Dështojnë vetë, kritikojnë KFOR-in

Artikujt tjerė
- VV: Kurti nuk e ka përmendur përfshirjen e Shqipërisë në dialog
- Yagcillar dhe Agani shkojnë në Mekë
- Opozita: Bisedimet politike, të pafavorshme për Kosovën
- Veriu i Kosovës, mjedis i kontrabandës
- Jeremiq ndikon në njohjet e Kosovës
- Dështojnë vetë, kritikojnë KFOR-in
- Serbët kundër simboleve shtetërore në dialog
- VV do koordinim me LDK-në e AAK-në për ta rrëzuar Qeverinë
- Anulohet tenderi i këshilltarit për autostradën Prishtinë-Han i Elezit
- Traktati i Hajredin Kuçit si i Ekipit të Unitetit
Prishtinë, 12 gusht - Pothuajse sa herë që përballen me dështim në sektorin e tyre, ministra të caktuar të Qeverisë së Kosovës gjejnë fajtorin, i cili asnjëherë nuk buron te ta apo dikasteret që i drejtojnë.
Në të shumtën e rasteve kur flasin për veriun e vendit, dështimin për të vendosur rend dhe ligj në këtë zonë për dy mandate rresht, qeveritarët e vendit ia atribuojnë bashkësisë ndërkombëtare, Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX), apo pjesëtarëve të KFOR-it, shkruan gazeta Zëri.
Vetëm Prishtina zyrtare nuk ka faj, sipas tyre. E për të mbajtur fajtorin në opinion, duket se më së shumti kujdeset ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, i cili në secilën paraqitje publike akuzon herë KFOR-in e herë EULEX-in, se nuk janë në nivel të detyrës në raport me veriun.
Së fundi ai ka kritikuar ashpër KFOR-in, i cili sipas tij, nuk po tregon interesim që ta heqë barrikadën e vetme që ka mbetur pa u hequr në veri atë mbi urën e lumit Ibër.
Por, edhe komandanti i kësaj force ushtarake në Kosovë, gjenerali Erhard Dreës, nuk ka ndenjur duarkryq ndaj akuzave të Rexhepit, të cilit ia ka bërë me dije se për të vendosur rendnin dhe ligjin në veri nevojitet veprim politik dhe jo forcë.


xhevdeti12.08.2012/13:03
Per pa i treguar dhembet nuk levizin as kembet,Qeveri po i thoni veti,po ku e rrezikoin te tjeret koken per ju, ju duhet te ndermerrni hapa konkret pas e keni KFORIN por edhe popullin,or Rexhe doktorr polici.

kosovari12.08.2012/12:10
Fajtore per Mitrovicen jane Qeverit e me hershme edhe qeverit e fundit te Hashimit, kesaj i thojn " Nane mbama kopilin sa nuk me kane thane ", tashe fajtore behen nderkombetaret ku duhet diture se nderkombetaret kur nuk me fillu nje lufte edhe nje here per Kosoven, qeveria ka mujte permese kanaleve ilegale te formoje nje UCM si UCKja edhe ata te ishin prezent ne ate pjese te vendit ndryshe dote ishte situata se edhe ata ne Mitrovice kane frige nga Shqiparet po nga qeveria ju eshte lane hapsire e madhe gardave te care llazarit e cetnikve, nje aksion u more po u la ne gjyse vetum pse u ... nje polic darsum pa mish nuk behet duhet sakrific e madhe per me ba dicka e jo une pij kafe ne leposaviq etj, ate kohe policia u nise me Aminin e Amerikes po keta politikan gjysumanalfabet e nderpren hajte nuk bahet nami KFORI na qone me hilikopter deri te kufiri.

kusha 12.08.2012/10:35
po veriu nuk do te ishte problem sikur te mos pengonte kfori me rregullu pune andej ibrit normal qe ehe nderkomtaret i kan pjesen e fajit te tyre vetem me shu jemi fajtor ne

talibani12.08.2012/10:07
Po normal se "Himni i Katunarve t'pa ditun" eshte me i fajsu tjert sepse ata gjithmon dijne dhe veprojne Drejte!!!, keshtu iu thot truni tyne dhe shendrohet ne realitet mendimet e "Bilmezave".







Arben Hyseni12.08.2012/15:25
PO mir e ka Bajram Rexhepi pse si lan Njesin speciale ne veri po u desht me i hjek se paten me u tranu KFORI dhe EULEX mos ti kish hjek dmth keta vet po kan qef me ba ket tollovi po ju konvenon