mer meritat, edhe e kunderta!

burimi17.08.2012/22:47

a ka mbet ne kosov ndonje politikan me ftyr.....

bekimi17.08.2012/21:18

Kualicioni per autonomin e veriut.

kungji17.08.2012/21:18

valla badihava e ka AAK se na kan ban nelvox THAQIN ai nuk pajtohet me AAK nejse kjo ashte politik?????

kaloshdani zajaz ilirida17.08.2012/20:50

LEOMOS U TUT O BURR. ILIRIDA ASHT ME JU NUK E LEME KUR KOSOVEN NE SERBI. BESEN E KAM DHAN KALASHI ASHT GATI

rrafshi,pr17.08.2012/20:36

ohhh te shkret kishe po dina , fukaret e shkret spo e shihni vehten ku keni metun , shyqyr zotit qe nuk jetoj ne kosov , e ishall kur tum vjen koha e pensjonit hjeken hajnat e kriminelat e vendoset ligji dhe rendi si ne evrop po ka vakt edhe 30 vjet bohet mir besoj

Studenti17.08.2012/20:01

Nese ndodh ky kualicion ateher neve nuk na mbetet gje veq ti bejem gati valigjet edhe te ikim nga ky vend...

leo17.08.2012/18:57

Ju lutem popull jemi duke kerkuar vullnetar per tju bashkangjit Revulucionit. Jemi duke pergaditur nje revulicon per ti hjek hajnat nga shteti edhe do ti gjykojna per krimet qi i kan bere popullit shiptar.

Driton Bakija Gjakove 17.08.2012/18:02

Koalicjoni PDK AAK do te ishite nje koalcjone i qendrushem qe do sherbente stabiltetit te gjendjese ne ,Kosove dhe do ishite nje koalicjone i krahut te luftese.

lirim vetima17.08.2012/17:32

kush nuk thot se ka luftue, smundet me qen anetar as i AAK se e as i PDK se.

realisti17.08.2012/17:25

e verteta, e suksesshmja,jetegjata , per kombin token dhe qiellin ,per diellin qe na jep jete,vetem bashkerendimi aakpdk eshte kombetare dhe i vertete.

lipjani 317.08.2012/16:22

nese dikush mendon se interesat e AAK po dominojn mbi ato kamtare le te hulumtoj pak dhe le te kuptoj mire qeverisjen 100 diteshe te RAMUSHIT

vetima17.08.2012/16:19

Pdk nuk ka nevoj per asni parti tjeter te vogel sepse ne zgjedhjet e ardheshme parlamentare do ti fitoj e vetme zgjedhjet.

ermal morina17.08.2012/15:10

koalicioni PDK AAK shitja e Mitrovices veriore.

fatoni17.08.2012/15:06

Jam i sigurt qe nese ndodhe kjo ateher ne Suhareke s'ka cka kerkon ma AAKja, do te humbet kete komune qe e ka nen qeverisje!

Hajdar Kosova i Shtimes17.08.2012/14:54

Koalicioni PDKAAK është shumë normale, është koalicion i natyrshëm, vëllazërorë, koalicion që buron nga shpirti i gjallë i popullit. Gabim ka qenë koalicioni LDKPDK, bile ka qenë shumë gabim, ky koalicion i ka kushtuar shtrenjtë Kosovës. Ka qenë gabim koalicioni LDKAAK. Edhe më gabim ka qenë koalicioni PDKAKR. Akoma gabim edhe më i madh, që i ka kushtuar me të madhe, pasojat e të cilës nuk riparohen edhe shumë vjet, ka qenë dhe është lëvizja e anëtarëve të partisë nga njëra parti në tjetrën. Ky koalicion duhet të përshëndetet, ngase është këndellje politike dhe i shëndetshëm për Kosovën. ..

doni17.08.2012/14:43

E cka nese bohet mire? Cka nese na bjen ma mire ne shqiptarve? Cka ju thuni ju komentues mandej? Ahh po edhe ju jeni si keto dy parti i ndrroni fjalet

Kavaljeri17.08.2012/14:18

Dy parti te dala nga KRIMI e jo nga Lufta keto jan banda mjer Kosova per vete.

albani17.08.2012/14:02

A e dini pse? Se tash z.Haradinaj dotë lejohet si i "pa fajshëm" edhe këto evropadotë ja shkelin bishtin dhe do ta kushtëzojn që të pajtohet me vendimet të cilët dot i marë qetërkush.

daja17.08.2012/13:56

aak nese ban kualicion me pdk vota nuk ka edhe ato qaj kie ke mej hup

riki17.08.2012/13:37

Ma vlefte paska me shpetue Rambon prej Hages se sa veriu i mitrovices.Ky eshte kushti i BEs Ramushi kryedreq e hashim thaqi president.Nje loje qe dihet rezultati qe me pare nuk eshte interesant ase te shiqohet a edhe ises po i plotesohet deshira se po ike edhe Atifete delli

ahishta17.08.2012/13:31

KISHA LUT AAKnë Qqë ti mban duart larg nga kjo qeveri mos të bahet bashkfajtore sepse nuk asht ma LDKja dhe IBRAHIM RUGOVA,Tani keni pun me ni mentalitet tjeter ,Ramushi ishte i suksesshëm sepse kishte ni akademi pas veti pra ishte LDKja kurse gabon e hyni ne ket qeveri si R,Qosen ka me ju mque garant,pra mos u bani bashk fajtor vetem i deshironi sukses ksaj qeverie se si ka fillue leta mbaron se vet e ka shti kryet ne gërshër dhe po kerkon edhe ju te jeni me ta jooooooo.kurr mos u bani vetem argat.

hasani17.08.2012/13:21

po eshte shume i mire ky koalicin dhe besoj se duhet te jet shume i qendrueshem.Ju se bashku keni qene ne lufte dhe ashtu se bashku duhet qe ta ndertoni shtetin.Duhet qe ketyre pacifistev te mos ju leni vend as me pi kafe se le ma me marr pushtetin ,keta jane ish komunist qe na kan pi gjakun,ngadal dal tani e 60 vite...

Arifi nga Fushe Kosova17.08.2012/13:09

Trimi e ka mir. Se edhe rust kur kan luftue ne srem te Vojvodines me 1945 pastaj kan than une ju lirova une ju futova. E pastaj Titoja i largoi ata dhe u kthye kah pernedimi. Edhe kta tont e bile te na kishin qlirue por vetem jan grumbullue njerez futuesa.

gurbetqaeich17.08.2012/12:48

Rrespekte kjo eshte per tu pershendetur men fund se bashku dot behen dhasht Zoti dy Partit e dala nga lufta vetem nje kualicion i till PDK.AAK dot mund ti zgjidh defenitivisht problemet me Veriun dhe dialogun sepse prej titistave te LDKs ska hajr u pa burrnia e tyre

Trimi Peje17.08.2012/12:43

Eshte dijte kjo pune moti. Behet nga te huajt vetem e vetem qe me u marre vendime te dhimbshme per Kosoven dhe me iu mbet faji, qe ju e cliruatUckja ju e ndate!

Kreshnik Kosova17.08.2012/12:41

E pyetke njani njanin Qka je ka bon? qe tha po i bie qiftelijes? Ku bre nuk po nihet zani? hajt tha se ja nin mbas andej.... qeshtu edhe puna e Kosoves eshte bere....Turp per AAKne qe i nderron deklaratat qdo dite...tamam siq e paska quajtur njeri dyftyresha munafik ....

Daja17.08.2012/12:41

Koalicion i interesit dhe i kushtezimit. Haga ose shitja e pjeses veriore te Kosoves. Fjalve te politikajve ma mos t'iu besohet. Dy javë ma parë Daut Haradinaj thoshte se kurr koalicion me Hashen e tash.... TURP, TURP, TURP.

mitrovicc17.08.2012/12:37

valla na kan ngul krejt neve te mitrovices

Genc arifi17.08.2012/12:31

Aak nuk eshte e afte me qeveris as me pdk e as me ndonje parti tjeter ketu per ta qeverisur kosoven duhet me ardh ne pushtet truri i kosoves e ata jan akadekiket e jo te pa diturit

memli17.08.2012/10:39

veq badihava Ramushi ndejti ne burg qe sa vite. Per kend ? Per Hashim Shaljen ha ha ha ha . Por pse Hashim shalja me koh nuk shkoi ne PDK ?

Joni17.08.2012/10:39

Kjo eshte me e djege Ramushin, Ramushi per me u lirue nga aktakuza e Gjykates se Hages ndoshta e pranon me hy ne kuoalicion me Thaqin. Ndoshta edhe e keshtezojne me lirim nga aktakuza e gjykates se hages.

Xhafa nga Istogu17.08.2012/10:36

Koalicioni lidhet ne Tribunalin e Hages.I kushtezohet Ramushit ose koalicion ese burg disa vjeqar. Me mire koalicion se sa burg. Pazar esht jeta , pazar eshte politika , pazar eshte Kosova dhe populli i saj.Fatkeqesisht!

besi17.08.2012/10:35

Turp per AAK . Vllau i Ramushit para dy jave thoshte nuk hyjm kurre ne koalicion me PDK . Jan bo cka po pshtyjn po e lepijn .

ximi17.08.2012/10:31

Kjo esht Demokracija e Kosoves,sikurse Rusija e Putinit, i tregojn gjithve se kush qka ka mu ba vetem kontratat me i nenshkru,esht vertet per keqardhje por ne si Populle jemi akoma me nje mentalitet mesjetar keto intervista te ketyre politikanve nuk na bejn peshtypje fare por me vjen keq per gjeneratat e reja se c,far perspektive do presin nga keta njerez ego

Leka Zogu17.08.2012/10:30

O more z.SHALA, nese mendoni se me te fort duhet te shtyhen proceset perpara, GABIM shume i madhe! As Ramushi e as Thaqi respekte per kontributin e tyre por nuk do munden asnjehere me nenshtru kete popull nepermejte dores se forte, GABIM!

Respekte,
Leka

politikologu17.08.2012/10:28

interesat personale te njerezve te AAK se po dominojn mbi interesat kombatare. Siq ka thene maxhupi, kur te me kallet shpija mue ishalla kallet e gjith dynjaja. Fotelet po ju duken ma te arrijtshme me Hashim Shaljen.

selim krasniqi17.08.2012/10:08

Kjo quhet UçK Qeveria, qe perfundimishte do ta varros veten dhe ne drite do te dalin forca te reja politike dhe da ta qojne ne histori kete qeveri

Dreni17.08.2012/10:07

Koalicioni i njohur edhe si koalicioni "HARAM"

lori17.08.2012/10:06

ani ramushi thoshte,ai ramushi i vertet nuk i perzijme shkollat politike me pdk,thoshte Ramushi ama ai i verteti dhe kishte te drejt,por nuk po di se qka u ba ama ende po besoj ne at Ramushin e pare.

nita17.08.2012/10:02

Ma ne funde erdhe koha qe edhe aak te demaskohet ,sa me pare aqe me mire per nepopullinedhe megjithqe edhe ketyre i duhet tashti nje kohe bajagi per me udemasku ,qka me ba kur jemi te padijshem e i perkrahim analfabetet per vetem nje aresye sepse "paskan luftu" edhe megjithqe tane populli kemi qene nne lufte vetem se keta "luftetar"kane qene te armatosun ndersa popullata JO.

arti17.08.2012/10:00

AAK kane nevoje per para jane keq me para dhe keshtu i kane blere...fatkeqesi dhe shum keq ky koalicion..

omnious17.08.2012/10:00

KUrre mos e kalofshit 10 ju , haha

AnalistiXh17.08.2012/09:49

Po po ne Kosove njerzit jane te afte menjeher si te dalin nga burgu te marrin drejtimin e shtetit!!! Gjitheqka mund te ndodhe ne Kosove tani kur shumeqka eshte hy nen udhe me fajin e ketyre pushtetareve te tashem. Ekziston rreziku qe Kosova tani ta kete pozicionin me te keq se sa ne kohen kur kishim autonomine sipas kushtetutes se 1974 e cila garantonte unitetin e teresise teritoriale te Kosoves. E tash...

bani bani17.08.2012/09:40

Ju qe nuk e keni provu nxehtesin e ... riges mos komentoni, plus kur e kemi parasysh qe ato ... rige vlejn miliona euro.

Dukagjini, Peje17.08.2012/09:12

Ramushi i paska "shite drute", taman e kan zan pick, ose Haga ose Qeveria,e kjo nenkupton edhe hyrjen ne bisedime ku do te bahet pjese e shtylles se turpit bashk me THAQIN TRATHTARIN, Kosoven definitivisht po e shkatrron "krahu u luftes", nje perberje e kriminelave e matrapazeve...mjer populli qka po don me e gjete...

arberpr17.08.2012/09:04

O keta te AAKse jan dyftyresha!!

1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°C
Shkup 16°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell