• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Thaçi, për bisedime politike, Edita me kusht

Publikuar: 12.08.2012 - 20:46

Prishtinë, 12 gusht – Kryeministri Hashim Thaçi përsëriti sot sërish se është në interes të dyanshëm, por edhe rajonal, takimi i nivelit të lartë politik mes Kosovës e Serbisë, si dy shtete.

Në një deklaratë për RTK-në shefi i qeverisë tha se sa i përket vazhdimit të bisedimeve nuk ka asnjë presion për ngritjen në nivel politik të dialogut.

“Nuk ka presion për dialog politik. Është në interes të dy vendeve që të ketë takime të larta politike, të fqinjësisë së mirë. Normalizimi i raporteve nënkupton siguri për të ardhmen dhe një perspektivë integruese për gjithë rajonin”, tha kryeministri. Në anën tjetër, zëvendësja e tij, dhe kryesuese e delegacionit të Kosovës në bisedime me Serbinë,  Edita Tahiri iu tha sot gazetarëve se pa zbatimin e marrëveshjeve paraprake të arritura me Serbinë në Bruksel, nuk mund të ketë bisedime të tjera. Ajo shtoi se deri më tash asnjë nga marrëveshjet e arritura nuk është zbatuar ashtu siç janë pajtuar të dyja palët.

Për mos zbatimin e marrëveshjeve ajo fajësoi Serbinë, si dhe garantuesin e marrëveshjeve Bashkimin Evropian, i cili, si tha ajo, nuk po i bën presion Beogradit zyrtar. Megjithatë, pavarësisht kësaj, Tahiri e sheh Kosovën si fitimtare në tërë këtë proces.

Komente (3)

baba düsseldoerf13.08.2012/09:12

haj mos ja bani gajle se hashimi ni pun qe nis dhe kryn veq duhet me pas durim

faruk bunjaku12.08.2012/21:32

thaqi e ka fillu vallen edhe duhet ta perfundoj me editen ose pa te.

rafetri12.08.2012/20:59

a hala kta te dyt a ?

1000  Karaktere
Prishtinė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell