OVL UÇK: Paralajmërimet e Qeriqit, tendencë për grusht-shtet

Artikujt tjerė
- Afati i dytë për pranimin e studentëve në UP pas dy javësh
- Autoriteti i Konkurrencës heton shtrenjtimin e bukës
- Dëshmitari: Xhabir Zharku planifikonte vrasjen e zyrtarëve të EULEX-it
- Kosova kërkon anëtarësimin në OKB përmes dialogut
- Kosova nuk ka përfituar asgjë nga bisedimet me Serbinë
- BE: Marrëveshjet pa zbatim nuk kanë kuptim
- Mirëpritet hapja e Konsullatës së Kosovës në Stamboll
- Tetë kompani në garë për privatizimin e PTK-së
- Hoxhiç: Zyra e qeverisë në veri nuk kërcënon askënd
- Skepticizëm për përmbushjen e kritereve për liberalizim
Prishtinë, 12 gusht - Paralajmërimet e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së, se në tetor do të hyjnë brenda Qeverisë së Kosovës për të shprehur pakënaqësitë e tyre rreth projektligjit që rregullon statusin e ish-ushtarëve, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, përkatësisht kreu i saj, Muharrem Xhemajli i quan si tendencë për grushtet.
Ai i ka thënë Kohavisionit nëpërmjet telefonit se kërkesat e tyre janë njësoj si të organizatës që ai udhëheq, mirëpo veprimet e tilla, sipas tij, janë të papranueshme dhe të pakuptimta.
Ndërkaq, nga Zyra e kryeministrit vijnë premtime se deri në fund të vitit do të amendamentohen pikat e kërkuara në projektligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës.
Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi thotë se ish-bashkë luftëtarët e tij nuk mund të presin më dhe se atyre u ka humbur durimi.
Veteranët e UÇK-së konsiderojnë se Projektligji për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, të invalidëve, të veteranëve, të pjesëtarëve të UÇK-së dhe të familjeve të tyre, i miratuar në lexim të dytë vitin e kaluar në Kuvendin e Kosovës, duhet të pësojë ndryshime.








xhevdeti13.08.2012/21:13
Kauboi XHEMA me heret ju e perkrahet Qeverin e cila i dhunoi te drejtat e veteranve te UCK.Ju Xheme jeni labil nese Qeveria ju ofron ndonje post perseri ju i harroni interesat e veteranve te UCK ju seshte per tju besuar.