• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Integrimi lidhet me dialogun dhe me veriun

Publikuar: 15.08.2012 - 08:44

Prishtinë, 15 gusht -  Procesi i integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian do të lidhet ngushtë me qasjen që Kosova do të ketë në dialogun politik dhe me qasjen karshi veriut. Zyrtarë ndërkombëtarë kanë shpjeguar për gazetën vendimet që Komisioni Evropian do t`i rekomandojë me anë të raportit të studimit të fizibilitetit dhe vendimet që pastaj do t`i marrë Këshilli i BE-së në dhjetor.

Sipas burimeve, Bashkimi Evropian pritet që t`i japë Kosovës pak shpërblim në tetor kur të dalë Raporti i studimit të fizibilitetit. Komisioni Evropian, sipas burimeve të gazetës, pritet të konstatojë se Kosova i ka arritur kriteret që të hyjë në marrëdhënie kontraktuale me Bashkimin Evropian dhe të përfitojë nga Marrëveshja e stabilizim asociimit. Megjithatë, zbatimi në praktikë i këtij rekomandimi do të varet nga vota e ministrave të 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, në dhjetor.

Më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”  

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 21°CI kthjellėt
Prishtinė26°CMe diell
Tiranė25°CMe diell
Shkup30°CMe diell