• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Serbia do ta pranojë Kosovën pa fusnotë?

Publikuar: 15.08.2012 - 09:45

Beograd, 15 gusht - Qeveria në Beograd po shqyrton modelin, i cili do t’i mundësonte Serbisë pjesëmarrjen në forumet rajonale, në të cilat Kosova përfaqësohet pa fusnotë, shkruajnë mediet serbe.

Duke u thirrur në burime të afërta brenda qeverisë, gazeta “Blic” shkruan se për modelin e tillë janë ngarkuar nënpresidentja e qeverisë për integrime evropiane, Suzana Grubjeshiq, dhe shefi i Zyrës për integrime, Millan Pajeviq, transmeton REL.

“Konstatimi i të gjithëve në qeveri është se me braktisjen e forumeve, ka humbur vetëm Serbia, sepse zëri i palës tjetër është dëgjuar. Përveç kësaj, janë shpenzuar shuma të mëdha parash për udhëtime dhe njerëzit tanë janë përballur me situata të pakëndshme, pasi është dashur të largohen në mënyrë demonstruese. Andaj, propozimi do të jetë i tillë që pjesëmarrja jonë të mos nënkuptojë pranimin e Kosovës”, citon Blic burimin nga ekzekutivi serb.

Në kuadër të dialogut për çështje teknike, Prishtina dhe Beogradi, në muajin shkurt, kanë arritur marrëveshje për përfaqësimin rajonal të Kosovës me fusnotë.

Kjo e fundit përfshin Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara dhe opinionin këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për aktin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Beogradi disa herë ka braktisur forumet dhe takimet rajonale, duke ka këmbëngulur që në tabelën para delegacioneve të Kosovës, të shkruhet edhe fusnota.



 

Komente (2)

Xevdeti15.08.2012/14:02

Tani Serbia me Kosoven eshte kah luan, shul e vek keshtu e ka kur Qeveria nuk e ka pyetur Opoziten, Parlamentin dhe popullin.Qeverije perher duke e pyetur BN,kurse BN duke e pyetur Serbine ne lidhje me modelet degraduese te shtetit, ne plagosjen e Kosoves per her te dyte por kete here nga Qeverija dhe mosdija e saj per pasojat,me futnota e dorezuar para presioneve te BN si dhe xhelateve serbe.

sinishta15.08.2012/09:57

a po bindeni o njerez se e keni shkaterrue qeverin e suksesshme. See sa ishte qeverija e kalueme Kosova njihej, respektohej ma shum sesa sot. Derisa serbet dilnin jasht, shqiptart prezentoheshin ne forume nderkombetare. Por befasisht kta te qeveris se sotme, filluen me e pyet serbijen, see ju dhimbsnin serbija pales shqiptare. E qbene qeveritart ton me ket?. Fituan shum, see i rriten pagat dhe e shfaten popullin e pa pun e te pa idare.

1000  Karaktere
Prishtinė 14°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 14°CShi i lehtė
Shkup 20°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell